Në bazë të Memorandumit për Mirëkuptim për ndarjen e bursave të Kolegjit Amerikan të Selanikut i nënshkruar numër 07-5556 / më 4 korrik 2012, midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë dhe Kolegjit Amerikan të Selanikut, Ministria për Arsim dhe Shkencë shpall:

K O N K U R S
PËR NDARJEN E BURSAVE TË KOLEGJIT AMERIKAN TË SELANIKUT PËR CIKLIN E PARË TË KOLEGJIT AMERIKAN TË SELANIKUT PËR VITIN AKADEMIK 2015/2016

Kolegji Amerikan i Selanikut jep bursa për studime deridiplomike për studentë nga Republika e Maqedonisë. Për ata studentë që duan të aplikojnë për studime deridiplomike, Kolegji Amerikan i Selanikut mundëson:

-20 (njëzet) bursa për studime deridiplomike në shumë prej 4.100 € ose 50% të pagesës vjetore për shkollim.
Pagesa totale vjetore për studime deridiplomike në Kolegjin Amerikan të Selanikut është 8.200 €.
Përfituesit e kësaj burse duhet të participojnë me 50% nga shuma totale vjetore,  si dhe të paguajnë shpenzimet tjera në lidhje me studimet (akomodimi, ushqimi, librat, etj).
Studimet universitare në Kolegjin Amerikan të Selanikut zgjasin katër (4) vite.
Programet studimore të ofruara nga Kolegji Amerikan i Selanikut për studime deridiplomike janë:

I. Administrata e Biznesit:
- Financa
- Biznesi ndërkombëtar
- Menaxhment
- Marketing
II. Teknologjia e Informacionit:
- Biznes dhe kompjuterë
III. Marrëdhëniet ndërkombëtare
IV. Gjuha angleze:
- Gjuhë dhe literaturë
- Komunikimi dhe mediume të reja

KUSHTET PËR APLIKIM DHE DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM:
Kandidatët që do të aplikojnë për studime deridiplomike duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
- Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë
- Të kenë përfunduar arsimin e mesëm katërvjeçar
- Të kenë njohuri të shkëlqyera nga gjuha angleze (të kenë përfunduar arsimin paraprak në gjuhën angleze ose të kenë kaluar TOEFL-in me rezultat 64 ose testin IELTS me rezultat 6). Kandidatët të cilët nuk posedojnë një nga  çertifikatat e lartëpërmendura, do të testohen nga ana e Kolegjit Amerikan të Selanikut.Testimi do të mbahet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në datë për të cilën kandidatët do të njoftohen më tej.

Dokumentet e nevojshme për paraqitjen e regjistrimit në fakultetin e Kolegjit Amerikan të Selanikut:
1. Fletëparaqitje (shkarkohet nga www.mon.gov.mk)
2. Aplikacion i plotësuar për studime të ciklit të parë (formë e printuar) http://admissions.act.edu/
3. Aplikacion i plotësuar për bursë të ciklit të parë (formë e printuar)  http://www.act.edu/financial_aid/finaid.jsp?par=FINAID1
4. Dëftesa për mbarimin e arsimit të mesëm të të gjitha viteve të përkthyera në anglisht (të vërtetuara nga përkthyesi gjyqësor);
5. Kopje e origjinalit të diplomës për kalimin e maturës (e përkthyer dhe vërtetuar nga përkthyesi gjyqësor);
6. Fotokopje e çertifikatës për njohjen e gjuhës angleze (TOEFL ose IELTS) e noterizuar;
7. Një biografi (CV) e shkurtë në anglisht
8. Prova për të ardhurat e anëtarëve të familjes e lëshuar nga Drejtoria e të Hyrave Publike për vitin paraprak ose dëshmi se gjysma e dytë e pagesës së shkollimit do të mbulohen nga ndonjë sponsor (kompani/organizatë);
9. Fotokopje e pasaportës
10. Dy fotografi (madhësia si për pasaportë)

PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE:
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga  Komisioni i përbashkët i përbërë nga përfaqësuesit e nënshkruesve të Memorandumit, në përputhje me kriteret e Kolegjit Amerikan të Selanikut dhe të rregullativave ligjore të Republikës së Maqedonisë.
Të gjitha dokumentet dorëzohen në tre  (3) kopje (një origjinal dhe dy fotokopje).
Afati i fundit për paraqitje: 16 maj 2015 deri në ora 16:00.
Dokumentet duhet të dërgohen në adresën: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, rr.”Sh. Qirili dhe Metodi” 54 (ndërtesa e Nova Makedonija, Arhiva-përdhesë), 1000 Shkup. Personi për kontakt: Biljana Zafirovska, Sektori për arsim të lartë, tel. 02 3 227761

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook