Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit për vitin akademik 2019/2020 ndan bursa për studime të rregullta të magjistraturës, doktoraturës dhe pos doktoraturës në të gjitha disiplinat shkencore, bursat janë të dedikuara për shtetasit e Shqipërisë, Armenisë. Azerbejxhanit, Belorusisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Gruzisë, Kosovës , Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë, Ukrainës përfshirë edhe nga Republika e Maqedonisë për studime në institucionet e larta arsimore në vendet e Vishegradit ( Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia).

Për studentët bursa është 2.300 euro për një semestër, ndërsa 1.500 euro janë për një semestër për institucionin nikoqir.
Informacionet për mënyrën, kushtet dhe formularin e aplikimit mund të merren në: https://www.visegradfund.org/apply/mobilities/visegrad-scholarship/
Afati i fundit për aplikim është deri më 15 Mars të vitit 2019.