Në bazë të nenit 34- b të Ligjit për arsim fillor ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 103/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 dhe 64/18), Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon:

THIRRJE PUBLIKE
për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, dytë dhe vendin e tretë të fituar në gara ndërkombëtare nga fusha e matematikës, shkencave natyrore , për nxënësin dhe mësimdhënësin i cili ka përgatitur nxënësin për gara në arsimin fillor

1. Kushtet për pjesëmarrje:
Në thirrjen publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, dytë dhe vendin e tretë të fituar në gara ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore mund të aplikojë 
- nxënës - shtetas të Republikës së Maqedonisë të regjistruar në shkollë fillore në teritorin e Republikës së Maqedonisë dhe 
- mësimdhënës - shtetas i Republikës së Maqedonisë, i punësuar në shkollë fillore në teritorin e Republikës së Maqedonisë i cili ka përgatitur nxënësin për gara, të cilët kanë fituar vendin e parë, të dyë ose të tretë në gara ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore mbajtur në vitin shkollor 2018/2019. 
Garë ndërkombëtare nënkuptohet gara në të cilën marrin pjesë nxënës nga së paku dhjetë shtete të ndryshme dhe pastaj krahasohen dituritë në mes nxënësve nga shtetet e ndryshme dhe rangohen të arriturat e tyre.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndanë shpërblim në të holla për vendin e parë, dytë dhe vendin e tretë të fituar në gara ndërkombëtare nga lëmia e matematikës dhe shkencave natyrore. 
Nëse në garën ndërkombëtare më shumë nxënës kanë fituar vendin e parë, dytë ose tretë, përkatësisht kanë fituar medaljen e art, argjend dhe të bronzët, ndahet shpërblimi në të holla vetëm atyre nxënësve të cilët janë ranguar në vendin e parë, dytë ose tretë përkatësisht tre nxënësit të cilët kanë fituar më së shumti pikë sipas rang listës së garave ndërkombëtare. 
Nëse në listën ranguese janë dy ose më shumë nxënës të cilët kanë fituar vendin e parë, dytë ose të tretë dhe kanë numër të njëjtë të pikëve, atëherë Ministria do të ndajë shpërblime me të holla të gjithë nxënësve me pikë të njëjta.

2. Mënyra dhe afati i aplikimit
Nxënësi së bashku me mësimdhënësin i cili e ka përgatitur për pjesëmarrje në gara, duhet të dorëzojnë Fletëaplikim bashkangjitur edhe dokumentet në vazhdim
Fletëaplikim
-Certifikatë të shtetësisë për nxënësin - origjinal ose kopje të vërtetuar në noter,
- Certifikatë të shtetësisë për mësimdhënësin - origjinal ose kopje të vërtetuar në noter,
-Vërtetim se është nxënës i rregullt, në shkollë të mesme në vitin shkollor 2018/2019,
-Vërtetim se mësimdhënësi është i punësuar në shkollë të mesme,
- Kopje të Diplomës, mirënjohjes përkatësisht certifikatë për vendin e parë, dytë ose vendin e tretë të fituar në gara ndërkombëtare nga lëmia e matematikës dhe shkencave natyrore, mbajtur në vitin shkollor 2018/2019 për nxënësin dhe mësimdhënësin ,
- Llogari bankare të nxënësit dhe mësimdhënësit,
- Dëshmi me të cilën do të konfirmohet se gara është garë ndërkombëtare nga lëmia e matematikës dhe shkencave natyrore në të cilën kanë marrë pjesë nxënës më së paku prej dhjetë shteteve të ndryshme,
Deklaratë të nënshkruar nga drejtori i shkollës për mësimdhënësin se është mësimdhënësi cili ka përgatitur nxënësin për gara ndërkombëtare,
- Deklaratë të nënshkruar nga prindi /.kujdestari i nxënësit se ai është mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin për gara ndërkombëtare,
- Deklaratë të nënshkruar nga mësimdhënësi se është mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin për gara ndërkombëtare; 
- Deklaratë të nënshkruar nga prindi/ kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të nxënësit dhe
Deklaratë të nënshkruar nga mësmidhënësi për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale.
Nëse mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin, ndërsa për shkak të mungesës në garë nuk disponon diplomë, mirënjohje përkatësishtë certifikatë për vendin e parë, dytë ose tretë të fituar në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore si dëshmi konsiderohen Deklaratat nga alinea 11, 12 dhe 13 të kësaj pike) 
Thirrja është e hapur ndërsa Fletëaplikimet mund të dorëzohen çdo ditë pune në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ( në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës) ose përmes postës në adresën në vazhdim : “ Shën Qirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup, me shënim “ për Thirrje Publike për ndarjen e shpërblimeve në të holla për vendin e parë, dytë ose vendin e tretë të fituar në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore për nxënësin dhe mësimdhënësin i cili ka përgatitur nxënësin për gara në arsimin e fillor më së voni deri më 30.08.2019.
3. Ndarja e shpërblimeve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë, shpërblime individuale në të holla në vlerë prej 50 % nga neto paga mesatare e punëtorit në Republikën e Maqedonisë nga muaji i fundit para ndarjes së vendit të parë, 40 % për vendin e dytë dhe 30 % për vendin e tretë.
Fletëaplikimet e pa kompletuara dhe të dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ndanë shpërblim në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë në garat e Matematikës “ Kengur” i cili organizohet nga ana e Lidhjes së Matematikanëve në Republikën e Maqedonisë e cila është pjesë e Asocijacionit Ndërkombëtar Kangourou sans Frontieres”, sepse i njëjti nuk konsiderohet si garë ndërkombëtare. 
Në kartën e kësaj shoqate është theksuar se organizohen të ashtuquajtura “ Lojra pa kufi” që të promovohet baza kulturore e matematikës përmes organizimit të garave vjetore në Matematikë, qëllimi i së cilës është të stimulojë dhe motivojë sa më shumë nxënës të jetë e mundur për të menduar në drejtim të pjesëmarrjes në aktivitete të tjera, gara dhe olimpiada nga matematika. 
Gjithashtu ndër të tjera, thuhet se kjo lojë ka për qëllim tërheqen e numrit maksimal të nxënësve pa pasur ndonjë përzgjedhje kombëtare të pjesëmarrësve, as të krahasojë njohuritë ndërmjet shteteve.
Gjithashtu Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ndan shpërblime në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë në garat ndërkombëtare të cilat organizohen përmes aplikimit on-line dhe garat ndërkombëtare të cilët kanë të bëjnë me projekte.