KONKURS

Për ndarje të bursave për nxënës të shkollave të mesme të cilat realizojnë programe mësimore të profesionit hotelerik-turistik në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2014/2015

 

Ministria e arsimit dhe shkencës do të ndajë deri më 15 (pesëmbëdhjetë) bursa për nxënës të shkollave të mesme të cilat realizojnë programe mësimore të profesionit hotelerik-turistik në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2014/2015.

 

 I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:

1. të jenë nxënës të rregullt të shkollave të mesme të cilat realizojnë programe mësimore të profesionit hotelerik-turistik në Republikën e Maqedonisë;

2. të kenë të fituar çmime për vendin e I, II ose IIInë gara ndërkombëtare ose shtetërore nga sfera e hotelerisë dhe/ose turizmit;

3. të kenë të arritur sukses mesatar minimal të vazhdueshëm prej së paku notës 3,50 në arsimin e deritanishëm;

4. të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimimit;

5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose firma të tjera;

6. të jenë shtetas të Republikës ës Maqedonisë.

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë çmimet e fituara gara shtetërore ose ndërkombëtare, gjatë së cilës nxënësi mund të fitojë së paku 50 pikë, si dhe më së shumti 50 pikë nga kriteri sukses i realizuar gjatë shkollimit të deritanishëm.

 

Gjatë përcaktimit të pikave të përgjithshme nga çmimet e fituara për nxënësit do të vlerësohet një prej çmimeve të fituara të ranguara më të larta.  Për vendin e parë të fituar në gara ndërkombëtare nxënësi mund të fitojë më së shumti 50 pikë, ndërsa për vendin e parë të fituar në gara shtetërore nxënësi mund të fitojë më së shumti 25 pikë.

 

II. VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Nxënësit të cilët janë paraqitur në mënyrë elektronike gjatë konkursit, është e nevojshme në Ministrinë e arsimit dhe shkencës, në rr. Sv. Kiril i Metodi nr. 54 – Shkup, prej datës 07.11.2014 – 21.11.2014 prej ora 09-15, ti sjellin dokumentet në vijim:

1. Listë evidentuese;  

2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2014/2015;

3. Numër identifikimi nga fletëparaqitja e plotësuar me sukses elektronike;

4. Të vërtetuara në noter fotokopje të dëftesave për vitet e mbaruara më herët të arsimit (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës V-VIII);

5. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës ose kredisë tjetër, të publikuar në internet portalin stipendii.mon.gov.mk;

Lista përfundimtare me kandidatët e zgjedhur do të publikohet më 03.12.2014 në internet portalin stipendii.mon.gov.mk.

 

Ministria e arsimit dhe shkencës zyrtarisht, në pajtim me marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim, do të sigurojë dokumentet në vijim:

-certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë nga Ministria e punëve të brendshme.

 

Çmimet-diplomat ku nuk ka vend të zënë të specifikuar në garat shtetërore ose ndërkombëtare, gjegjësisht çmime dhe mirënjohje për pjesëmarrje në gara pa vend të zënë, nuk do të merren parasysh.

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:

-i pakompletuar dhe/ose  

-i dorëzuar pas afatit.

Kandidatët nuk do të rangohen nëse Komisioni përcakton se të dhënat të cilat janë të futura në fletëparaqitjen elektronike nuk janë identike me të dhënat nga dokumentacioni i shtruar.

 

IV. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës do të arrijë 2.000,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook