Në bazë të nenit 50 të Ligjit për veprimtari hulumtuese-shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/2008, 103/2008, 80/2012, 24/2013, 147/2013 dhe 41/2014), nenit 3 të Rregullores për mënyrën dhe financimin e organizimit të takimeve shkencore dhe pjesëmarrje të hulumtuesve shkencor të vendit në takime shkencore ndërkombëtare dhe qëndrime të studentëve jashtë vendit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 51/2013) Ministria e arsimit dhe shkencës publikon:

KONKURS Për shpërndarjen e mjeteve për financim të organizimit të takimeve shkencore për vitin 2014

1.    Ministria e arsimit dhe shkencës me këtë konkurs shpërndanë mjete për organizim të takimeve shkencore në vitin 2014.  

2.    Organizimi i takimeve shkencore financohet pas dorëzimit të dokumentacionit në vijim:
-    Fletëparaqitje të plotësuar (Fletëparaqitja mund të merret në Sektorin për shkencë dhe zhvillim tekniko-teknologjik pranë Ministrisë së arsimit dhe shkencës);
-    Vendim nga organizatori për mbajtjen e takimit shkencor;
-     Vendim për botim të përmbledhjes së punimeve nga takimi shkencor
-    Programi për punë i takimit shkencor.

3.    Organizatori i takimit shkencor është i obliguar që të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar në pajtim me pikën 2 të këtij konkursi.

4.    Të drejtë për ndarjen e mjeteve financiare për organizim të takimeve shkencore kanë universitetet shtetërore dhe universitetet private – në njësitë e tyre të orientuara drejt shkencës (institutet shkencore) dhe në njësitë e orientuara drejt arsimit të bazuara në shkencë (fakultetet), Akademia e shkencës dhe arteve të Maqedonisë, Institucionet e pavarura shtetërore për arsim sipëror, Institucionet e pavarura private për arsim sipëror, institucionet publike shkencore, institucionet e përziera shkencore, institucionet private shkencore dhe hulumtuesit e pavarur, përmes konkursit publik.

5.    Mjetet të cilat ndahen për organizim të takimeve shkencore llogariten varësisht nga numri i pjesëmarrësve në takimin shkencor dhe mjetet në disponim të Ministrisë së arsimit dhe shkencës për vitin aktual.

6.    Universitetet shtetërore dhe universitetet private – në njësitë e tyre të orientuara drejt shkencës (institutet shkencore) dhe në njësitë të orientuara drejt arsimit të bazuara në shkencë (fakultetet), Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë, Institucionet e pavarura shtetërore për arsim sipëror, Institucionet e pavarura private për arsim sipëror, institucionet publike shkencore, institucionet e përziera shkencore, institucionet private shkencore dhe hulumtuesit e pavarur, fletëparaqitjet dhe dokumentet e theksuara në pikën 2 i dorëzojnë në adresën në vijim ose në arkivin e:
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
Sektori për shkencë dhe zhvillim tekniko-teknologjik
Bul. “Kiril i Metodi” nr. 54
1000 Shkup

7.    Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve dhe dokumenteve për organizim të takimeve shkencore është deri më 28.11.2014.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook