Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 nga Ligji për organizimin dhe punën e administratës shtetërore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), neni 49 nga Ligji për standard studentor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.15/13, 30/13, 120/13, dhe 41/14) dhe neni 2 paragrafi 1 alinea 5 nga Rregullorja për llojin e bursave studentore dhe mënyrën e ndarjes së bursave studentore studentëve të cilët studiojnë jashtë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.169/13), neni 52 nga Ligji për punë shkencore-hulumtuese (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13 dhe 41/14) dhe neni 4 paragrafi 6 nga Rregullorja për mënyrën dhe procedurën për financim, krijim dhe zhvillim të kuadrove shkencore-hulumtuese (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.18/12, 64/13, 98/13, 70/14, dhe 88/14), Ministria për Arsim dhe Shkencë shpallën    

KONKURS I PËRSËRITUR për ndarjen e 15 bursave për studime themelore dhe postdiplomike në gjuhën e vjetër turke

KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME THEMELORE NË GJUHËN E VJETËR TURKE:

Të drejtë për bursë ka kandidati i cili plotëson kushtet e mëposhtme:
1.    Të ketë kryer arsimin e mesëm katër vjeçar;
2.    Të jetë pranuar në studime themelore në ciklin e parë, për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2014/2015 në ndonjë universitet ku studiohet gjuha e vjetër turke (otomane);  
3.    Të mos jetë shfrytëzues i një burse nga ofrues tjerë;  
4.    Të jetë nënshtetas i Repubikës së Maqedonisë.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR STUDIME THEMELORE
1.    Dëftesat e vitit  I, II, III dhe IV nga shkolla e mesme dhe/ose vërtetim për regjistrimin e vitit të IV, kurse diploma për kryerjen e shkollës së mesme dhe suksesi i arritur të dorëzohen shtesë gjatë nënshkrimit të kontratës (e notarizuar);
2.    Nëse kandidati ka përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit, të dorëzon prova për nostrifikimin e  diplomës nga ana e  Ministrisë për Arsim dhe Shkencë;
3.    Vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë që kandidati është pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve themelore të ciklit të parë në vitin akademik 2014/2015, vërtetim në lidhje me kohën e fillimit të semestrit, numri i semestrave të studimeve dhe shuma e regjistrimit;
4.    Deklarata e nënshkruar personalisht se kandidati nuk është përfitues i një burse për studime themelore të ciklit të parë nga ofrues tjerë (e notarizuar);
5.    Letër motivimi;
6.    Kambial në formë të aktit noterial si një mjet për sigurimin e mjeteve të paguara;
7.    Vërtetim për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë.

KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME POSTDIPLOMIKE NË GJUHËN E VJETËR TURKE:
Të drejtë për bursë për studime postdiplomike ka kandidati që plotëson kushtet e mëposhtme:
1.    Të ketë përfunduar studimet akademike të ciklit të parë në kohëzgjatje prej tre, respektivisht katër viteve, ose të ketë nostrifikuar diplomën për studime akademike të ciklit të parë e fituar jashtë vendit (përparësi kanë kandidatët të cilët kanë studiuar në një nga programet studimore nga lënda e  historisë);
2.    Të jetë i pranuar në studime akademike të ciklit të dytë për herë të parë në vitin e parë akademik 2014/2015 në ndonjë universitet ku studiohet gjuha e vjetër turke (otomane);
3.    Të mos jetë përfitues i një burse nga ofrues tjerë;
4.    Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR STUDIME POSTDIPLOMIKE
•    Diplomë për përfundimin e studimeve akademike të ciklit të parë ose diplomë e nostrifikuar e ciklit të parë e fituar jashtë vendit;
•    Vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë që kandidati është pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve akademike të ciklit të dytë në vitin akademik 2014/2015;
•    Vërtetim për kohën e fillimit të semestrit, numri i semestrave të studimeve dhe shuma e regjistrimit;
•    Deklaratë e nënshkruar personalisht se kandidati nuk është përfitues i një burse për studime akademike të ciklit të dytë nga ofrues tjerë (e notarizuar);
•    Letër motivimi;
•    Kambial në formë të aktit noterial si një mjet për të siguruar kthimin e mjeteve të paguara;
•    Vërtetim për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë.

Dokumentet që lëshohen nga institucione në vende tjera duhet të jenë të përkthyera në gjuhën maqedonase nga një përkthyes i autorizuar gjyqësor.

Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studime akademike të ciklit të parë ose të dytë mund të dorëzohen në origjinale ose kopje dhe të jenë të noterizuara.   
 
BURSA:
Ministria për Arsim dhe Shkencë mbulon të gjitha shpenzimet për regjistrim, paga mujore dhe një biletë avioni.

DETYRIMET E KANDIDATËVE TË PËRZGJEDHUR
Secili kandidat të cilit do t’i jepet bursa nënshkruan një marrëveshje me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, me të cilën detyrohet që pas diplomimit, të punon të paktën 10 vjet në Republikën e Maqedonisë.

Kandidatët të cilët me sukses do t’i përfundojnë studimet e tyre, pas kthimit në Republikën e Maqedonisë, e kanë të siguruar një punë në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, Institutin e Historisë Kombëtare, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë apo në ndonjë institucion tjetër adekuat.

MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Dokumentet do të dorëzohen në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë në rrugën. Sv. Qiril dhe Metodi nr. 54, 1000 Shkup (me shënim bursa për studime akademike të ciklit të parë ose të dytë jashtë vendit). Afati i fundit për aplikim është 31.03.2015.
 
Lidhur me ndarjen e bursave për studime themelore dhe postdiplomike për studimin e gjuhës së vjetër turke në ndonjë prej universiteteve botërore për vitin akademik 2014/2015, vendos Komisioni i autorizuar, i cili ka për detyrë që brenda 15 ditëve pas përfundimit të këtij konkursi të vendos për aplikimet e kandidatëve dhe t’i informon për të njejtat.

Dokumentet që nuk do të jenë të kompletuara ose do të dorëzohen pas afatit të fundit nuk do të merren parasysh.
Informata më të hollësishme për kushtet dhe kriteret me të cilat do të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë.

Personi për kontakt: Anastasija Trajkovska, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook