Në bazë të Memorandumit për Mirëkuptim për ndarjen e bursave të Kolegjit Amerikan të Selanikut, i nënshkruar me numër 07-5556 / më 4 korrik 2012, midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë dhe Kolegjit Amerikan të Selanikut, Ministria për Arsim dhe Shkencë shpall:

K O N K U R S
PËR NDARJEN E BURSAVE TË KOLEGJIT AMERIKAN TË SELANIKUT PËR STUDIME TË CIKLIT TË DYTË PËR PROGRAMIN E KOLEGJIT AMERIKAN TË SELANIKUT PËR VITIN AKADEMIK 2015/2016

Kolegji Amerikan i Selanikut jep bursa për studime postdiplomike për studentë nga Republika e Maqedonisë. Për ata studentët që duan të aplikojnë për studime postdiplomike, Kolegji Amerikan i Selanikut mundëson:


-10 (dhjetë) bursa për studime postdiplomike (MVA) në shumën prej 6.480 € ose 50% të pagesës vjetore për shkollim.
Pagesa totale vjetore për nivelin postdiplomik është 12.960,00 €. Përfituesit e kësaj burse duhet të participojnë me 50% nga shuma totale,  si dhe të paguajnë shpenzimet tjera në lidhje me studimet (akomodimi, ushqimi, librat, etj). Studimet universitare në Kolegjin Amerikan të Selanikut zgjasin një (1) vit si studime të rregullta ose dy (2) vite si studime të çrregullta.
Programet studimore të ofruara nga Kolegji Amerikan i Selanikut për studime postdiplomike (MVA) janë nga fusha e Administratës së Biznesit (MVA), si dhe me këto nënfusha:
- Bankë dhe financa
- Ndërmarrësia
- Menaxhment
- Marketing
- Marketingu dixhital

KUSHTET PËR APLIKIM DHE DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM:

Kandidatët që do të aplikojnë për studime postdiplomike (MVA) duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
- Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë
- Të kenë përfunduar studimet akademike universitare të ciklit të parë
- Të kenë njohuri të shkëlqyera nga gjuha angleze (të kenë përfunduar arsimin paraprak në gjuhën angleze ose të kenë kaluar TOEFL-in me rezultat 64 ose testin IELTS me rezultat 6).
Kandidatët të cilët nuk posedojnë një nga  çertifikatat e lartëpërmendura, do të testohen nga ana e Kolegjit Amerikan të Selanikut.Testimi do të mbahet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në datë për të cilën kandidatët do të njoftohen më tej.


Dokumentet e nevojshme për paraqitjen e regjistrimit në ciklin e dytë të Kolegjit Amerikan të Selanikut:
1. Fletëparaqitje (shkarkohet nga www.mon.gov.mk)
2. Formular i plotësuar për aplikim (i printuar) http://admissions.act.edu/
3. Formular i plotësuar për bursë për ciklin e dytë (i printuar) http://www.act.edu/financial_aid/finaid.jsp?par=FINAID1
4. Përkthim gjyqsor në gjuhën angleze të diplomës për përfundimin e studimeve akademike të ciklit të parë dhe të vërtetimit për provimet e dhëna me nota dhe sukses mesatar, të noterizuara;
5. Fotokopje e çertifikatës për njohjen e gjuhës angleze (TOEFL ose IELTS) e noterizuar;
6. Një biografi (CV) në gjuhën angleze
7. Dëshmi për të ardhurat e anëtarëve të familjes e lëshuar nga Drejtoria e të Hyrave Publike për vitin paraprak ose dëshmi se gjysma e dytë e pagesës së shkollimit do të mbulohet nga ndonjë sponsor (kompani/organizatë);
8. Fotokopje e pasaportës;
10. Dy fotografi (madhësia si për pasaportë)

PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE:
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga  Komisioni i përbashkët i përbërë nga përfaqësuesit e nënshkruesve të Memorandumit, në përputhje me kriteret e Kolegjit Amerikan të Selanikut dhe të rregullativave ligjore të Republikës së Maqedonisë.
Të gjitha dokumentet dorëzohen në tre  (3) kopje (një origjinal dhe dy fotokopje).
Afati i fundit për paraqitje: 16 maj 2015 deri në ora 16:00.
Dokumentet duhet të dërgohen në adresën: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, rr.”Sh. Qiril dhe Metodi” 54 (ndërtesa e Nova Makedonija, Arhiva-përdhesë), 1000 Shkup. Personi për kontakt: Biljana Zafirovska, Sektori për arsim të lartë, tel. 02 3 227761

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook