Konkurs për ndarjen e 20 bursave për studime deri-universitare dhe post-diplomike nga gjuha e vjetër turke

Në bazë të nenit 55, paragrafi 1 nga Ligji për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë"  nr.58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), nenit 49 nga Ligji për standarde studentore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr.15/13, 30/13, 120/13 dhe 41/14) dhe nenit 2 paragrafi 1 alinea 5 nga Rregullorja për llojin e bursave studentore dhe mënyrën e ndarjes së bursave studentore për studentët që studiojnë jashtë vendit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 169/13), nenit 52 nga Ligji për veprimtari shkencoro-hulumtuese ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 46/08, 103/08 , 24/11, 80/12, 24/13, 147/13 dhe 41/14) dhe nenit 4 paragrafi 6 nga Rregullorja për mënyrën dhe procedurën e financimit, krijimit dhe zhvillimit të kuadrove shkencoro-hulumtuese ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr.18/12, 64/13, 98/13, 70/14 dhe 88/14) Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:  

K O N K U R S
për ndarjen e 20 bursave për studime deri-universitare dhe post-diplomike nga gjuha e vjetër turke

KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME DERI-UNIVERSITARE NGA GJUHA E VJETËR TURKE:

Të drejtë për bursë ka kandidati që plotëson kushtet e mëposhtme:
1.    Të ketë kryer arsimin e mesëm katër vjeçar;
2.    Të jetë pranuar në studime deri-universitare të ciklit të parë, për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2015/2016 në ndonjë universitet ku studiohet gjuha e vjetër turke (otomane);
3.    Të mos jetë përfitues i një burse nga ofrues tjerë;
4.    Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR STUDIME DERI-UNIVERSITARE
1.    Fletëparaqitje
2.    Dëftesat e viteve I, II, III dhe IV dhe/ose vërtetimi për regjistrimin e vitit të IV, kurse diploma për përfundimin e shkollës së mesme dhe suksesi i arritur të dorëzohet poashtu gjatë nënshkrimit të kontratës (të noterizuara);
3.    Nëse kandidati ka përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit atëherë duhet të paraqes vërtetim për nostrifikimin e diplomës nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;
4.    Vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë që kandidati është pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve deri-universitare të ciklit të parë në vitin akademik 2015/2016, vërtetim për kohën e fillimit të semestrit, numrin e semestrave të studimieve dhe shumën e regjistrimit;
5.    Deklaratë e nënshkruar personalisht nga kandidati që ai nuk është përfitues i një bursë për studime deri-universitare të ciklit të parë nga ofrues tjerë (e noterizuar);
6.    Letër motivimi;
7.    Kambial në formë të aktit notarial si një mjet për sigurimin e mjeteve të paguara;
8.    Vërtetim për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë.

KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME POSTDIPLOMIKE NGA GJUHA E VJETËR TURKE:
Të drejtë për bursë për studime postdiplomike ka kandidati që plotëson kushtet e mëposhtme:
1.    Të ketë përfunduar studimet akademike të ciklit të parë në kohëzgjatje prej tre viteve, respektivisht katër viteve, ose të ketë diplomë të nostrifikuar për studime akademike të ciklit të parë e fituar jashtë vendit (përparësi kanë kandidatët që kanë studiuar në ndonjë program studimor nga dega e historisë);
2.    Të jetë pranuar në studime akademike të ciklit të dytë për herë të parë në vitin e parë të vitit akademik 2015/2016 në ndonjë universitet ku studiohet gjuha e vjetër turke (otomane);
3.    Të mos jetë përfitues i një burse nga ofrues tjerë;
4.    Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR STUDIME POSTDIPLOMIKE
•    Fletëparaqitje
•    Diplomë për studimet e kryera akademike të ciklit të parë ose diplomë e nostrifikuar për studimet akademike të ciklit të parë e fituar jashtë vendit;
•    Vërtetim nga institucionet e arsimit të lartë që kandidati është pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve akademike të ciklit të dytë në vitin akademik 2015/2016;
•    Vërtetim për kohën e fillimit të semestrit, numrin e semestrave të studimit dhe shumën e regjistrimit;
•    Deklaratë e nënshkruar personalisht nga kandidati që ai nuk është përfitues i një bursë për studime akademike të ciklit të dytë nga ofrues tjerë (e noterizuar);
•    Letër motivimi
•    Kambial në formë të aktit notarial si një mjet për sigurimin e kthimit të mjeteve të paguara;
•    Vërtetim për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë

Dokumentet e lëshuara nga institucionet e vendeve tjera duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase nga përkthyes i autorizuar gjyqësor.

Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studime akademike të ciklit të parë ose ciklit të dytë mund të dorëzohen si origjinal ose kopje të noterizuara.
 
BURSA:
Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbulon të gjitha shpenzimet për regjistrimin, bursën mujore dhe biletën e avionit.

DETYRIMET E KANDIDATËVE TË PËRZGJEDHUR
Çdo kandidat të cilit do t’i jepet bursa, nënshkruan marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me çka detyrohet që pas studimeve, të punon të paktën 10 vite në Republikën e Maqedonisë.
Kandidatët të cilët me sukses do t’i përfundojnë studimet e tyre, pas kthimit në Republikën e Maqedonisë u sigurohet vendi i punës në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, Institutin e Historisë Kombëtare, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë ose në ndonjë institucion tjetër adekuat.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook