Ministria e arsimit dhe shkencës për vitin 2014/ 2015 do të ndajë bursa për studentët e rregullt të regjistruar në studime deri në diplomë të ciklit të parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë edhe atë sipas llojeve vijuese:

 

а) Grupi i parë – 1.500 bursa për studentët e kategorive sociale;

b) Grupi i dytë:

- 630 bursa (590 për studentë të regjistruar në studime deri në diplomë të ciklit të parë në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartëdhe 40 bursa për studentët e regjistruar në studime deri në diplomë të ciklit të parë në universitetet private dhe institucionet e arsimit të lartë), për studentët të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të madh në mësim, edhe atë për studentët e regjistruar në fakultetet teknike dhe shkencat mjekësore të cilët kanë arritur sukses nga viti i I-rë deri në vitin rrjedhës shkollor me notë mesatare më së paku 8.50, ndërsa për studentët e fakulteteve të shkencave shoqërore dhe fakultetet e arteve të kenë arritur më së paku sukses mesatar 9,00;

- 125 bursa (105 bursa për studentë të regjistruar në studime deri në diplomë të ciklit të parë në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë dhe 20 bursa për studentët e regjistruar në studime deri në diplomë të ciklit të parë në universitetet private dhe institucionet e arsimit të lartë), për studentët të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të madh në mësim, edhe atë për studentët e regjistruar në programet studimore për informatikë të cilët kanë arritur sukses nga viti i I-rë deri në vitin rrjedhës shkollor me notë mesatare më së paku 9,00;

c) Grupi i tretë – 650 bursa (620 bursa për studentë të regjistruar në studime deri në diplomë të ciklit të parë në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë dhe 30 bursa për studentët e regjistruar në studime deri në diplomë të ciklit të parë në universitetet private dhe institucionet e arsimit të lartë), për studentët të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të madh në mësim, edhe atë për studentët e regjistruar në programet studimore në sferën e shkencave natyrore-matematikore, teknike- teknologjike, bio-teknike dhe/ ose shkencat mjekësore dhe të cilët kanë arritur sukses nga viti i I-rë deri në vitin rrjedhës shkollor me notë mesatare më së paku 7,00.

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE STUDENTORE

 

Të drejtë në bursë kanë studentët e regjistruar në studime deri në diplomë të ciklit të parë të cilët studiojnë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë dhe të cilët përmbushin kushtet si vijojnë:

1.      të jenë studentë të rregullt;

2.      të mos përsërisin vitin gjatë studimeve;

3.      të mos jenë shfrytëzues të bursave prej enteve, institucioneve ose kompanive të tjera;

4.      studentët e vitit të dytë studimor të mos jenë më të moshuar se 22 vjeç;

5.      të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë:

а) Grupi i parë – bursat për studentët e kategorive sociale

  1. Suksesi i arritur prej viteve të kaluara studimore deri këtë vit studimor 2014/2015 për të gjitha programet studimore. Në bazë të këtij kriteri mund të fitohen më së shumti 20 pikë.
  2. Studentët e fakulteteve teknike dhe shkencave mjekësore fitojnë 10 pikë shtesë.
  3. Për kriterin mundësitë materiale të studentëve dhe familjeve të tyre të ngushtë, merren të ardhurat e përgjithshme sipas anëtarit të familjes së studentit (neto rrogat mujore dhe të ardhurat vjetore në bazë të ndryshme të shpalosura në formularin nga Drejtoria e të Hyrave Publike – të ardhurat; nga kryerja e veprimtarisë bujqësore, nga kryerja e veprimtarisë ekonomike, nga kryerja e veprimtarisë vetanake, nga prona dhe e drejta e pronësisë, nga të drejtat e autorit dhe e drejta e pronës industriale, nga dividendët, nga fitimet kapitale të realizuara, nga fitimet në lojërat e fatit dhe të ardhurat e tjera). Në bazë të këtij kriteri fitohen më së shumti 60 pikë.
  4. Dhjetë pikë shtesë fitojnë studentë fëmijë të nënave ushqyese të vetme, studentë fëmijë të prindërve të papunësuar, studentë fëmijë pa prindër dhe përkujdes prindëror, studentë fëmijë me nevoja të veçanta dhe studentë fëmijë shfrytëzues të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënies të punës për arsye afariste te të cilët të ardhurat neto të përgjithshme në familje janë ndër neto rrogën minimale të caktuar në Republikën e Maqedonisë.
  5. Studentët të cilët nuk kanë kaluar së paku 80% të provimeve të parashikuar për vitin paraprak studimor nuk do të klasifikohen. Për studentët të cilët studiojnë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë ku numri i përgjithshëm i provimeve të parashikuar për një vit studimi është më i vogël se 10 (dhjetë) provime, për kriterin që të kenë kaluar së paku 80% të provimeve të parashikuar do të merret kriteri që të kenë vetëm dy provime më pak se numri i përgjithshëm i provimeve të parashikuar.
  6. Dokumentet e studentëve, të cilët do të fitojnë 0 pikë në bazë të kriterit të mundësive materiale (të shpalosur në pikën 3 të këtij grupi), nuk do të shqyrtohen.

b) Grupi i dytë – bursa për studentët të cilët kanë arritur sukses në veçanti të lartë në mësim

 

  1. Suksesi i arritur prej viteve të kaluara studimore deri këtë vit studimor 2014/2015 për të gjitha programet studimore. Në bazë të këtij kriteri mund të fitohen më së shumti 100 pikë.
  2. Studentët të cilët nuk kanë kaluar më së paku 90% të provimeve të parashikuar për vitin paraprak studimor nuk do të klasifikohen. Për studentët të cilët studiojnë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartëku numri i përgjithshëm i provimeve të parashikuar për një vit studimi është më i vogël se 10 (dhjetë) provime, për kriterin që të kenë kaluar së paku 90% të provimeve të parashikuar do të merret kriteri që të kenë vetëm një provim më pak se numri i përgjithshëm i provimeve të parashikuar.

3.      Nëse nuk përmbushet kuota me numër të mjaftueshëm të studentëve prej universiteteve publike dhe institucioneve të arsimit të lartë, komisioni mund të mbushë kuotën me studentë të cilët përmbushin kushtet nga universitetet private dhe institucionet e arsimit të lartë dhe të kundërtën, nëse nuk përmbushet kuota me numër të mjaftueshëm të studentëve prej universiteteve private dhe institucioneve të arsimit të lartë, komisioni mund të mbushë kuotën me studentë të cilët përmbushin kushtet nga universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë.

c) Grupi i tretë – bursa për studentët e regjistruar në programet studimore prej sferave shkencore të shkencave natyrore-matematikore, teknike-teknologjike, bio-teknike dhe/ ose shkencave mjekësore

 

  1. Suksesi i arritur prej viteve të kaluara studimore deri këtë vit studimor 2014/2015 për të gjitha programet studimore. Në bazë të këtij kriteri mund të fitohen më së shumti 100 pikë.
  2. Studentët të cilët nuk kanë kaluar më së paku 80% të provimeve të parashikuar për vitin paraprak studimor nuk do të klasifikohen. Për studentët të cilët studiojnë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë ku numri i përgjithshëm i provimeve të parashikuar për një vit studimi është më i vogël se 10 (dhjetë) provime, për kriterin që të kenë kaluar së paku 80% të provimeve të parashikuar do të merret kriteri që të kenë vetëm dy provime më pak se numri i përgjithshëm i provimeve të parashikuar.

3.      Nëse nuk përmbushet kuota me numër të mjaftueshëm të studentëve prej universiteteve publike dhe institucioneve të arsimit të lartë, komisioni mund të mbushë kuotën me studentë të cilët përmbushin kushtet nga universitetet private dhe institucionet e arsimit të lartë dhe të kundërtën, nëse nuk përmbushet kuota me numër të mjaftueshëm të studentëve prej universiteteve private dhe institucioneve të arsimit të lartë, komisioni mund të mbushë kuotën me studentë të cilët përmbushin kushtet nga universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

 

Studentët të cilët do të paraqiten në konkursin, duhet të plotësojnë fletëparaqitjen elektronike të vendosur në internet portalin stipendii.mon.gov.mk duke filluar nga 20.11.2014 deri në 04.12.2014.

Gjatë plotësimit të fletëparaqitjes elektronike, kandidatët duhet të kompletojnë të gjitha dokumentet e nevojshme prej pikës III të këtij Konkursi, që të munden në fletëparaqitjen elektronike ti vendosin të dhënat e dokumenteve.

Për studentët të cilët janë paraqitur më shumë herë, e vlefshme do të jetë fletëparaqitja e fundit.

Lista e kandidatëve të cilëve do t’ju ndahet bursa do të shpallet në datën 03.02.2015 në internet portalin stipendii.mon.gov.mk.

 

III. VENDI DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE TË NEVOJSHME

 

Studentët, të cilët në mënyrë elektronike janë paraqitur në konkurs, është e nevojshme që pranë Ministrisë aë arsimit dhe shkencës, në rrugën Sv. Kiril i Metodij nr. 54, Shkup, prej datës 15.12.2014 deri në 30.12.2014, në terminin e caktuar, t’i dorëzojnë dokumentet vijuese:

 

1.      Lista e regjistrimit, e shpallur në internet portalin stipendii.mon.gov.mk;

2.      Vërtetimi për semestrin dimëror për vitin 2014/ 2015 rregullisht të regjistruar;

  1. Numri i identifikimit nga fletëparaqitja elektronike e plotësuar me sukses;

4.      Vërtetimi me numrin e provimeve të parashikuar dhe të kaluar nga vitet paraprake, formular i verifikuar “UPPI” në formën dhe përmbajtjen e shpallur në internet portalin stipendii.mon.gov.mk;

5.      Vërtetim nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për të ardhurat e realizuara në bazë të ndryshme në vitin paraprak (të ardhurat nga kryerja e veprimtarisë vetanake, nga kryerja e veprimtarisë bujqësore, nga kryerja e veprimtarisë ekonomike, nga prona dhe e drejta e pronësisë, nga të drejtat e autorit dhe e drejta e pronës industriale, nga dividendët, nga fitimet kapitale të realizuara, nga fitimet në lojërat e fatit dhe të ardhurat e tjera) për dy prindërit – kujdestarët e kandidatit veçmas dhe për vetë kandidatin;

6.      Vërtetime për rrogën e realizuar të anëtarëve të punësuar të familjes për muajin shtator të vitit 2014 ose nëse për këtë muaj nuk është paguar rroga, të dorëzohet vërtetimi për rrogën e fundit të paguar në këtë vit (për prindërit – kujdestarët e punësuar në entet publike dhe shtetërore të dorëzohet vërtetim për rrogën e verifikuar nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit – kujdestarët e punësuar në firmat private të dorëzohet vërtetimi për rrogën si edhe deklaratë e verifikuar për pranimin e rrogës); për anëtarët e pensionuar të familjes të dorëzohet dokumenti për lartësinë e pensionit – çek; për prindërit e ndarë të dorëzohet dëshmi për shkurorëzimin dhe nëse kandidati pranon alimentacion i njëjti të tregohet si e ardhur mujore, për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzohet vendimi i fundit ose çeku i fundit, për invaliditet të dorëzohet shënimi mjekësor, ndërsa për vëllezërit/ motrat e kandidatit, të cilët janë nxënës/ studentë, të dorëzohet vërtetimi prej shkollës, gjegjësisht fakultetit ose institucionit tjetër;

7.      Deklarata e kandidatit senuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër, e shpallur në internet portalin stipendii.mon.gov.mk;

8.      Deklarata e kandidatit se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe të dhënat janë identike me të dhënat e shënuara në fletëparaqitjen elektronike, të shpallur në internet portalin stipendii.mon.gov.mk;

9.      Deklarata për përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër – kujdestar, vëllezër, motra), me të cilën kandidati dakordohet që ministria e arsimit dhe shkencës sipas detyrës zyrtare të sigurojë dokumentet e nevojshme prej institucioneve të caktuara me të cilat ka nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim, të shpallur në internet portalin stipendii.mon.gov.mk;

  1. Indeksin në shqyrtim.

Kandidatët të cilët paraqiten për llojin e parë të bursës të dorëzojnë të gjitha dokumentet (prej nr. 1 deri në 10), ndërsa studentët të cilët paraqiten për llojin e dytë dhe të tretë të bursës të dorëzojnë dokumentet nën numër rendor 1, 2, 3, 4, 7, 8, 9 dhe 10.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nëpër rrugën zyrtare, në përputhje me kontratat e nënshkruara për bashkëpunim, do të sigurojë dokumentet vijuese:

- statusin e personave të papunësuar,  pranojnë/ nuk pranojnë kompensim në para anëtarët e papunësuar të familjes më të ngushtë nga Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë;

- për vëllezërit/ motrat në moshën 6 vjeçare, si edhe ekstraktin e prindit të vdekur nga Drejtoria për mbajtjen e librave amë;

- Shtetësinë e Republikës së Maqedonisë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kandidati nuk do të klasifikohet nëse dokumentacioni i dorëzuar është:

- jo komplet; dhe

- nuk është dorëzuar në kohë të duhur.

Kandidati nuk do të klasifikohet nëse Komisioni vërteton se të dhënat e shënuara në fletëparaqitjen elektronike nuk janë identike me të dhënat nga dokumentacioni i dorëzuar.

 

IV. SHPALLJA E REZULTATEVE

 

Lista e e kandidatëve që ju jepet bursa do të shpallet më 03.02.2015 në internet portalin http:/stipendii.mon.gov.mk.

 

V. LARTËSIA E BURSAVE

 

Lartësia e bursave për Grupin e parë- bursat për studentët e kategorive sociale është 3.000,00 denarë në muaj, nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

Lartësia e bursave për Grupin e dytë - bursa për studentët të cilët kanë arritur sukses në veçanti të lartë në mësim dhe të cilët kanë arritur sukses mesatar nga viti i I-rë deri në vitin rrjedhës të regjistruar në fakultetet teknike dhe shkencat mjekësore prej më së paku 8.50, ndërsa për studentët e fakulteteve të shkencave natyror dhe të fakulteteve të arteve më së paku sukses mesatar 9,00, është 4.000,00 denarë në muaj, nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

Lartësia e bursave për Grupin e dytë - bursa për studentët të cilët kanë arritur sukses në veçanti të lartë në mësim prej më së paku 9,00 në programet studimore për informatikë, është 5.500,00 denarë në muaj, nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

Lartësia e bursave për Grupin e tretë – bursa për studentët e regjistruar në programet studimore prej sferave shkencore të shkencave natyrore-matematikore, teknike-teknologjike, bio-teknike dhe/ ose shkencave mjekësore është 3.000,00 denarë në muaj, nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

            Studenti i cili ka konkurruar për dy ose më tepër lloje të bursave dhe ka përmbushur kushtet për marrjen e saj, dorëzon deklaratë deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës se për cilin lloj të bursës do të përcaktohet.

Bursa ndahet për aq semestra për studimet deri në diplomë, sa që është parashikuar me aktin e përgjithshëm të entit të arsimit të lartë, pa kohën e absolventit për studim.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook