I.1. Në vitin akademik 2014/2015 në konviktet shtetërore dhe objektet tjera  përkatëse për strehim në Republikën e Maqedonisë do të pranohen studentë të rregullt  të regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në Universitetet shtetërore dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë  dhe atë në:

 

KONVIKTI

VENDI

Numri

i

   shtretërve

për studentët e vitit të I-rë

Numri i shtretërve përstudentëte vitit tëII-të, III-të, IV-t, V-të dheVI-të dhe absolventë

NUMRI I PËRGJISHËM I SHTRETËRVE

1

KSH“SKOPJE”

Shkup

     
 

- GOCE DELÇEV

 

202

808

1010

 

-KUZMAN JOSIFOVSKI PITU

 

99

397

496

 

-STIV NAUMOVndërtesa e parë dhe e dytë

 

140

561

701

 

-STIV NAUMOV – ndërtesa e tretë

 

128

514

642

 

-STIV NAUMOV – barakat e reja

 

28

110

138

2

KSHPELLAGONIA

Shkup

195

778

973

3

KSH“ TOME STEFANOVSKI SENIQ”

Shkup

115

462

577

4

KSH“KOÇO RAÇIN”

Manastir

77

308

385

5

KSH“NIKOLLA KAREV”

Ohër

46

185

231

6

KSH“DONE BOZHINOV”

Probishtip

26

104

130

7

KSH“ORDE ÇOPELLA”

Prilep

57

228

285

8

KSH“BRAQA MILLADINOVCI”

Shtip

43

173

216

9

KSHOAZA

Shtip

22

90

112

10

KSH“HILJADNIKOV”

Shtip

12

48

60

 

GJITHSEJ:

 

1190

4766

5956

I.2. Ndarja e numrit të përgjithshëm të vendeve në dispozicion në konviktet bëhet në këtë mënyrë:

а) grupi i parë – 40% nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicoin në konviktet janë për studentët për të cilët të ardhurat e përgjithshme në familje janë deri në  rrogën minimale neto të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë dhe atë :

- studentë, fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindore,
- studentë, fëmijë me nevoja të posaçme,
- studentë, fëmijë të shfrytëzuesve të asistencës sociale në të holla dhe asistencës së përhershme në të holla,
- studentë, fëmijë të prindit vetushqyes,
- studentë, fëmijë i prindërve të papunë  dhe
- studentë, fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprejes së marrëdhënis së punës për arsye afariste.

b) Në grupin e parë bëjnë pjesë edhe studentët e prindit vetushqyes, studentët fëmijë të prindërve të papunë, studentë fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindore, studentë fëmijë me nevoja të posaçme dhe studentë fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënies së punës nga arsye afariste, për të cilët të ardhurat e përgjithshme në familje janë mbi pagën minimale neto të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë.
c) Grupi i dytë – 25% nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion në konviktet janë për studentët, të cilët kanë arritur sukses të lartë në mësim.
ç) Grupi i tretë – 35% nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion në konviktet janë për studentë të rregullt të regjistruar në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe në  institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, të cilat nuk bëjnë pjesë në grupet nga pikat a), b) dhe c) të këtij neni.

I.3. Nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion në konviktet, 20% sigurohen për studentët, të cilët për herë të parë do të regjistrohen në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe në instituconet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë.

II.  KUSHTET PËR PRANIM

II.1. Të drejtë për pranim kanë studentët e rregullt, të cilët shkollohen jashtë vendit të banimit dhe atë:
1. Studentë të rregullt të regjistruar në fakultetet që kanë më pak se tëtë semestra, ndërsa nuk kanë përsëritur vit akademik,
2. Studentë të rregullt të regjistruar në fakultetet që kanë më pak se tëtë semestra, ndërsa nuk kanë përsëritur më shumë se një vit akademik,
3. Studentë të rregullt të regjistruar në fakultetet që kanë më pak se tëtë semestra, ndërsa nuk kanë përsëritur më shumë se dy vite akademike,
4. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

II.2. Të drejtë për pranim në konviktet shtetërore kanë edhe studentët e rregullt, të cilët janë regjistruar në unviresitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, kurse janë zgjedhur me konkurse, vendime, marrëveshje dhe të ngjashme dhe atë: bursistë qeveritarë - studentë me prejardhje maqedonase, studentë nga jashtë, të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, studentë në pajtueshmëri me programin CEEPUS, studentë sipas marrëveshjeve dypalëshe dhe të ngjashme.

II.3. Studentët, të cilët kanë prishur rendin në konvikt dhe për çka u është shqiptuar masë edukative, nuk konkurojnë në konkurs në asnjërin prej konvikteve.

II.4. Studentët të regjistruar për herë të dytë si absolvent nuk konkurojnë në konkursin për pranim në konviktet.

II.5. Studentët, të cilët nuk i kanë përmbushur detyrimet për strehim ndaj konvikteve më shumë se tre muaj nuk konkurojnë në konkursin për pranim për konviktet.

II.6. Studentët te të cilët Komisioni për pranim do të konstatojë keqpërdorim të strehimit, i njejti do ti meret dhe do ti jepet studentit nga lista për pritje për konvikt përkatës.

III. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Studentët, të cilët aplikojnë në konkurs duhet duhet të plotësojnë aplikim elektronik të vendosur në portalin e internetit www.smestuvanje.mon.gov.mk.
Studentët mund të konkurojnë për pranim vetëm për një konvikt.
Studentët, të cilët kanë aplikuar në mënyrë elektronike disa herë, si valid do të konsiderohet aplikimi i fundit, para dorëzimit të dokumenteve të nevojshme nga kapitulli IV.

Afati për aplikim elektronik të studentëve të vitit të II-të dhe vitet më të larta fillon nga 16.07.2014 dhe zgjatë deri më 10.08.2014.

Afati për aplikim elektronik të studentëve të vitit të I-rë fillon nga 19.08.2014 dhe zgjat deri më 24.08.2014.

Pas shpalljes së listave përfundimtare me studentët e pranuar në konvikte, nëse mbeten të paplotësuara kapacitetet strehuese në konvikt të caktuar, aplikimi elektronik do të vazhdojë deri në plotësimin e të njejtave, por më së voni deri më 22.09.2014.

IV. DOKUMENTET E NEVOJSHME

IV.1. DOKUMENTET E NEVOJSHME

Studentët që i plotësojnë kushtet sipas konkursit dhe qe kanë plotësuar aplikimin elektronik, nevojitet ti dorëzojnë dokumentet në vijim:
1. Lutje me taksë administrative të paguar prej  50,00 denarësh;
2. Numrin identifikues të plotësimit të suksesshëm të aplikimit elektronik;
3. Vërtetim për rregullsi gjatë studimeve;
4. Aplikim elektronik i shtypur për shkak të kontrollit të të dhënave;
5. Certifikatë shtetësie me numrin provimeve të parapara dhe të dhëna nga vitet paraprake;
6. Formular i vërtetuar “UPPI”;
7. Studentët të regjistruar për herë të parë në vitin e I-rë, në vend të vërtetimit për rregullësi (pika 4), dorëzojnë kopje të diplomës për kryerje të arsimit të mesëm;
8. Deklaratë për gjendjen familjare të studentit, gjegjësisht familjen e tij më të ngushtë;
9. Dokument për kandidatët – studentë pa prindër dhe përkujdesje prindore dhe studentë që janë kategorizuar si persona me nevoja të posaçme, me të cilin do të dëshmojnë   me shkrim statusin e tyre;
10. Deklaratë për shfrytëzim të të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij më të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), me të cilën kandidati pajtohet që Ministria e arsimit dhe shkencës sipas detyrës zyrtare ti sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet e caktuara me të cilat ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim,
11. Deklaratë për pajtim për zgjedhje plotësuese të konviktit( nëse plotësohet kapaciteti në konviktin e zgjedhur),
12. Deklaratë për ngjashmëri të të dhënave,
13. Deklaratë nga prindi – kujdestari për pagesë të të gjitha shpenzimeve për strehim dhe ushqim në konvikt,
14. Vërtetim nga Drejtoria e të hyrave publike për të ardhurat e ralizuara në baza të ndryshme për vitin paraprak ( të ardhura nga veprimtari vetjake, të ardhura nga veprimtaria bujqësore, të ardhura nga prona dhe  të drejtat pronësore, të ardhura nga kapitali, fitime kapitale, fitime nga lojërat e fatit dhe lojëra të tjera shpërblyese, të ardhura tjera) për të dy prindërit, kujdestarët të kandidatit veçmas dhe për vet kandidatin,
15. Vertetim për pagë të realizuar ë anëtarëve të punësuar të familjes për muajin qershor 2014 ose nëse për këtë muaj nuk është dhënë paga, të dorëzohet vërtetim për pagën e fundit ( për prindërit – kujdestarë të punësuar në ndërmarrje publike dhe private të dorëzohet vërtetim për rrogë të vulosur nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit – kujdestarë të punësuar në firma private të dorëzohet vërtetim për pagën si dhe deklaratë për marrje të pagës), për anëtarët e pensionuar të familjes të dorëzohet dokument për shumën e pensonit – çeku, për prindër të shkurorëzuar të dorëzohet dëshmi për shkurorëzim dhe nëse kandidati merr alimentacoin i njejti të paraqitet si e ardhur mujore, për shfrytëzuesit e asistencës sociale të dorëzohet vendimi i fundit ose çeku i fundit, për invaliditet të dorëzohet vërtetim mjekësor, ndërsa për vëllezër-motra të kandidatit, të cilët janë nxënës/studentë, dorëzohet vërtetim nga shkolla, gjegjësisht nga fakulteti ose ndonjë institucion tjetër,
16. Ministria e arsimit dhe shkencës përmes rrugës zyrtare, në pajtim me marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim do ti sigurojë dokumentet në vijim:

- vërtetim se janë të papunë ose marrin /nuk marrin kompensim në të holla anëtarët të papunë të familjes më të ngushtë nga Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë,
- certifikatë të të lindurve për motër / vëlla nën moshën 6 vjeç, si dhe certifikatë të të vdekurve për prind të vdekur nga Drejtoria për mbajtjen e regjistrave të amzës ,
- certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë nga Ministria e punëve të brendshme.

IV.2. DORËZIMI I DOKUMENTEVE

Kandidatët- studentë pa prindër dhe përkujdesje prindore dhe studentë, të cilët janë persona me nevoja të posaçme dokumentet i dorëzojnë nën numrin rendor 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7,  8, 9, 10, 11 и 12.
Kandidatët që konkurojnë për konvikt në Shkup, dokumentet e lartpërmendura i dorëzojnë nga ora 9-15.30 deri te Komisioni për pranim dhe verifikim të dokumentacionit në adresën Ministria e arsimit dhe shkencës, Rr. Shën Cirili dhe Metodi Nr.54, 1000 Shkup  dhe ate duke filluar nga  13.08.2014 deri më 22.08.2014 , ndërsa studentët e vitit të I-rë dokumentet i dorëzojnë duke filluar nga 25.08.2014 deri më 29.08.2014.
Kandidatët, të cilët konkurojnë për konvikt jashtë Shkupit, dokumentet e lartpërmendura i dorëzojnë deri te Komisioni për pranim dhe verifikim të dokumentacionit në konviktin për të cilin konkurojnë.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:
- i pakompletuar dhe
- i dorëzuar jashtë afatit
Kandidatët nuk do të rangohen nëse komisioni vërteton se të dhënat të paraqitura në aplikimin elektronik nuk janë identike me të dhënat nga dokumentacioni i dorëzuar.

V.  MËNYRA E VEPRIMIT PËR PRANIM TË STUDENTËVE

V.1. Mënyra e veprimit për pranim të studentëve në konviktet dhe kapacitetet tjera strehuese si dhe kushtet për strehim dhe ushqim rregullohen në pajtim me Ligjin për standardin studentor dhe Rregulloren për mënyrën e pranimit të studentëve në konviktet shtetërore ( “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.89/13 dhe 98/13)
Në pajtueshmëri me rregulloren për pranim të studentëve, suksesi nga arsimi i mesëm, suksesi gjatë studimeve, rregullsia në studime dhe gjandja materiale-familjare e studentëve janë elemente themelore për rangim dhe pranim të studentëve në konviktet.

V.2. Lista përfundimtare për pranim të studentëve nga viti  II-të dhe vitet më të larta  do të shpallet në 29.08.2014 në tabelat e shpalljeve në konviktet studentore ku ka konkuruar studenti dhe në portalin e internetit  www.smestuvanje.mon.gov.mk.

Ankesë ndaj rezultateve dorëzohet deri te arkivi i  Ministrisë së arsimit dhe shkencës Rr. Shën Cirili dhe Metodi nr.54, Shkup në afat prej 5 ditësh nga dita e shpalljes së rezultateve.

V.3. Lista përfundimtare për pranim të studentëve të vitit I-rë do të shpallet më 05.09.2014 në tabelat e shpalljeve në konviktet studentore ku ka konkuruar studenti dhe në portalin e internetit  www.smestuvanje.mon.gov.mk
Ankesë ndaj rezultateve dorëzohet në afat prej 5 ditësh nga dita e shpalljes së rezultatave deri te arkivi i Ministrisë.

V.4. Nëse numri i studentëve, të cilët i plotësojnë kushtet në pajtueshmëri me grupet e përcaktuara në kapitullin I.2. nga ky konkurs, është më i vogël se numri i paraparë i shtretërve, vendet e lira do të plotësohen sipas renditjes me studentë, të cilët i plotësojnë kushtet nga grupet tjera.

V.5. Nëse janë siguruar kushte adekuate, vendet e lira në konvikte do të mundet të plotësohen me nxënës, në pajtueshmëri me konkursin për pranim të nxënësve në konviktet publike të nxënësve në Republikën e Maqedonosë për vitin akademik 2014/2015.

VI. AFATET PËR STREHIM

Studenti vendoset në konvikt duke filluar nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes me konviktin në të cilin është pranuar, por jo më vonë se 10 ditë nga shpallja e listës përfundimtare.

Nëse studenti, i cili është pranuar në pajtueshmëri me këtë konkurs, nuk nënshkruan marrëveshje në afatin e paraparë, atëherë i njejti nuk ka të drejtë sërish të konkuroj për strehim në konvikt.

 

Документи потребни за пријавување на конкурсот (изјави, молби, обрасци).

ЧПП (често поставувани прашања) во врска со конкурсот.

Правилници (од Службен весник) поврзани со конкурсот.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook