Me kënaqësi ju njoftojmë se edhe në vitin 2019-të gjitha çerdhe, shkollat fillore dhe të mesme do të kenë mundësi të aplikojnë për grante nga Fondi Ndërtojmë Ura - “Building Bridges Fund” përmes ueb faqes së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH).


Fondi vazhdon me qasjen për grante për komuna, nxënës, mësimdhënës, prindër, shkolla dhe çerdhettë cilët dëshirojnë të organizojnë aktivitete të përbashkëta, duke përfshirë nxënësit e të gjitha bashkësive të cilët mësimin e ndjekin në gjuhë të ndryshme mësimore me qëllim që të rrisë bashkëveprimin, mirëkuptimin dhe integrimin në mjedisin shkollor dhe mjedisin parashkollor.


Që nga themelimi në vitin 2014, Fondi mundëson aktivitetet të përbashkëta ku përfshihen të gjitha bashkësit në më shumë se 142 shkolla në të gjithë vendin dhe shpresojmë për më shumë lidhje edhe në vitin 2019. Deri më tani janë dorëzuar 437, prej të cilave 68 janë të mbështetura, duke përfshirë më së paku 30.000 nxënës.


Fondi Ndërtojmë Ura është një projekti i përbashkët i filluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qeveria e Zvicrës dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, i cili gjithashtu u mbështet edhe nga qeveritë e Irlandës dhe Austrisë. Tani mbështetës aktiv të Fondit janë Ambasada e Mbretërisë së Holandës, dhe qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e Italisëdhe Sllovakisë krahas misionit të OSBE-së në Shkup. Që nga viti 2018, në punën e Fondit është përfshirë edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.


Brezat e rinjë kanë nevojë për ura reciproke të cilët do të mundësojnë ura të cilat do të mundësojnë qasje deri te pasuria dhe hirësia e diversitetit, veçanërisht në shkolladhe çerdhet, të cilat do të duhet ti përgatisin për një të ardhme të përbashkët Evropiane me gjithë diversitetin e tyre kulturor.


Fondi Ndërtojmë Ura do të kontribuojë drejt hapjes së mundësive për ndërtimin e urave të cilat bashkësitë, shkollat, çerdhet dhe fëmijët i meritojnë. Të gjitha aplikantet të cilat u refuzuan mund të aplikojnë përsëri. Informacionet më të hollësishme si dhe formulari për aplikim gjendet në:
http://www.mon.gov.mk/index.php/AL/2014-07-23-14-03-25/vesti-i-nastani-alb/2257-grante-per-aktivitete-te-perbashketa

Afatet e fundit për aplikim janë 1 mars, 1 maj dhe 1 tetor 2019.