Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 nga Ligji për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), nenit 49 nga Ligji për standard studentor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”nr. 15/13, 30/13 dhe 120/13) dhe nenit 2, paragrafi 1, alinea 2 nga Rregullorja për llojin e bursave studentore dhe mënyra e ndarjes së bursave studentore për studentët të cilët studiojnë jashtë vendit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 169/13), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

KONKURS

për ndarjen e bursave për ciklin e parë të studimeve deri-universitare nga fusha e artit filmik të Film Academy of Performing Arts (FAMU) në Pragë, Republika Çeke për vitin akademik 2015/2016

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2015/2016 do të ndajë dy (2) bursa për studime deri-universitare të ciklit të parë nga fusha eartit filmik, i ciliështëi rëndësisë së veçantë shkencore dhe arsimorepër Republikën e Maqedonisë, të Film Academy of Performing Arts (FAMU) në Pragë, Republika Çeke. 

 I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE

Të drejtë për bursë ka kandidati i cili plotëson kushtet e mëposhtme:

1.    të ketë përfunduar arsimin e mesëm;

2.    të jetë  nga institucioni i arsimit të lartë i përzgjedhur - FAMU;

3.    të mos jetë përfitues i një burse nga ofrues tjetër;

4.    të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë;

5.    të njohë gjuhën angleze, respektivisht gjuhën në të cilën ligjërohet mësimi

II. DOKUMENTET E NEVOJSHME

Kandidatët, të cilët kanë aplikuar në konkurs, duhet t’i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

·         Aplikacioni;

·         Dëftesat e viteve I, II, III dhe IV të arsimit të mesëm dhe/ose vërtetim për regjistrimin e vitit të IV (të noterizuara). Nëse kandidati ka kryer arsimin e mesëm jashtë vendit, të dorëzohet vërtetimi për nostrifikimin e arsimit të mesëm (të përfunduar) nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës;

·         Letër e pranimit (Letter of acceptance) nga FAMU;

·         Deklaratë e nënshkruar nga vetë kandidati që ai nuk është përfitues i një burse për studime deri-universitare të ciklit të parë nga ofrues tjetër (e noterizuar);

·         Letër motivimi;

·         Vërtetim për njohjen e gjuhën angleze, respektivisht gjuhës në të cilën ligjërohet mësimi;

·         Çertifikatë e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë

 

Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar me vonesë nuk do të merret parasysh.

III. LARTËSIA E BURSËS

Përfituesvetë bursave do t’umbulohen shpenzimet sipas nenit 5 të Rregullores mbillojin e bursave studentore dhe mënyrën e ndarjes së bursavestudentorepër studentët që studiojnë jashtë vendit.

IV. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Afati për dorëzimin e dokumenteve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës: 20.08.2015.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë në adresën: Ministria e Arsimit dhe Shkencës Rr. "Shën Qirili dhe Metodi" nr. 54 (Ndërtesa e Nova Makedonija), 1000 Shkup (me shënim "Bursa për studime jashtë vendit të ciklit të parë FAMU")

Rang lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më 01.09.2015 në faqen e internetit të Ministrisë: www.mon.gov.mk

Kriteri kryesor për marrjen e bursës është që aplikacioni i kandidatit të pranohet nga Film Academy of Performing Arts(FAMU) në Pragë, Republika Çeke.

Informacione mbi kushtet dhe kriteret në bazë të cilave do të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ose në telefonin (00389-02) 3227-761, Biljana Zafirovska, e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook