Ambasada e Mbretërisë së Spanjës në Shkup njofton se Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Mbretërinë e Spanjës publikoi Konkurs për studime interuniversitare të magjistraturës në diplomaci dhe marëdhënie ndërkombëtare për vitin akademik 2019/2020 në shkollën për diplomaci në Madrid.

Kushtet, mënyra si dhe fletëaplikimi gjenden në linkun në vazhdim: https://www.boe.es/boe/dias/2019/02/12/pdfs/BOE-A-2019-1905.pdf
Përveç kritereve të lartëpërmendura në Konkurs, kandidatët e interesuar është e nevojshme që të plotësojnë kushtet në vazhdim:
- Kandidatët individualisht e plotësojnë fletëaplikimin dhe me dokumentacionin e nevojshëm të precizuara në Konkurs e dorëzojnë në Ambasadën e Spanjës në Shkup më së voni deri më 1 prill 2019;
- Kandidatët do t′i nënshtrohen testit për pranim i cili do të mbahet në Ambasadën e Spanjës në Shkup;
- Kandidatët duhet të posedojnë njohuri të gjuhës spanjole, ku mund të akreditohet përmes Diplomës për gjuhën spanjole si gjuhë e huaj ( DELE), niveli i mesëm në përputhje me rregullën e dytë të Konkursit.
- Në përputhje me Vendimin АUC/123/2019 prej 7 shkurt 2019, është theksuar se shkollimi publik për studime interuniversitare të magjistraturës për diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare për vitin akademik 2019/2020 në shkollën për diplomaci në Madrid është 1.250 euro. ( duke përjashtuar koston e lëshimit të Diplomës pas përfundimit të programit)


Për të gjitha informacionet më të hollësishme për studime të magjistraturës në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare për vitin akademik 2019/2020 në shkollë për diplomaci në Madrid, kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë edhe Ambasadën e Mbretërisë së Spanjës në Shkup.