Qeveria e Federatës Ruse për vitin akademik 2015/2016 do të ndajë 25 (njëzet e pesë) bursa shtetërore nga të cilat 24 (njëzet e katër) për studime të rregullta deri-universitare (duke përfshirë studime master) dhe një (1) për studime postdiplomike (ordinaturë e mjeksisë).

Aktualisht në shumicën e institucioneve ruse të arsimit të lartë është inkorporuar përgatitja e shkallës së dytë të kuadrove me arsim të lartë sipas sistemit bakalavar – magjistër. Studimet për bakalavar zgjasin 4 vjet. Bakalavarët kanë të drejtë të konkurojnë për të regjistruar studimet master ku studiohet 2 vjet.

Kandidatët duhet të zgjedhin specializimin për studimet e tyre të rregullta ose postdiplomike nga lista e bashkangjitur e specializimeve. Kuota për  regjistrimin e studimeve për disa specializime është e kufizuar. Kandidatët kanë të drejtë të paraqesin disa fakultete konkrete në të cilët do të kishin studiuar si një zgjidhje e mëtejshme. Pala ruse për qytetarët e Maqedonisë siguron:
-    bursë mujore në masën e përcaktuar për kategorinë e studentëve rusë, studentët postdiplomik dhe praktikantët
-    akomodim në konvikte studentore me  çmim, i cili është përcaktuar për studentët rusë, studentët postdiplomik dhe praktikantët.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
•    fletëparaqitje (Application Form) me fotografi, me kod të caktuar dhe emri i plotë i specializimit të përzgjedhur;
•    kopje e dokumentit për arsim të përfunduar, i përkthyer në gjuhën ruse dhe i noterizuar me listën e lëndëve mësimore dhe notave të fituara në provime;
•    çertifikatë mjekësore, e çertifikuar nga institucioni shëndetësor shtetëror zyrtar, e përkthyer në gjuhën ruse;
•    vërtetim i testit mjekësor për HIV virusin, i çertifikuar nga institucioni shëndetësor shtetëror zyrtar, i përkthyer në gjuhën ruse;   
•    kopje e çertifikatës së lindjes me apostil, e noterizuar, e përkthyer në gjuhën ruse;
•    kopje e faqeve të pasaportës me të dhënat themelore për të bërë ftesë për studime (numri i pasaportës, i vlefshëm për një periudhë jo më pak se 1,5 vite deri në hyrje në Federatën Ruse);
•    1 fotografi 4 x 6 cm.

Të gjitha kopjet duhet të jenë të noterizuara dhe të gjitha dokumentet duhet të përkthehen në gjuhën ruse.
Fletëparaqitja duhet të plotësohet në gjuhën ruse në qoftë se ju e zotëroni mirë gjuhën ruse, ose vetëm në gjuhën angleze nëse ju nuk e zotëroni mirë gjuhën ruse (në mënyrë plotësuese do të duhet të plotësohet  fletëparaqitja në gjuhën ruse në mënyrë që të mos bëhen gabime në plotësim).

Dokumentet të dorëzohen në një (1) ekzemplar të origjinaleve ose kopje të mira të origjinaleve të noterizuara dhe të përkthyera në gjuhën ruse dhe një (1) ekzemplar fotokopje e thjeshtë e të gjitha dokumenteve.

Kandidatët për studime deriuniversitare duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm katërvjeçar ekuivalent me arsimin e përgjithshëm rus me nota nga lëndët nga profesioni i përzgjedhur jo më të ulta se 80% nga nota maksimale dhe me nota kaluese nga të gjitha lëndët tjera.

Kandidatët për studime master dhe të specializuara duhet të kenë diplomë universitare dhe vërtetim për provimet e dhëna.
Kandidatët për studime postdiplomike duhet të zotërojnë mirë gjuhën ruse përveç dokumenteve të mësipërme duhet të dorëzojnë diplomën e arsimit të lartë në nivelin e magjistrit të shkencave/arteve dhe vërtetim për dhënien e provimeve nga lëndët me nota, si dhe një listë të punimeve të botuara shkencore (nëse ka) dhe një referat i shkurtë me temë nga kërkimi i ardhshëm (jo më shumë se dy faqe) në gjuhën ruse. Për trajnim në ordinaturë (praksa postdiplomike dhe trajnimi në shkencat mjekësore) pranohen vetëm të diplomuarit e institucioneve ruse të arsimit të lartë.   

Për vendin e studimit (institucionin e arsimit të lartë dhe qytetin) të kandidatit vendosin institucionet arsimore për të cilat kandidatët kanë aplikuar në fletëparaqitjet e tyre.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 18.03.2015, deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Sektori i Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik – Teknik, Rr. Shën. Qirili dhe Metodi, nr.54, Shkup, kati 14, zyra 1410, tel. 3140185 dhe celular 076 485 061 (Goce Vidanovski).

Intervista me kandidatët e paraqitur do të mbahet më 20.03.2015 në ora 10, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Rr. Shën. Qirili dhe Metodi, nr.54, Shkup.

Konkursi është publikuar edhe në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
www.mon.gov.mk dhe në faqen e internetit të Ambasadës së Federatës Ruse në Maqedoni www.russia.org.mk. Paraqitja dhe lista e specializimeve: www.russia.edu.ru

lidhje

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook