Fondi britanik për bursa – British Scholarship Trust për vitin 2015 për hulumtuesit e ri nga Republika e Maqedonisë ndan deri në 6 bursa për qëndrime të shkurtra studimore (prej 1 deri në 3 muaj) për institucionet përkatëse të arsimit të lartë dhe institucioneve kërkimore shkencore në Britaninë e Madhe.

Bursa është 800 paund britanik në muaj, me përjashtim në Londër prej 915 paund, për mbulimin e shpenzimeve për vendosje dhe ushqim. Shpenzimet e rrugës bien në barrë të vetë kandidatëve.  

Kushtet për konkurrim:
-    Studime universitare akademike të ciklit të parë të përfunduara me sukses me notë mbi 8,00;
-    Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze;
-    Të mos jenë më të moshuar se 30 vjet;
-    Të kenë siguruar pëlqimin e institucionit përkatës nga Britania e Madhe për realizimin e qëndrimit studimor.

Dokumentet e nevojshme për konkurrim:
1.    Lutje, përfshirë adresën e jetesës,  е- mail dhe kontakt telefonin;
2.    Biografi (CV);
3.    Propozim programin për kërkim, në një faqe në format А4;
4.    Pëlqimin nga institucioni në Britaninë e Madhe për pranimin e qëndrimit studimor;
5.    Kopje nga diploma e arsimit të përfunduar;
6.    Dy rekomandime nga profesorë universitar ose hulumtues, në kuvertë të mbyllur;  
7.    Vërtetim për njohjen e gjuhës angleze (TOEFEL, IELTS, ose ngjashëm); dhe  
8.    Formulari i plotësuar (nga www.britishscholarshiptrust.org) dhe dy fotografi.

Formulari i plotësuar i paraqitjes dhe dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në Ministrinë për arsim dhe shkencë, në gjuhën angleze, në adresën:
Rr. “Sv. Kiril i Metodij”, nr. 54 – 1000 Shkup, Sektori për shkencë dhe zhvillim teknologjik.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është data 20 shkurt 2015.  

Informatat me më tepër detaje mund të gjenden në www.britishscholarshiptrust.org ose në Ministri, në zyrën 1410 ose në telefonin 02 3140-185 ose në e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. , Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook