Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 dhe nenit 52-a paragrafi 2 të Ligjit për veprimtarinë shkencore dhe kërkimore (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13 , 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16), Nenet 2 dhe 3 të Rregullores mbi mënyrën e financimit dhe organizimit të tubimeve shkencore dhe pjesëmarrjes së studiuesve vendorë shkencorë në tubime ndërkombëtare shkencore dhe qëndrimeve studimore jashtë vendit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut " nr. 156/19) si dhe Vendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e mjeteve për financim të shpenzimeve materjale dhe shërbimeve, për botimin e përmbledhjeve të punimeve nga tubimet shkencore të mbajtura për vitin 2019, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

KONKURS
për ndarjen e mjeteve për financim të shpenzimeve materjale dhe shërbimeve, për botimin e përmbledhjeve të punimeve nga tubimet shkencore të mbajtura për vitin 2019

1.Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall konkurs publik për ndarjen e mjeteve për financim të shpenzimeve materjale dhe shërbimeve, për botimin e përmbledhjeve të punimeve nga tubimet shkencore të mbajtura për vitin 2019. 
2.Të drejtë për të paraqitur kërkesë për ndarjen e mjeteve financiare për pjesëmarrjen e kërkuesve shkencorë vendas në tubimet shkencore ndërkombëtare kanë subjektet që kryejnë kërkime shkencore: universitete publike dhe universitete private - në njësitë e tyre të përqendruara në shkencë(institutet shkencore) dhe në njësi të përqendruara në arsimin e bazuar në shkencë (fakultete), ASHAM, institucione të pavarura të arsimit të lartë shtetëror, institucione të pavarura private të arsimit të lartë, institucione shkencore publike, institucione shkencore të përziera, institucione shkencore private dhe kërkues të pavarur.
3.Kërkesën për ndarjen e mjeteve për financimin e shpenzimeve materiale dhe shërbimeve, për botimin e përmbledhjeve të punimeve nga tubimet shkencore të mbajtura, si dhe dokumentacionin shoqërues e paraqet organizatori i takimit shkencor.

4. Dokumentet e kërkuara për të aplikuar për Konkurs janë:
• fletëparaqitja e plotësuar;
• vendim për të shtypur përmbledhjen e punimit të tubimit shkencor dhe
•Programi për punën e tubimit shkencor me numrin e pjesëmarrësve

5. Organizatori i tubimit shkencor është i detyruar të paraqesë dokumentacionin e kërkuar në përputhje me pikën 4 të këtij konkursi.
.

6. Mjetet të cilat ndahen për organizimin e tubimeve shkencore llogariten në baz të 
numrit të pjesëmarrësve në tubimin shkencor dhe mjetet të cilët disponon Ministria e 
Arsimit dhe Shkencës për vitin aktual.

7.Fletëparaqitjet dhe dokumentet të shënuara në pikën 4 të këtij Konkursi, duke filluar nga data 01.09.2019 deri më datën 22.11.2019 , dorëzohen në adresën në vijim ose në arkivin e:

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENËS
Sektori për Shkencë dhe Inovacion
Bul. "Shën. Kiril dhe Metodi ”nr. 54
1000 Shkup

Informacione të hollësishme rreth konkursit mund të merren nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, personi i kontaktues:
Edmond Metaj, numri i zyrës 1408 ose telefoni 02-3140-183

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook