Organizata ndërkombëtare joqeveritare Maqedonia 2025 shpalli thirrjen për pranimin e aplikacioneve në kuadër të Fondit për mbështetjen e studentëve të talentuar për vitin aktual 2019.Pas suksesit të projektit pilot të vitit të kaluar, Fondi siguroi mjete financiare për të ndihmuar të rinj të talentuar nga Maqedonia në periudhën 2019-2022. Gjatë këtij viti, 10 individë do të marrin bursa, me mbështetje për secilin kandidat nga 60 mijë denarë.

Kush mund të aplikojë?
• Nxënësit e shkollave të mesme me sukses 5.00 / studentë me notë mesatare mbi 9.00;
• Fituesit e diplomave dhe shpërblimeve në drejtimin e shkencave natyrore, programimit kompjuterik, etj .;
• Përparsi kanë nxënësit / studentët që vijnë nga familje të rrezikuara sociale me të ardhura financiare në familje nën 22,000 denarë në muaj;
• Për aplikimin e bursave gjatë viteve të ardhshme, kandidatët e përgjedhur duhet të mbajnë sukses të vazhdueshëm dhe të kenë zhvillim në arritjet e tyre.

Si të aplikoni ?
Që të aplikoni , Ju lutemi dokumentet në vazhdim në gjuhën maqedonase, t′i dorëzoni në mënyrë elektronike Maja Staleska - Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.:
• Biografi deri në 200 fjalë ;
• Certifikatë dhe diplom të çmimeve në disciplina të ndyshme;
• Letër motiivuese në të cilën theksohet arsyeja përse është e nevojshme mbështetja;
• Dokumentet përkatëse për paraqitjen e të ardhurave mujore financiare në familje;
• Rekomandime nga profesorët / institucionet përkatëse ose individët.

Fondi do të mbështesë pjesëmarrjen e kandidatëve në gara ndërkombëtare, mentorime dhe trajnime në zhvillimin e tyre, si dhe praktikat e paguara në kompani të shquara. Mbështetje teknike në pajisje ( kompjuter, telefon etj)gjithashtu do të sigurohet nga Fondi.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 20 mars. Aplikimet do të shqyrtohen nga ana e komisionit i përbërë nga anëtarë të shquar dhe partner të Maqedonisë 2025.
Kandidatët e përzgjedhur të cilët i plotësojnë të gjitha kushtet do të kontaktohen deri më 4 Prill, pasi të përfundojë procesi i selektimit.
Thirrja e hapur gjendet në ueb faqen zyrtare.

 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook