Në bazë të Protokollit për bashkëpunim për ndarjen e bursave “ Boris Trajkovski” me numër të Arkivit 08-7502/1, nënshkruar në Shkup më 20 qershor 2018 nga Kabineti i kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë dhe SITI Kolegji , Fakulteti për studime ndërkombëtare pranë Universitetit “ Shefild” nga Britania e Madhe i vendosur në Selanik, Greqi, në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve shtetërore ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:


K O N K U R S

PËR NDARJEN E BURSAVE “BORIS TRAJKOVSKI” PËR STUDIME TË CIKLIT TË DYTË PËR ZBATIMIN E MBA PROGRAMIT NË UNIVERSITETIN SHEFILD PËR VITIN AKADEMIK 2018/2019


Regjistrimi për 20 studentë në studime me korrespodencë dy vjeçare të ciklit të II (dytë) në kuadër të Programit ekzekutiv për Administrim biznesi, MBA për:

- Menaxhment i përgjithshëm
- Marketing
- Financa
- Mbështetje logjistike
- Menaxhim në shëndetësi
- Menaxhim i resurseve njerëzore


Në këtë Konkurs mund të aplikojnë ekspert të drejtimeve të ndryshme dhe menaxherë të bizneseve të punësuar në sektorin privat dhe publik.

Mjetet për regjistrim i mbulon Qeveria e Republikës së Maqedonisë - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ( në vlerë prej 50%) dhe Fakulteti ndërkombëtarë pranë Universitetit “ Shefild” , SITI Kolegji ( në vlerë prej 50%).


Programi MBA është paraparë që të realizohet gjatë fundjavave në Selanik, Greqi . Nuk është e domosdoshme që studentët të jetojnë në Greqi por ata në Selanik duhet të qëndrojnë vetëm gjatë këtyre fundjavave. Bursa i mbulon vetëm mjetet për regjistrim. Mjetet tjera ( shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe shpenzimet tjera të jetesës) duhet t′i mbulojë vetë kandidatit.

Kushtet për aplikim:

Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet t'i plotësojnë kushtet në vazhdim:

●Të kenë të mbaruar studimet deridiplomike me notë mesatare minimum 8,00.

●Të kenë përvojë pune minimum 3 vjet;

● Të njohin shkëlqyeshëm gjuhën angleze ( TOEFEL certifikat me rezultat 89 ( kur merret përmes internetit ) ose IELTS 6,5 ose ekuivalentit e tyre). Kandidatët të cilët arsimin e mesëm / lartë e kanë kryer në gjuhën angleze nuk janë të obliguar të dorëzojnë certifikat të këtillë.

Kandidatët të cilët nuk posedojnë një nga këto certifikata të lartëpërmendura, do të testohen nga ana e SITI Kolegjit. Për datën dhe vendin e testimit kandidatët do të njoftohen paraprakisht. 

● Në ditën e paraqitjes kandidatët duhet të jenë mbi moshën 24 vjeç.

Kritere për përzgjedhje do të konsiderohen:

1. Shkalla e arsimimit dhe nota mesatare. Kandidatët të cilët kanë të mbaruar studime të magjistraturës dhe doktoraturës do të kenë përparësi gjatë përzgjedhjes.

2. Përparësi gjatë përzgjedhjes së kandidatëve do të konsiderohet cilësia dhe kohëzgjatja e përvojës së punës, si dhe niveli i pozitës së udhëheqësit që kandidati ka pasur gjatë përvojës së punës.

3. Niveli i njohjes së gjuhës angleze.

DOKUMENTET E NEVOJSHME:

1. Fletëparaqitje
2. Formular i plotësuar për aplikim
3.Diplomë për studimet e kryera deridiplomike të përkthyer nga përkthyes gjyqësor në gjuhën angleze dhe Certifikatë të notave me notë mesatare ;
4. Kopje të Certifikatës për njohjen e gjuhës angleze të vërtetuar në noter;
5. Një rekomandim me shkrim ( në zarf të mbyllur dhe të nënshkruar);
6. Biografi në gjuhën angleze;
7. 4 Fotografi ( madhësi të Pasaportës)


PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga Komisioni i përbashkët i cili përbëhet nga një përfaqësues - nënshkrues të Protokollit, në përputhje me kriteret e Universitetit të Shefildit dhe dispozitave ligjore të Republikës së Maqedonisë.

Dokumentet dorëzohen në tre (3) shembuj ( një origjinal dhe dy kopje).
Afati i fundit për paraqitje: 20 korrik 2018.

Dokumentet të dorëzohen në adresën:
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Rr. “ Shën Qirili dhe Metodi” nr. 54 ( ndërtesa - Nova Makedonija, Arkivi - përdhesë), 1000 Shkup shënuar “ Bursa Boris Trajkovski”.

Kontakt personi : Anastasija Trajkovska, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook