Shpallet fillimi i dorëzimit të aplikacioneve për programin studentor Fulbright për vitin akademik 2016-2017 për studime post-diplomike (visiting studentë hulumtues dhe studime master)

AFATI I FUNDIT: 31 maj 2015

Ky është programi i përbashkët në mes të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Kushtet për kualifikim  
• Kandidati të ketë diplomë për përfundimin e arsimit të lartë ose të jetë i regjistruar në studime postdiplomike;
• Njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze për studim ose hulumtim në Shtetet e Bashkuara;
• Kandidati të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë dhe/ose të ketë leje për qëndrim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë.
Udhëzime

• Të gjitha aplikacionet duhet të plotësohen në gjuhën angleze dhe të dorëzohen në mënyrë elektronike në:
http://redirect.state.sbu/?url=https://apply.embark.com/student/fulbright/international/20/
• Çdo faqe e aplikimit ka udhëzime si të plotësohet, të cilat duhet të lexohen me kujdes përpara se të filloni me plotësimin.
• Çdo pyetje duhet përgjigjur në mënyrë të plotë dhe me kujdes. Ju lutemi provoni përgjigjet të futen brenda hapësirës së caktuar për ta.
• Aplikacionet e plotësuara duhet të dorëzohen deri më 31 maj 2015.
• Aplikacione jo të plota nuk do të pranohen

Testet e standardizuara
Nëse jeni zgjedhur për intervistë në Ambasadën e SHBA-ve, atëherë duhet të jepni provimin për njohuri nga gjuha angleze – TOEFL. Në këtë fazë të aplikimit nuk keni nevojë të aplikoni për dhënien  e TOEFL. Do të merrni udhëzime se si të aplikoni për provimin pas intervistës.
Përveç kësaj, kandidatët që do të paraqiten për programe për marrjen e shkallës shkencore, duhet të japin provimet GRE ose GMAT, në varësi të fushës së tyre të studimit. Nuk kanë nevojë të aplikoni për dhënien e këtyre provimeve në këtë fazë të aplikimit. Do të merrni udhëzime si të aplikoni për provim pas intervistës.

Procedura për aplikim dhe shqyrtim të aplikacioneve
Aplikimi i plotë përfshin:
• Formular për aplikim i cili dorëzohet vetëm në mënyrë elektronike;
• Deklaratë e detajuar për aktivitetin e propozuar
• Biografi e detajuar e personit
• Tre rekomandime

Dokumentet e mëposhtme duhet të skenohen dhe të bashkëngjiten në aplikimin elektronik. Dokumentet duhet të skenohen në formatin PDF dhe çdo dokument individual nuk duhet të jetë më i madh se 2 MB.
• Fotokopje e parasportës
• Fotokopje e shkallës së fituar shkencore - një kopje e diplomës suaj universitare ose diplomë për studime master ose një letër që konfirmon se jeni të regjistruar në studimet e doktoraturës, si edhe përkthimi i këtyre dokumenteve në anglisht (nëse është e nevojshme)
• Konfirmimi  për punësim i lëshuar nga punëdhënësi, në qoftë se jeni të punësuar
• Dokumente tjera shtesë

Formularët për aplikim me udhëzime për të plotësuar do të gjeni në: http://redirect.state.sbu/?url=https://apply.embark.com/student/fulbright/international/20/or http://redirect.state.sbu/?url=http://fulbright.state.gov/.    

Për informacione plotësuese kontaktoni me:

Gazmend Iljazi
Përgjegjës për arsim
Zyra për marrëdhënie me publikun
e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.  
tel: 389-2-310 2099

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook