Në  bazë të nenit  55 paragrafi 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe  51/11), neni 54 të Ligjit për standard të nxënësve  “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15 dhe 30/16) dhe Aktvendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 150 ( njëqind e pesëdhjetë )  bursave  për nxënës  të talentuar - sportist të shkollave të mesme publike dhe private  në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2017/2018, Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon

KONKURS
për ndarjen  e 150 ( njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar - sportist të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2017/2018

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2017/2018 ndanë 150 ( njëqind e pesedhjetë) bursa për nxënës të talentuar - sportist të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

Të drejtë burse  kanë nxënësit të cilët mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë  dhe i  plotësojnë kushtet në vazhdim:

1. të jenë nxënës të rregullt të vitit të I të cilët gjatë tre viteve të fundit kanë fituar së paku dy shpërblime  për vendin e I ose të II në gara ndërkombëtare ose shtetërore nga fusha e sportit të organizuara nga federatat nacionale e sportit që kanë vendim për kryerje të veprimtarisë sportive  të dhënë nga Agjencioni  për Rini dhe Sport;
2. të jenë nxënës të rregullt të vitit të II, III dhe IV, të cilët gjatë vitit të kaluar kanë fituar çmime për vendin e I ose II në gara ndërkombëtare ose shtetërore nga fusha e sportit të organizuara nga federatat nacionale sportive që kanë vendim për kryerje të veprimtarisë sportive  të dhënë nga Agjencioni  për Rini dhe Sport;
3. të kenë të arritur sukses mesatar së paku  4,00 gjatë arsimimit të deritanishëm;
4.të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit;
5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani  tjera;
6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.
Kriter për ndarjen e bursave është  suksesi  i vazhdueshëm mesatar së paku 4,00 dhe shpërblimet e fituara  në gara shtetërore ose ndërkombëtare nga fusha e sportit (individual ose ekipor), ku për  kriterin sukses i arritur  gjatë shkollimit mund të fitohet së paku 40 pikë, ndërsa nga shpërblimet e fituara më së shumti 60 pikë.
Gjatë përcaktimit të pikave të përgjithshme nga shpërblimet  e fituara për nxënësit e vitit të I, do të vlerësohen dy shpërblimet e fituara të ranguara më të larta, ndërsa për nxënësit e vitit të  II, III dhe IV vlerësohet vetëm një shpërblim  i ranguar  më  lartë.
10 pikë shtesë do të fitojnë  nxënësit të cilët do të dorëzojnë më shumë shpërblime/diplomat se sa janë  paraparë, dhe janë të të njejtit lloj të sportit.  

Për shpërblimet e fituara në gara shtetërore nga fusha e sportit do të njihen vetëm shpërblimet  e fituara në gara të organizuara nga federatat sportive nacionale që kanë vendim për kryerje të veprimtarisë sportive  të dhënë nga Agjenciani  për  Rini dhe Sport, ndërsa nuk do të merren parasysh  nga klubet e sporteve, shoqatat etj.


II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Nxënësit të cilët aplikojnë, duhet të plotësojnë Fletëparaqitje elektronike e cila gjendet në  portalin http://stipendii.mon.gov.mk, duke filluar nga 25.10.2017 deri më 5.11.2017.
Para aplikimit elektronik kompletoni dokumentacionin e nevojshëm nga pika III.

Lista me kandidatët e përzgjedhur do të publikohet më 01.12.2017 në ueb portalin http://konkursi.mon.gov.mk.

III. VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Nxënësit të cilët kanë aplikuar në  mënyrë elektronike është e nevojshme  që në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në rr. Shën  Kirili dhe  Metodi nr. 54 – Shkup, prej datës 25.10.2017 – 5.11.2017  prej ora 09-15:30, t'i sjellin dokumentet në vijim:

1. Listë evidentuese;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2017/2018;
3. Numër identifikimi nga Fletëaplikimi  elektronik;
4. Dëftesa të vërtetuara në noter për vitet paraprake ( kandidatët e vitit të parë dorëzojnë  dëftesat nga klasa e VI - IX);
5. Kopje të diplomave të vërtetuara në noter për shpërblimet e fituara në gara shtetërore dhe / ose gara ndërkombëtare;
6.Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër. e cila gjendet në portalin http:// konkursi.mon.gov.mk;
7. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së ngushtë ( prind-kujdestar, vëllezër, motra) me të cilën pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet publike me të cilët kanë të lidhur marrëveshje për bashkëpunim, të publikuar në ueb portalin http://stipendii.mon.gov.mk;
8. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të sakta dhe identike me të dhënat e shënuara në Fletëaplikimin elektronik të publikuar në portalin http://stipendii.mon.gov.mk;

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në pajtim me Rregulloren për formular të Kërkesës për akomdim në konviktet për nxënës  dhe formularin e  Kërkesës për ndarje të bursave për dokumentacionin  e nevojshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 189/16), zyrtarisht,  do të sigurojë dokumentin  në vijim:

- certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Shpërblimet - diplomat  ku nuk është precizuar vendi i fituar në gara shtetërore ose ndërkombëtare, përkatësisht shpërblimet dhe mirënjohjet  për pjesëmarrje në gara pa vend të fituar , shpërblimet - diplomat të cilët nuk janë fituar gjatë dy viteve paraprake shkollore për nxënësit e vitit të I-rë ose gjatë vitit të kaluar shkollor për nxënësit e vitit të II, III dhe IV nuk do të merren parasysh.

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:
- i pakompletuar dhe/ose
-i dorëzuar pas përfundimit të afatit.

Me dorëzimin e dokumenteve për aplikim kandidatët  gjithashtu duhet  të dorëzojnë edhe kopje të  llogarisë  transakcionale ( ku do të mund t'i tërheqin të hollat në rast se ju ndahet  bursë) .


IV. SHUMA E BURSËS


Shuma e bursës do të arrijë 2.970,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.
Nxënësit  të cilët do të jenë fitues të bursës do të lidhin Marrëveshje me Ministrinë e
Arsimit dhe Shkencës me ç'rast do të rregullohen të drejtat dhe detyrimet.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
MINISTËR
Renata Deskoska

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook