Në bazë të nenit 24 - b paragrafi ( 1) dhe (4) të Ligjit për arsim të mesëm ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/199, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/208, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 dhe 64/18), Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon

THIRRJE PUBLIKE
Për ndarjen e shpërblimeve në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë të fituar në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore , nxënësit dhe mësimdhënësit i cili ka përgatitur nxënësin për gara në arsimin e mesëm

1. Kusht për pjesëmarrje

Në Thirrjen Publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore mund të aplikojnë

- nxënës - shtetas të Republikës së Maqedonisë, të regjistruar në shkollë të mesme në teritorin e Republikës së Maqedonisë, dhe
- mësimdhënës - shtetas i Republikës së Maqedonisë, i punësuar në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë , i cili ka përgatitur nxënësin për gara, ndërsa kanë fituar vendin e parë, dytë ose tretë në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore, mbajtur në vitin shkollor 2017/2018.

Garë ndërkombëtare nënkuptohet gara në të cilën marrin pjesë nxënës nga së paku dhjetë shtete të ndryshme dhe pastaj krahasohen dituritë në mes nxënësve nga shtetet e ndryshme dhe rangohen të arriturat e tyre.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndanë çmim në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore.
Nëse në garën ndërkombëtare më shumë nxënës kanë fituar vendin e parë, dytë ose tretë, përkatësisht kanë fituar medaljen e art, argjend dhe të bronzët, ndahet shpërblimi në të holla vetëm atyre nxënësve të cilët janë ranguar në vendin e parë, dytë ose tretë përkatësisht tre nxënësit të cilët kanë fituar më së shumti pikë sipas rang listës së garave ndërkombëtare.
Nëse në listën ranguese janë dy ose më shumë nxënës të cilët kanë fituar vendin e parë, dytë ose të tretë dhe kanë numër të njëjtë të pikëve, atëherë Ministria do të ndajë shpërblime me të holla të gjithë nxënësve me pikë të njëjta.

2. Mënyra dhe afati i aplikimit

Nxënësi së bashku me mësimdhënësin i cili e ka përgatitur për pjesëmarrje në gara, duhet të dorëzojnë Fletëaplikim bashkangjitur edhe dokumentet në vazhdim

( shkarko Fletëaplikimin )

- Certifikatë të shtetësisë për nxënësin - origjinal ose kopje të vërtetuar në noter,
- Certifikatë të shtetësisë për mësimdhënësin - origjinal ose kopje të vërtetuar në noter,
- Vërtetim se është nxënës i rregullt, në shkollë të mesme në vitin shkollor 2017/2018,
- Vërtetim se mësimdhënësi është i punësuar në shkollë të mesme,
- Kopje të Diplomës për vendin e parë, dytë ose vendin e tretë në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore, mbajtur në vitin shkollor 2017/2018 për nxënësin dhe mësimdhënësin ,
- Llogari bankare të nxënësit dhe mësimdhënësit,

- Dëshmi me të cilën do të konfirmohet se gara është garë ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore në të cilën kanë marrë pjesë nxënës më së paku prej dhjetë shteteve të ndryshme,

- Deklaratë nga drejtori i shkollës për mësimdhënësin se është mësimdhënësi cili ka përgatitur nxënësin për gara ndërkombëtare,

- Deklaratë të nënshkruar nga mësimdhënësi se ai është mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin për gara ndërkombëtare,

- Deklaratë të nënshkruar nga prindi/ kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të nxënësit dhe

- Deklaratë të nënshkruar nga mësmidhënësi për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale.

Nëse mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin, ndërsa për shkak të mungesës në garë nuk disponon diplomë, mirënjohje përkatësishtë certifikatë për vendin e parë, dytë ose tretë në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore si dëshmi konsiderohen Deklaratat nga alinea 8,9 dhe 10 të kësaj pike)

Thirrja është e hapur ndërsa Fletëaplikimet mund të dorëzohen çdo ditë pune në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ( në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës) ose permes postës në adresën në vazhdim : “ Shën Qirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup, me shënim “ për Thirrje Publike për ndarjen e shpërblimeve në të holla për vendin e parë, dytë ose vendin e tretë në Gara Ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore për nxënësin dhe mësimdhënësin i cili ka përgatitur nxënësin për gara në arsimin e mesëm” më së voni deri më 31.08.2018

3. Ndarja e shpërblimeve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë, shpërblime individuale në të holla në vlerë prej 50 % nga neto paga mesatare e punëtorit në Republikën e Maqedonisë nga muaji i fundit para ndarjes së vendit të parë, 40 % për vendin e dytë dhe 30 % për vendin e tretë.
Fletëaplikimet e pa kompletuara dhe të dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ndanë shpërblim në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë në garat e Matematikës “ Kengur” i cili organizohet nga ana e Lidhjes së Matematikanëve në Republikën e Maqedonisë e cila është pjesë e Asocijacionit Ndërkombëtar Kangourou sans Frontieres”, sepse i njëjti nuk konsiderohet si garë ndërkombëtare.
Në kartën e kësaj shoqate është theksuar se organizohen të ashtuquajtura “ Lojra pa kufi” që të promovohet baza kulturore e matematikës përmes organizimit të garave vjetore në Matematikë, qëllimi i së cilës është të stimulojë dhe motivojë sa më shumë nxënës të jetë e mundur për të menduar në drejtim të pjesëmarrjes në aktivitete të tjera, gara dhe olimpiada nga matematika. Gjithashtu ndër të tjera, thuhet se kjo lojë ka për qëllim tërheqjen e numrit maksimal të nxënësve pa pasur ndonjë përzgjedhje kombëtare të pjesëmarrësve, as të krahasojë njohuritë ndërmjet shteteve.
Gjithashtu Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ndan shpërblime në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë në garat ndërkombëtare të cilat organizohen përmes aplikimit on-line dhe garat ndërkombëtare të cilët kanë të bëjnë me projekte.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook