Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon të gjithë qytetarët e interesuar të Republikës së Maqedonisë, të moshës prej 20 - 30 vjeç, të regjistruar në studime deridiplomike dhe pas diplomike, të aplikojnë në programin e Qeverisë së Japonisë dedikuar të rinjve të Ballkanit Perëndimor, për qëndrim të shkurtër studimor në Japoni gjatë periudhës 30 tetor deri më 7 nëntor 2018.


Kandidatët e përzgjedhur do të kenë mundësi të shkëlqyer për të eksploruar Japoninë nëpërmjet shkëmbimit intelektual dhe kulturor me qëllim të promovimit, mirëkuptimit dhe respektit reciprok.

Shpenzimet përkatësisht transportin ajror, sigurimin, ushqimin, akomodimin qëndrimin në vend plotësisht i mbulon Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Japonisë. Partner në implementimin e programit është Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor ( RIKO)

Afati i fundit për aplikim është 16 shtator 2018.

Informacionet më të hollësishme gjenden në http://www.rycowb.org/?p=5241