Qeveria e Republikës Popullore të Kinës për vitin akademik 2015/2016 ndan dy (2) bursa për studime deri-universitare (të rregullta) dhe studime master dhe specializime të universiteteve publike në Republikën Popullore të Kinës.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në tre kopje:

-       Fletë-paraqitje (aplikimi bëhet online në www.csc.edu.cn/laihua ose në www.campuschina.org, numri i agjencisë 8071/ formulari i plotësuar dorëzohet edhe në ministri).

-       Fotokopje të dëftesave të viteve të fundit të arsimit të mesëm (për studime të rregullta - deri-universitare) të përkthyera në anglisht ose gjuhën kineze dhe të noterizuara.

-       Fotokopje e diplomës universitare (studime master dhe specializime) e përkthyer në anglisht ose gjuhën kineze dhe e noterizuar,

-       Fotokopje e vërtetimit për provimet e dhëna (studime master dhe specializime) i përkthyer në gjuhën angleze dhe e noterizuar.

-       Plani për studime (deri në 200 fjalë për studime të rregullta, deri në 500 fjalë për specializime) dhe deri në 800 fjalë për studime master,

-       Dy rekomandime nga profesorë universitarë (studime master dhe specializime),

-       Biografi e shkurtë,

-       Letër që kandidati është pranuar nga universiteti i përzgjedhur (më tepër informacione në  htpp://www.CampusChina.orgdhe www.csc.edu.cn/Laihua/universityen.aspx),

-       Vërtetim mjeksorë (formulari merret në Ministri),

-       Vërtetim për njohjen e gjuhës angleze ose gjuhës kineze (sertifikati HSK),

-       Kandidatët që aplikojnë për studime në fushën e muzikës, krahas dokumenteve të theksuara duhet të dorëzojnë edhe një CD me shfaqjet e tyre muzikore, kurse kandidatët që aplikojnë për studime në lëminë e artit, krahas dokumenteve të theksuara duhet të dorëzojnë edhe një CD me krijimet e tyre artistike (2 vizatime, 2 piktura me ngjyra dhe 2 vepra të zgjedhura nga vetë ata).

 

Afati i fundit për aplikim është 01. 04. 2015.

Informacione më të hollësishme dhe formularët e përshkruar mund të gjenden në tekstin e Konkursit të postuar në faqen e internetit të Ministrisë: www.mon.gov.mk, (dokumente/konkurse) ose në telefonin: 02 185 3140/ personi për kontakt: Olga Dukovska-Atov, si dhe në internet faqet htpp://www.CampusChina.org ose http://en.csc.edu.cn/studyinchina

Kandidatët e pranuar do të fillojnë studimet në shtator të vitit 2015.

Përzgjedhjen e kandidatëve do të kryejë Ambasadën e RP të Kinës në Shkup.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook