Në bazë të nenit 50 nga Ligji për veprimtari shkencore-hulumtuese ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 46/2008, 103/2008, 80/2012, 24/2013, 147/2013 dhe 41/2014), neni 7 nga Rregullorja për mënyrën e financimit të organizimit të tubimeve shkencore dhe pjesëmarrjen e studiuesve vendas shkencorë në tubime shkencore ndërkombëtare dhe vizita studimore jashtë vendit ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 51/2013) Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

K O N K U R S
për alokimin e mjeteve financiare për pjesëmarrjen e studiuesve vendas shkencorë në tubime shkencore ndërkombëtare në 2015

1.    Ministria e Arsimit dhe Shkencës me këtë konkurs alokon mjete financiare për pjesëmarrjen e studiuesve vendas shkencorë në tubime shkencore ndërkombëtare në 2015.  

2.    Pjesëmarrja e studiuesve vendas shkencorë në tubime shkencore ndërkombëtare financohet pas dorëzimit të dokumentacionit të mëposhtëm:
-    fletëparaqitje e plotësuar (fletëparaqitja mund të merret nga Sektori për Shkencë dhe Zhvillimit Teknologjiko-teknik pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës);
-    dëshmi që punimi është pranuar për (poster) prezantim me gojë ose me shkrim nga organizatori i tubimit shkencor ndërkombëtarë;
-    pëlqim nga institucioni ku është i punësuar kandidati për pjesëmarrje në tubimin shkencor ndërkombëtarë;
-    vërtetim për shumën e shpenzimeve të udhëtimit;
-    vërtetim për vlerën e kuotizimit, dhe
-    abstrakt nga tubimi shkencor.

3.    Studiuesi shkencor është i detyruar të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar sipas pikës 2 të këtij konkursi.

4.    Të drejtë për ndarjen e mjeteve financiare për pjesëmarrje të studiuesve shkencor vendas në tubime ndërkombëtare shkencore kanë universitetet publike dhe universitetet private-në njësitë e tyre të orientuara drejt shkencës (institute shkencore) dhe në njësitë të orientuara drejt arsimit të bazuar në shkencë (fakultete), Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, institucionet e pavarura shtetërore të arsimit të lartë, institucionet e pavarura private të arsimit të lartë, institucionet shkencore publike, institucionet shkencore të përziera, institucionet private shkencore dhe studiues individualë, me anë të konkursit publik.

5.    Mjetet financiare që jepen për pjesëmarrjen e studiuesve shkencorë vendas në tubime shkencore ndërkombëtare janë dhënë në përputhje me mjetet e disponueshme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin aktual.

6.    Universitetet shtetërore dhe universitetet private-në njësitë e tyre të orientuara drejt shkencës (institute shkencore) dhe në njësitë e orientuara drejt arsimit të bazuar në shkencë (fakultetet), Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, institucionet e pavarura shtetërore të arsimit të lartë, institucionet e pavarura private të arsimit të lartë, institucionet shkencore publike, institucionet e përziera shkencore, institucionet shkencore private dhe studiues individual, fletëparaqitjet dhe dokumentet e përmendura në pikën 2 duhet t’i dorëzojnë në adresën e mëposhtme ose në arkivë:

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCES
Sektori për shkencë dhe zhvillim teknologjiko-teknik
bul. „Qiril dhe Metodi“ nr. 54
1000 Shkup

7.    Konkursi fillon prej 16.02.2015 dhe do të zgjas deri më 16.11.2015.

Informacione plotësuese mbi konkursin mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë, personi për kontakt:
Zhivko Kolcakoski, zyra numër 1406 ose në telefonin mobil 076-485-046, dhe
Katerina Stefkovska, zyra numër 1406 pse në telefon mobil 076-485-047

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook