KONKURS

Për ndarje të 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar nga shkollat publike dhe private të mesme në Republikën e Maqedonisë Për vitin shkollor 2014/2015

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2014/2015 do të ndajë 50 (pesëdhjetë) bursa për nxënës të talentuar nga shkollat publike dhe private të mesme në Republikën e Maqedonisë, nga të cilat 45 (dyzetepesë) bursa për nxënës të talentuar nga shkollat e mesme shtetërore në Republikën e Maqedonisë dhe 5 (pesë) bursa për nxënësit e talentuar nga shkollat e mesme private në Republikën e Maqedonisë.

 

 I. KUSHTET PËR NDARJE TË BURSAVE

Të drejtë bursës kanë kandidatët që mësojnë në shkollat publike dhe private të mesme në Republikën e Maqedonisë dhe i plotësojnë kushtet në vijim:

1. të jenë nxënës të rregullt të vitit të I, të cilët gjatë arsimit fillor kanë marrë së paku dy çmime për marrje individuale të vendit të I, II ose III në gara ndërkombëtare ose në gara shtetërore nga lëmi i shkencës, teknikës, kulturës dhe artit, gjegjëse me profesionin që e mëson nxënësi në shkollë të mesme (Lista e lëndëve të rëndësishme për profesionin është shtesë e këtij konkursi të publikuar në internet portalin stipendii.mon.gov.mk);

 

2. të jenë nxënës të rregullt të vitit të II, III dhe IV, të cilët gjatë vitit të kaluar shkollor të kenë fituar së paku një çmim për marrje individuale të vendit I, II ose III në gara ndërkombëtare ose në gara shtetërore nga lëmi i shkencës, teknikës, kulturës dhe artit, gjegjëse me profesionin që e mëson nxënësi në shkollë të mesme (Lista e lëndëve të rëndësishme për profesionin është shtesë e këtij konkursi të publikuar në internet portalin stipendii.mon.gov.mk);

 

3. të kenë arritur sukses të shkëlqyeshëm me kontinuitet 5,00 në arsimin e deritashëm;

4. të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimit;

5. të mos jenë shfrytëzues të bursës nga institucione apo firma të tjera;

6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

 

Kriteret për ndarje të bursave janë çmimet e fituara individuale në garat ndërkombëtare apo shtetërore, ku nxënësi mund të merr më së shumti 100 pikë.

Gjatë përcaktimit të pikave të përgjithshme nga çmimet e fituara për nxënësit e vitit të I do të vlerësohen dy çmimet më të larta të fituara të ranguara, ndërsa për nxënësit prej vitit të II, III dhe IV do të vlerësohet vetëm një çmim më i lartë i ranguar i fituar.

 

Për çmimet e fituara në nivel shtetëror për vitin shkollor 2013/2014 do të pranohen vetëm çmimet e ndara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës të cilët organizojnë gara për nxënësit. Ky kriter nuk ka të bëjë me çmimet e fituara në nivel shtetëror për vitin shkollor 2012/2013.

Komisioni mund të përcaktojë kritere shtesë nëse ka më shumë kandidatë me numër të njëjtë të pikëve.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Nxënësit që paraqiten në konkurs, duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike që është e vënë në internet portalin stipendii.mon.gov.mk, duke filluar nga 07.11.2014 deri 21.11.2014.

Para fillimit të paraqitjes elektronike, duhet patjetër ti kompletojnë të gjitha dokumentet e nevojshme nga pika III të këtij Konkursi.

Rang lista e kandidatëve të zgjedhur do të publikohet më 26.12.2014 në internet portalin  stipendii.mon.gov.mk.

 

III. VENDI DHE AFATI PËR DORËZIM TË DOKUMENTEVE

Nxënësit, që janë paraqitur në forme elektronike në konkurs, duhet që në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, rr. Sv. Kiril i Metodi nr. 54 – Shkup, nga 24.11.2014 - 04.12.2014, nga ora 09-15, t`i sjellin dokumentet në vijim:

 

1. Listë evidentuese;

2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2014/2015;

3. Numër identifikimi nga fletëparaqitja e plotësuar e suksesshme;

4. Fotokopje të vërtetuara në noter të dëftesave për mbarim të viteve të mëparshme të arsimit (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës V-VIII);

5. Diploma origjinale për çmime të fituara në gara ndërkombëtare ose shtetërore;

6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – tutori se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë bursës apo kredie tjetër, të publikuar në internet portalin stipendii.mon.gov.mk;

7. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – tutori se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe të dhënat janë identike me të dhënat që janë dërguar në formë elektronike, të publikuar në internet portalin stipendii.mon.gov.mk;

 

Ministria e arsimit dhe shkencës zyrtarisht, në pajtim me marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim, do të sigurojë dokumentet në vijim:

-certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë nga Ministria e punëve të brendshme.

 

Çmimet-diplomat ku nuk ka vend të zënë të specifikuar në garat shtetërore ose ndërkombëtare, gjegjësisht çmime dhe mirënjohje për pjesëmarrje në gara pa vend të zënë, nuk do të merren parasysh.

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:

-i pakompletuar dhe/ose  

-i dorëzuar pas afatit.

Kandidatët nuk do të rangohen nëse Komisioni përcakton se të dhënat të cilat janë të futura në fletëparaqitjen elektronike nuk janë identike me të dhënat nga dokumentacioni i shtruar.

 

IV. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës do të arrijë 2.700,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook