Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të institucioneve shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), dhe nenit 49 të Ligjit për standard të studentëve ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 15/2013, 30/2013, 120/2013, 41/2014, 146/2015, 30/2016, 178/2016, 64/2018 dhe 20/2019)), neni 2, paragrafi 1, alinea 3 të Rregullores për llojin e bursës për studentë dhe mënyrën e ndarjes së bursave për studenë të cilët studiojnë jashtë vendit ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 220/16), Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon:

 

Konkurs për ndarjen e bursave për studime deridiplomike të ciklit të parë jashtë vendit nga lëmia - Art figurativ, Kinematografi dhe produksioni i filmit, Art dramatik dhe Muzikë për vitin akademik 2019/2020

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2019/2020 ndanë bursa për studime deridiplomike të ciklit të parë për kandidatët të pranuar në studime deridiplomike në universitetet me renome botërore , sipas listës së universiteteve me renome botërore nga lëmia e artit figurativ, kinematografisë dhe produkcionit të filmit, artit dramatik dhe muzikës të publikuar në bashkangjitje të këtij Konkursi.


I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:


Të drejtë burse kanë të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim:


1. Të ketë përfunduar arsimim të mesëm përkatës, me ç′rast deri në ditën e paraqitjes të ketë arritur sukses mesatarë përkatësisht notë mesatare 4.50 në të gjitha lëndët gjatë arsimimit të mesëm, ndërsa nëse arsimin e mesëm e ndjek jashtë vendit të ketë arritur sukses mesatar ekuivalentë me notë mesatare 4,50 në të gjitha lëndët gjatë arsimimit të mesëm.

2. Për herë të parë të jetë i pranuar në studime deridiplomike në ciklin e parë në vitin akademik 2019/2020 në njërin nga universitetet me renome në botë në lëminë e artit figurativ, kinematografisë dhe produksionit të filmit, artit dramatik dhe muzikës në bashkëngjitje të Konkursit.

3. Të posedojë dëshmi për njohjen aktive të gjuhës në të cilën realizohet mësimi

4. Të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse tjetër

5. Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut

II. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM:

Fletëparaqitja

• Dëftesat për përfundimin e vitit të I, II, III dhe IV të arsimit të mesëm dhe/ ose Vërtetim për regjistrimin e vitit të IV ndërsa Diploma për përfundimin e arsimit të mesëm dhe suksesi i arritur në mënyrë plotësuese duhet të dorëzohet gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes ( të vërtetuara në noter)

• Nëse kandidati arsimin e mesëm e ka përfunduar jashtë vendit atëherë duhet të dorëzojë dëshmi për nostrifikim nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

• Vërtetim nga institucioni i lartë arsimor se kandidati është pranuar për herë të parë në vitin parë në studime deridiplomike të ciklit të parë në vitin akademik 2019/2020, prej kur fillon semestri, sa semestra zgjatin studimet dhe çmimi i regjistrimit.

• Certifikatë- vërtetim për njohje aktive të gjuhës (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalencën përkatëse të fushës gjuhësore, përveç kandidatëve të cilët arsimin e mesëm e kanë përfunduar në gjuhën në të cilën realizohet mësimi,

• Deklaratë të nënshkruar nga vetë kandidati se nuk është shfrytëzues i bursës për studime deridiplomike të ciklit të parë nga ndonjë ofrues tjetër ( të vërtetuar në noter)

• Letër motivuese;

• Kambial në formë të aktit noterial si mjet për sigurimin e mjeteve të paguara ;

• Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Dokumentet të cilat lëshohen nga institucionet e vendeve tjera është e nevojshme të përkthehe në gjuhën maqedonase nga përkthyes të autorizuar- përkthyes gjyqësor.

Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studime deridiplomike të ciklit të parë mund të dorëzohen origjinal ose kopje të vërtetuar në noter.

III. SHUMA E BURSËS:

Shfrytëzuesit të bursës do t'i mbulohen të gjitha shpenzimet e regjistrimit, në vlerë prej më së shumti 40.000 USA dollar në vit, të paguar në valutën përkatëse sipas kursit mesatar të Bankës Pupullore të Republikës së Maqedonisë në ditën e publikimit të këtij Konkursi, një biletë aeroplani në fillim të studimeve, dhe një bilet aeroplani pas përfundimit të studimeve ose një biletë aeroplani vajtje-ardhje, , ndërsa bursa mujore do të bëhet në përputhje me Aktvendimin për përcaktimin e mënyrës së llogaritjes së shpenzimeve për bursë mujore të studentëve të cilët studiojnë jashtë vendit për vitin akademik 2019/2020 në ciklin e parë të studimeve ( në bazë të Listës së indekseve të çmimeve me pakicë për shpenzimet e jetesë, e cila është publikuar nga organet kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara).
Çdo vlerë mbi shumën e lartëshenuar për regjistrim është barrë e studentit

IV. DETYRIMET E KANDIDATËVE TË PËRZGJEDHUR

1. Kandidati i përzgjedhur sipas marrëveshjes është i obliguar që nëse fiton bursën, për çdo vit të kaluar për studime jashtë vendit do të punojë dy vite në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas përfundimit të studimeve dhe kthimit në Republikën e Maqedonisë kandidati është i obliguar gjashtë muaj të jetë në dispozicion për punësim në organet e administratës shtetërore, institucionet e larta arsimore ose institucionet shkencore ku pozita e tij e punës do të jetë adekuate me llojin dhe nivelin e kualifikimeve të tij shkencore. Nëse brenda një periudhe gjashtë mujore kandidatit nuk iu është ofruar punësim adekuat në organet e administratës shtetërore, institucionet e larta arsimore ose institucionet shkencore atëherë kandidati mund të kërkojë punësim në sektorin privat në Republikën e Maqedonisë.
2. Kandidati do të lirohet nga detyrimi të kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të studimeve nëse brenda tre muajve nga diplomimi punësohet në një insitucion adekuat për art jashrtë vendit. Në raste të tilla ata do të mund të qëndrojnë jashtë vendit maksimum tre vite me qëllim të përfitimit të përvojës ndërkombëtare, ku janë të obliguar të kthehen në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të përmbushin detyrimin të specifikuar me numër 1.
3. Në rast se kandidati pas diplomimit, me qëllim që të fitojë përvojë ndërkombëtare ka vendosur që mos të kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut , dhe nuk përmbush detyrimin sipas pikës 1, do të duhet të kthen të gjithë mjetet e paguara të dedikuara për bursë në vlerë dhjetë herë më të lartë se shuma e bursës, jo më vonë se një vit pas mbarimit të studimeve.



V. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Afati për paraqitjen e kandidatëve për shfrytëzimin e bursës akademike të ciklit të parë jashtë vendit është deri më 15.09.2019.

Dokumentet të dorëzohen në adresën ose në Arkivin : Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54, 1000 Shkup
(me shënim "Bursa për studime jashtë vendit të ciklit të parë nga lëmia e Artit)

Dokumentet e pakompletuara dhe dokumentete e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.

Informacione për kushtet dhe kriteret në bazë të cilave do të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook