Në bazë të nenit   55 paragrafi 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e  organeve të Administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), nenit 54 paragrafi 3 të Ligjit për standardet e nxënësit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15 dhe 30/16) dhe Vendimit për publikimin  e Konkursit për ndarjen e  80 (tetëdhjetë) bursave për nxënës – fëmijë pa prindër të shkollave  të mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2017/2018, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

KONKURS
për ndarjen  e 80 (tetëdhjetë) bursave për nxënës – fëmijë pa prindër të  shkollave të mesme
shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor
2017/2018


Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2017/2018  do të ndajë 80 (tetëdhjetë) bursa për nxënës-fëmijë pa prindër të shkollave të  mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë.

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë burse  kanë të gjithë nxënësit  të cilët mësimin e ndjekin  në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:

1. të jenë nxënës të rregullt nga viti i I-rë , të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses mesatarë së paku 3,00;

2. të jenë nxënës të rregullt  në vitin e II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur sukses mesatarë  së paku 3,00
3. të disponojnë  vërtetim nga Qendra kompetente për përkujdesje sociale, vërtetim nga shtëpia ku është i strehuar ose dokumentacion tjetër me të cilën dëshmohet se janë fëmijë pa prindër;
4. të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimit;
5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione  ose kompani  tjera;
6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.
Kritere për ndarjen e bursave janë suksesi i arritur  me ç'rast  nxënësi  mund të fitojë  më së shumti 100 pikë.

II. MËNYRA, VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet, e parapara  në Konkurs nga  data  20.10.2017 - 3.11.2017, prej ora 09:00-15:00  në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Rr. Shën. Kirili dhe Metodi nr. 54 – Shkup, duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim:

1.Listë evidentuese;
2.Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2017/2018;
3.Viti  i I-rë  dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX;
4. Vërtetim nga Qendra kompetente për përkujdesje sociale, vërtetim nga shtëpia ku është strehuar ose dokumentacion tjetër përkatës ku  do të dëshmojë se janë fëmijë pa prindër;
5. Deklaratë të nënshkruar nga kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër , të publikuar në  ueb faqen  http://konkursi.mon.gov.mk;

Lista përfundimtare me emrat e kandidatëve të  përzgjedhur do të publikohet më 01.12.2017  në  ueb faqen  http://stipendii.mon.gov.mk.
 Ministria e Arsimit dhe Shkencës në pajtim me Rregulloren për formular të Kërkesës për akomdim në konviktet për nxënës  dhe formularin e  Kërkesës për ndarje të bursave për dokumentacionin  e nevojshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 189/16), zyrtarisht,  do të sigurojë dokumentin  në vijim:

-certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:
- i pakompletuar dhe/ose
-i dorëzuar pas përfundimit të afatit.

    Me dorëzimin e dokumenteve për aplikim nxënësit  gjithashtu duhet  të dorëzojnë edhe kopje nga  llogaria  transakcionale ( ku do të mund t'i tërheqin të hollat në rast se ju ndahet  bursë) .
    Nxënësit  të cilët do të  jenë fitues të bursës  me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Dëftesat origjinal  duhet t'i dorëzojnë në  shqyrtim.


III. SHUMA E BURSËS


Shuma e bursës do të arrijë 2.750,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.
Nxënësit  të cilët do të jenë fitues të bursës do të lidhin Marrëveshje me Ministrinë e
Arsimit dhe Shkencës me ç'rast do të rregullohen të drejtat dhe detyrimet.


MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
MINISTËR
Renata Deskoska

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook