Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 nga Ligji për organizimin dhe funksionimin e organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), nenit 52 nga Ligji për veprimtari shkencore-kërkimore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12 dhe 24/13) dhe nenit 4 nga Rregullorja për mënyrën dhe procedurën për financimin, krijimin dhe zhvillimin e kuadrove shkencoro-hulumtuese (“Gazeta zyrtaree Republikës së Maqedonisë” nr. 18/12, 64/13 dhe 98/13), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

KONKURS për ndarjen e bursave të ciklit të dytë nga fusha e artit filmik të Film Academy of Performing Arts (FAMU) në Pragë, Republika Çeke për vitin akademik 2015/2016

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2015/2016 do të ndajë tre (3) bursa për studime të ciklit të dytë nga fusha eartit filmik, i ciliështëi rëndësisë së veçantë shkencore dhe arsimorepër Republikën e Maqedonisë, të Film Academy of Performing Arts (FAMU) në Pragë, Republika Çeke. 

    

 I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE

Të drejtë për bursë ka kandidati i cili plotëson kushtet e mëposhtme:

 

  1.    Të ketë përfunduar studimet akademike të ciklit të parë në kohëzgjatje prej tre, ose katër viteve, dhe të ketë arritur notë mesatare prej të paktën 8,50;

2.    Të jetë pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve të ciklit të dytë në vitin akademik 2015/2016 të Academy of Performing Arts (FAMU), Pragë, Republika Çeke.

3.    Të njohë mirë gjuhën angleze, respektivisht gjuhën në të cilën ligjërohet mësimi

4.    Të mos jetë përfitues i një burse nga ofrues tjetër;

5.    Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë.

 

II. DOKUMENTET E NEVOJSHME

 

Kandidatët, të cilët kanë aplikuar në konkurs, duhet t’i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

 

·  Aplikacioni

· Diplomë e studimeve të kryera akademike të ciklit të parë dhe vërtetim për suksesin e arritur (të noterizuara) ose diplomë e nostrifikuar e studimeve akademike të ciklit të parë e fituar jashtë vendit;

· Vërtetim se kandidati është pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve të ciklit të dytë në vitin akademik 2015/2016 të Film Academy of Performing Arts (FAMU), në Pragë, Republika Çeke.

· Deklaratë e nënshkruar nga vetë kandidati që ai nuk është përfitues i një burse për studime post-diplomike të ciklit të dytë nga ofrues tjetër (e noterizuar);

· Letër motivimi;

· Vërtetim për njohjen e gjuhës angleze, respektivisht gjuhës në të cilën ligjërohet mësimi (TOEFL, IELTS ose ekuivalent i tyre për fushën përkatëse gjuhësore)

· Çertifikatë e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë

Dokumentet e lëshuara nga institucionet e vendevetjera duhet të përkthehennë gjuhën maqedonase ngapërkthyes i çertifikuar gjyqësor.

Dokumentet e nevojshme për ndarjene bursave për studime akademike të ciklit të dytë  mund të dorëzohen origjinale ose kopje të noterizuara.

III. LARTËSIA E BURSËS

Përfituesvetë bursave do t’umbulohen shpenzimet sipas nenit 4 paragrafi 3ngaRregullorjambi mënyrën dhe procedurën për financimin, krijimin dhe zhvillimin e kuadrove shkencorë-kërkimorë. (“Gazeta Zyrtare e Republikës sëMaqedonisë” nr.18/12, 64/13 dhe 98/13).  

 

IV. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Afati për dorëzimin e dokumenteve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës: 20.08.2015.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë në adresën:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës Rr. "Shën Qirili dhe Metodi" nr. 54 (Ndërtesa e Nova Makedonija), 1000 Shkup (me shënim "Bursa për studime të ciklit të dytë FAMU")

Rang lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më 01.09.2015 në faqen e internetit të Ministrisë: www.mon.gov.mk

 

Kriteri kryesor për marrjen e bursës është që aplikacioni i kandidatit të pranohet nga universiteti FAMU.

Në rast të numrit  të barabartë të pikëve në renditjen e aplikacioneve të pranuara, përparësi do t'i jepet kandidatit që ka arritur sukses më të mirë në studimet deri-universitare.

Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar pas afatit të fundit nuk do të merret parasysh.

Informacione mbi kushtet dhe kriteret në bazë të cilave do të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

 

Persona për kontakt:

Darko Tomovski +389 2 3140 183, e-mail:  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Andrea Aleksovski + 389 2 3140 185, e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook