KONKURS

për ndarjen e  bursave për nxënësit e shkollave të mesme të cilat realizojnë programe mësimore në drejtimin   hoteleri-turizëm  në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor
2017/2018

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndanë 15 (pesëmbëdhjetë) bursa për nxënësit  e  shkollave të mesme të cilat realizojnë programe mësimore në drejtimin  hoteleri-turizëm  në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2017/2018


I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

Të drejtë burse  kanë nxënësit  të cilët mësojnë në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:

1. të jenë nxënës të rregullt të shkollave të mesme të cilat realizojnë programe mësimore në  drejtimin hotelieri - turizëm   në Republikën e Maqedonisë;

2. të kenë të fituar më  së paku një  shpërblim për vendin e I, II ose III në gara ndërkombëtare ose në gara shtetërore nga fusha e hotelerisë dhe/ose turizmit;
3. të kenë të arritur sukses mesatar  të vazhdueshëm më së paku 3,50 gjatë arsimimit  të deritanishëm;
4. të mos kenë përsëritur vit  gjatë arsimimit;
5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione  ose kompani  tjera;
6. të jenë shtetas të Republikës së  Maqedonisë.

Kriteret për ndarjen e bursave janë:

- një shpërblim të fituar në gara shtetërore ose ndërkombëtare, nxënësi mund të fitojë më së shumti 50 pikë,
- për çdo shpërblim - diplomë  të dorëzuar në mënyrë plotësuese nga fusha e hotelerisë dhe / ose turizmit fitohen pikë shtesë
- suksesi i arritur gjatë arsimimit të deritanishëm, nxënësi mund të fitojë më së shumti 50 pikë.

Gjatë përcaktimit të pikëve të përgjithshme nga shpërblimet e fituara të  nxënësve  do të vlerësohet njëri  prej shpërblimeve të ranguara më lartë. Për vendin e parë të fituar në gara ndërkombëtare nxënësi mund të fitojë më së shumti 50 pikë, ndërsa për vendin e parë në gara shtetërore nxënësi mund të fitojë më së shumti 25 pikë.

Për çdo shpërblim - diplomë  të dorëzuar në mënyrë plotësuese nga fusha e hotelerisë dhe / ose turizmit fitohen pikë shtesë
Me garë ndërkombëtare nënkuptohet garë mes nxënësve më së paku prej dhjetë vendeve  të ndryshme.

Me dorëzimin e dokumenteve për aplikim kandidatët   gjithashtu duhet  të dorëzojnë edhe kopje nga  llogaria  transakcionale ( ku do të mund t'i tërheqin të hollat në rast se ju ndahet  bursë) .

II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Nxënësit të cilët paraqiten në konkurs, duhet të plotësojnë fletëparaqitjen elektronike e cila gjendet  në portalin http://stipendii.mon.gov.mk, duke filluar prej 20.10.2017 deri më 3.11.2017.
Para aplikimit  elektronik, është e domosdoshme të kompletohen dokumentet e nevojshme nga pika III e këtij Konkursi.
Lista me kandidatët e përzgjedhur do të publikohet më 01.12.2017 në portalin http://konkursi.mon.gov.mk.


III. VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Nxënësit të cilët kanë aplikuar  në mënyrë elektronike është e nevojshme që në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në Rr. Shën  Kirili dhe  Metodi nr. 54 – Shkup, prej datës 20.10.2017 – 3.11.2017 prej ora 09-15:30, t'i sjellin dokumentet në vijim:

1. Listë evidentuese;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2017/2018;
3. Numër identifikimi nga Fletëaplikimi  elektronik;
4. Dëftesa të vërtetuara në noter për vitet paraprake ( kandidatët e vitit të parë dorëzojnë  dëftesat nga klasa e VI - IX);
5. Kopje të diplomave të vërtetuara në noter për shpërblimet e fituara në gara shtetërore dhe / ose gara ndërkombëtare;
6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër. e cila gjendet në portalin http:// konkursi.mon.gov.mk;
7. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së ngushtë ( prind-kujdestar, vëllezër, motra) me të cilën pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet publike me të cilët kanë të lidhur marrëveshje për bashkëpunim, të publikuar në portalin http://stipendii.mon.gov.mk;
8. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të sakta dhe identike me të dhënat e shënuara në Fletëaplikimin elektronik të publikuar në portalin http://stipendii.mon.gov.mk;
Lista përfundimtare me emrat e kandidatëve të  përzgjedhur do të publikohet më 01.12.2017  në  ueb faqen  http://stipendii.mon.gov.mk.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në pajtim me Rregulloren për formular të Kërkesës për akomdim në konviktet për nxënës  dhe formularin e  Kërkesës për ndarje të bursave për dokumentacionin  e nevojshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 189/16), zyrtarisht,  do të sigurojë dokumentin  në vijim:

- certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Shpërblimet - diplomat  ku nuk është precizuar vendi i fituar në gara shtetërore ose ndërkombëtare, përkatësisht shpërblimet dhe mirënjohjet  për pjesëmarrje në gara pa vend të fituar , nuk do të merren parasysh.

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:
- i pakompletuar dhe/ose
-i dorëzuar pas përfundimit të afatit.

Me dorëzimin e dokumenteve për aplikim kandidatët  gjithashtu duhet  të dorëzojnë edhe kopje nga  llogaria  transakcionale ( ku do të mund t'i tërheqin të hollat në rast se ju ndahet  bursë) .

IV. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës do të arrijë 2.200,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.
Nxënësit  të cilët do të jenë fitues të bursës do të lidhin Marrëveshje me Ministrinë e
Arsimit dhe Shkencës me ç'rast do të rregullohen të drejtat dhe detyrimet.

DOKUMENTET E NEVOJSHME

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
MINISTËR
Renata Deskoska

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook