KONKURS

Për ndarje të 150 (njëqindepesëdhjetë) bursave për nxënës – sportistë të talentuar nga shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2014/2015

Ministria e arsimit dhe shkencës për vitin shkollor 2014/2015 do të ndajë 150 (njëqindepesëdhjetë) bursa për nxënës-sportistë të talentuar nga shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë.

 

 I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:

1. të jenë nxënës të rregullt të vitit të I të cilët gjatë tre viteve të fundit kanë fituar së paku dy çmime për vendin e I ose të II në gara ndërkombëtare ose shtetërore nga fusha e sportit të organizuara nga federatat ose lidhjet;

2. të jenë nxënës të rregullt të vitit të II, III dhe IV, të cilët gjatë tre viteve të fundit kanë fituar çmime ndaras për vendin e I ose II në gara ndërkombëtare ose shtetërore nga fusha e sportit të organizuara nga federatat ose lidhjet;

3. të kenë të arritur sukses mesatar pre së paku notës 4,00 në arsimin e deritanishëm;

4. të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimimit;

5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose firma të tjera;

6. të jenë shtetas të Republikës ës Maqedonisë.

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi mesatar prej së paku notës 4,00 të realizuar gjatë shkollimit dhe çmimit të realizuar në gara shtetërore ose ndërkombëtare nga fusha e sportit (individual ose ekipor), gjatë së cilës nga kriteri sukses i realizuar gjatë shkollimit mund të fitohen së paku 40 pikë, ndërsa nga çmimet e fituara më së shumti 60 pikë.

 

Gjatë përcaktimit të pikave të përgjithshme nga çmimet e fituara për nxënësit e vitit të I, do të vlerësohen dy çmimet e fituara të ranguara më të larta, ndërsa për nxënësit prej vitit II, III dhe IV të vlerësohet vetëm një çmim më i lartë i ranguar i fituar.

10 pikat shtesë do ti marrin nxënësit të cilët do të dorëzojnë më shumë se çmimet/diplomat e parapara të fituara, ndërsa janë të një lloji të sportit.    

Për çmimet e fituara në gara shtetërore nga sfera e sportit do të njihen vetëm çmimet e fituara në gara të organizuara nga federatat sportive nacionale që kanë vendim për kryerje të veprimtarisë sport të dhënë nga Agjencia për të rinj dhe sport, ndërsa jo nga klubet e sporteve, shoqatat etj.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Nxënësit të cilët paraqiten sipas konkursit, duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike të vendosur në internet portalin stipendii.mon.gov.mk, duke filluar nga 07.11.2014 deri më 21.11.2014.

Para fillimit të paraqitjes elektronike, duhet patjetër ti kompletojnë të gjitha dokumentet e nevojshme nga pika III të këtij Konkursi.

Lista e kandidatëve të zgjedhur do të publikohet më 26.12.2014 në internet portalin stipendii.mon.gov.mk.

 

III. VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Nxënësit të cilët janë paraqitur në mënyrë elektronike gjatë konkursit, është e nevojshme në Ministrinë e arsimit dhe shkencës, në rr. Sv. Kiril i Metodi nr. 54 – Shkup, prej datës 24.11.2014 – 04.12.2014 prej ora 09-15, ti sjellin dokumentet në vijim:

1. Listë evidentuese;  

2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2014/2015;

3. Numër identifikimi nga fletëparaqitja e plotësuar me sukses elektronike;

4. Të vërtetuara në noter fotokopje të dëftesave për vitet e mbaruara më herët të arsimit (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës V-VIII);

5. Të vërtetuara në noter fotokopje të diplomave të çmimeve të fituara në garat shtetërore dhe/ose ndërkombëtare;

6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës ose kredisë tjetër, të publikuar në internet portalin stipendii.mon.gov.mk;

7. Deklaratë të nënshkruar nga prindi-kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe se të dhënat në ato janë identike me ato të dhëna të futura në fletëparaqitjen elektronike, të publikuar në internet portalin stipendii.mon.gov.mk;

 

Ministria e arsimit dhe shkencës zyrtarisht, në pajtim me marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim, do të sigurojë dokumentet në vijim:

-certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë nga Ministria e punëve të brendshme.

 

Çmimet-diplomat ku nuk ka vend të zënë të specifikuar në garat shtetërore ose ndërkombëtare, gjegjësisht çmime dhe mirënjohje për pjesëmarrje në gara pa vend të zënë, nuk do të merren parasysh.

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:

-i pakompletuar dhe/ose  

-i dorëzuar pas afatit.

Kandidatët nuk do të rangohen nëse Komisioni përcakton se të dhënat të cilat janë të futura në fletëparaqitjen elektronike nuk janë identike me të dhënat nga dokumentacioni i shtruar.

Komisioni mund të përcaktojë kritere shtesë nëse ka më shumë kandidatë me numër të njëjtë të pikëve.

 

IV. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës do të arrijë 2.700,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook