Në bazë të nenit 50 të Ligjit për veprimtari hulumtuese-shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/2008, 103/2008, 80/2012, 24/2013, 147/2013 dhe 41/2014), nenit 7 të Rregullores për mënyrën dhe financimin e organizimit të takimeve shkencore dhe pjesëmarrje të hulumtuesve shkencor të vendit në takime shkencore ndërkombëtare dhe qëndrime të studentëve jashtë vendit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 51/2013) Ministria e arsimit dhe shkencës publikon:

KONKURS Për shpërndarjen e mjeteve për pjesëmarrje të hulumtuesve shkencor të vendit në takime shkencore ndërkombëtare për vitin 2014

1.    Ministria e arsimit dhe shkencës me këtë konkurs shpërndanë mjete për pjesëmarrje të hulumtuesve shkencor të vendit në takime shkencore ndërkombëtare për vitin 2014.  

2.    Pjesëmarrja e hulumtuesve shkencor të vendit në takime shkencore ndërkombëtare financohet pas dorëzimit të dokumentacionit në vijim:
-    Fletëparaqitje të plotësuar (Fletëparaqitja mund të merret në Sektorin për shkencë dhe zhvillim tekniko-teknologjik pranë Ministrisë së arsimit dhe shkencës);
-    Dëshmi se punimi është i pranuar për me gojë ose me shkrim (afishe) prezantim nga ana e organizatorit të takimit shkencor ndërkombëtar;
-     Pajtim nga institucioni ku është i punësuar kandidati për pjesëmarrje në takimin shkencor ndërkombëtar;
-    Vërtetim për shumën e harxhimeve të rrugës;
-    Vërtetim për shumën e kotizimit dhe
-    Abstrakt të takimit shkencor.

3.    Hulumtuesi shkencor është i obliguar që të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar në pajtim me pikën 2 të këtij konkursi.

4.    Të drejtë për ndarjen e mjeteve financiare për pjesëmarrje të hulumtuesve shkencor të vendit në takime shkencore ndërkombëtare kanë universitetet shtetërore dhe universitetet private – në njësitë e tyre të orientuara drejt shkencës (institutet shkencore) dhe në njësitë e orientuara drejt arsimit të bazuara në shkencë (fakultetet), Akademia e shkencës dhe arteve të Maqedonisë, Institucionet e pavarura shtetërore për arsim sipëror, Institucionet e pavarura private për arsim sipëror, institucionet publike shkencore, institucionet e përziera shkencore, institucionet private shkencore dhe hulumtuesit e pavarur, përmes konkursit publik.

5.    Mjetet të cilat ndahen për pjesëmarrje të hulumtuesve shkencor të vendit në takime shkencore ndërkombëtare ndahen në pajtim me mjetet në disponim të Ministrisë së arsimit dhe shkencës për vitin aktual.

6.    Universitetet shtetërore dhe universitetet private – në njësitë e tyre të orientuara drejt shkencës (institutet shkencore) dhe në njësitë të orientuara drejt arsimit të bazuara në shkencë (fakultetet), Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë, Institucionet e pavarura shtetërore për arsim sipëror, Institucionet e pavarura private për arsim sipëror, institucionet publike shkencore, institucionet e përziera shkencore, institucionet private shkencore dhe hulumtuesit e pavarur, fletëparaqitjet dhe dokumentet e theksuara në pikën 2 i dorëzojnë në adresën në vijim ose në arkivin e:

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
Sektori për shkencë dhe zhvillim tekniko-teknologjik
Bul. “Kiril i Metodi” nr. 54
1000 Shkup

7.    Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve dhe dokumenteve për organizim të takimeve shkencore është deri më 28.11.2014.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook