I.1. Në vitin akademik 2017/2018  në konviktet shtetërore dhe objekte tjera për akomodim në Republikën e Maqedonisë do të pranohen studentë të rregullt të regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet  publike dhe private si dhe insitucionet  e larta arsimore  në Republikën e Maqedonisë edhe atë në:

Nr.re

KONVIKTI

VENDI

Numri i shtretërve për sudentët e vitit të I

Numri i shtretërve për studentët e vitit të II, III, IV, V dhe VI dhe apsolvetëve

NUMRI I PËRGJITHSHËM I SHTRETËRVE

1

KSHS “SHKUP”

Shkup

     
 

- GOCE DELLÇEV

 

     120

         488

608

 

-KUZMAN JOSIFOVSKI PITU

 

98

392

490

 

-STIV NAUMOV – ndërtesa e parë dhe e dytë

 

     123

         497

620

 

- STIV NAUMOV – ndërtesa e tretë

 

     120

         481

601

 

- STIV NAUMOV – barakat e reja

 

27

111

138

2

KSHK “PELLAGONIJA

Shkup

     200

         780

980

3

KSHK “TOME STEFANOVSKI SENIQ”

Shkup

     115

462

577

4

KSHK “KOÇO RACIN”

Manastir

77

308

385

5

KSHK “NIKOLLA KAREV”

Ohër

46

185

231

6

KSHK “DONE BOZHINOV”

Probishtip

26

104

130

7

KSHK “ORDE ÇOPELLA”

Prilep

57

228

285

8

KSHK “BRAQA MILLADINOVCI”

Shtip

         50

         177

216

9

KPS “OAZA”

Shtip

22

90

112

10

KPS “HILJADNIKOV”

Shtip

12

48

60

11

KPS “LOGOS”

Shtip

         11

           43

54

 

GJITHSEJ:

 

   1104

       4394

5498

 * Akomodimi në konviktin  Goce Dellçev në Shkup, do të bëhet vetëm në blloqet e renovuara A dhe B.

I.2. Shpërndarja e numrit të përgjithshëm të vendeve që janë në dispozicion bëhet në mënyrën në vijim:
а) grupi i parë - 40% nga numri i përgjithshëm i vendeve që janë në dispozicion  dedikohen për studentët të cilët të ardhurat  e përgjithshme në familje i kanë deri në neto pagën minimale të vërtetuar në Republikën e Maqedonisë, edhe atë:

- fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindërore,
- fëmijë me nevoja të veçanta
- fëmijë të shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe ndihmës së vazhdueshme në të holla,
- fëmijë të prindërve vetëushqyes;,
- fëmijë të prindërve të papunësuar dhe
- fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënies së punës për shkaqe afariste.

b) Në grupin e parë bëjnë pjesë edhe studentë për të cilët të ardhurat e përgjithshme në familje është mbi neto pagën minimale të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë edhe atë :
- fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindërore
- fëmijë me nevoja të veçanta,
- fëmijë të prindërve vetëushqyes
- fëmijë të prindërve të papunësuar dhe
-fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënie së punës për shkaqe afariste.

c) Grupi i dytë – 25% nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion janë për studentët të cilët kanë arritur sukses të lartë në mësim.
ç) Grupi i tretë – 35% nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion janë për studentët e rregullt të regjistruar në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e larta arsimore  në Republikën e Maqedonisë që nuk bëjnë pjesë në grupet të pikave  a), b) dhe c) të kësaj pike.

I.3. Nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion në konvikte, 20% sigurohen për studentë, që për herë të parë do të regjistrohen në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e larta arsimore  në  Republikën e Maqedonisë.


II. KUSHTET PËR PRANIM
II.1. Të drejtë pranimi  kanë studentët e rregullt shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe shkollohen jashtë vendit ku jetojnë, dhe të regjistruar në studime akademike me kohëzgjatje:
-       më pakë se tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur vit akademik
-       tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur më shumë se një vit akademik dhe
-       mbi tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur më shumë se dy vite akademike;

II.2. Të drejtë pranimi  kanë studentët e rregullt të cilët janë regjistruar në universitetet dhe institucionet e larta arsimore  në Republikën e Maqedonisë të zgjedhur me konkurse, vendime, marrëveshje etj dhe atë: bursistë qeveritarë – studentë me prejardhje maqedonase, studentë të huaj  të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë, studentë në përputhje  me programin CEEPUS, studentë sipas marrëveshjeve bilateral etj.

II.3. Nuk kanë të drejtë regjistrimi studentët të cilët:
1.    kanë prishur rendin në konvikt  me ç′rast  u është shqiptuar masë disiplinore për shfrytëzimin e shërbimeve në konvikt , gjatë kohës së caktuar në masën e shqiptuar edukative,
2.    Studentët e regjistruar për herë të dytë si absolventë,
3.    Studentët të cilët nuk kanë shlyer  pagesat për akomodim  ndaj konviktit  më shumë se një muaj,
4.    Studentët e regjistruar në studime pasdiplomike.

II.4. Studentët tek të cilët Komisioni për pranim do të konstatojë keqpërdorim të shtratit të marrë, i njëjti do t′i merret atij dhe do ti jepet studentit që gjendet në listën e pritjes për konviktin përkatës.

III. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES
Studentët të cilët do të paraqiten në Konkurs duhet patjetër të plotësojnë fletëaplikim elektronik të vendosur në ueb faqen www.smestuvanje.mon.gov.mk.
Studentët mund të konkurrojnë vetëm në  një konvikt studentor.
Studentët të cilët kanë aplikuar disa herë, si valide do të merret fletëaplikimi I fundit , para dorëzimit të dokumenteve të nevojshme nga pika  IV.
Afati për aplikim elektronik të studentëve të vitit të II-të  dhe viteve tjera  fillon prej 17.07.2017 dhe zgjatë deri më 12.08.2017.
Afati për aplikim elektronik të studentëve të vitit të I-rë fillon prej 20.08.2017 dhe zgjatë deri më 28.08.2017.
Pas publikimit të listave përfundimtare me emrat e studentëve të pranuar në konvikte, nëse mbeten vende të paplotësuara për akomodim në ndonjë konvikt, aplikimi eletronik do të vazhdojë deri në plotësimin e të njëjtave, por më së voni deri më 29.09.2017.


IV. DOKUMENTET E NEVOJSHME
IV.1. DOKUMENTET E NEVOJSHME
Studentët të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit dhe kanë plotësuar fletëaplikim  elektronik, duhet t′i dorëzojnë dokumentet në vijim:

1.    Lutje me taksë të paguar administrative prej 50,00 denarë;

2.    Numër identifikimi nga fletëaplikimi i sukseshëm elektronik;

3.    Vërtetim për rregullshmërinë e studentit gjatë studimeve;

4.    Fletëaplikim elektronik të printuar për kontrollimin e të dhënave;

5.    Certifikatë me numrin e provimeve të parapara dhe të dhëna nga vitet e kaluara;

6.    Farmular të vërtetuar “UPPI”

7. Studentët e regjistruar për herë të parë në vitin e I-rë, dorëzojnë kopje të Diplomës për arsim të mesëm të mbaruar dhe vërtetim për regjistrim të studimeve të rregullta (ose dokument tjetër ku do të dëshmojnë  se janë të regjistruar në fakultet);

8. Deklaratë për gjendjen familjare të studentit, gjegjësisht të familjes më të ngushtë;

9. Kandidatët – studentë pa prindër dhe përkujdesje prindërore (të posedojnë vërtetim nga Qendra kompetente për kujdes social, vërtetim nga qendra ku është përkujdesur ose dokument tjetër përkatës me të cilin do të dëshmojnë se janë fëmijë pa prindër) dhe studentët të cilët janë të kategorizuar si persona me nevoja të veçanta (të kenë rezultat dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës në zhvillim fizik dhe psikik dhe nevojave specifike të dhënë nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësim të nevojave specifike të personave me pengesa në zhvillim fizik dhe psikik) me të cilin do të dëshmojnë statusin e tyre;

10. Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes  më të ngushtë (prindër-kujdestar, vëllezër, motra), ku kandidati pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht  të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet e caktuara me të cilat ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim;

11. Deklaratë për të dhënat identike;

12. Deklaratë nga prindi – kujdestari për shlyerjen e  shpenzimeve për akomodim  dhe ushqim në konvikt;

13. Vërtetim për neto rrogë të realizuar të anëtarëve të punësuar të familjes për muajin qershor të vitit 2017 ose nëse nuk është paguar neto rroga për këtë muaj, të dorëzohet vërtetim për neto rrogën e fundit të paguar (për prindërit-kujdestarët, të punësuarit në institucionet shtetërore dhe publike të dorëzohet vërtetim për pagë të vërtetuar nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit-kujdestarët të punësuar në firmat private të dorëzohet vërtetim për pagë si dhe deklaracion të vërtetuar për pranim të pagës); për anëtarët e pensionuar të familjes të dorëzohet çek – fletëpagesë e pensionit; për prindër të shkurorëzuar të dorëzohet dëshmi për shkurorëzim ose nëqoftëse kandidati  pranon alimentacion e njëjta të dorëzohet si e  ardhur mujore , për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzohet vendim ose çekun e  fundit, për invaliditet të dorëzohet  vërtetim mjekësor, ndërsa për motra,/vëllezër të kandidatit që janë nxënës/studentë vërtetime nga shkolla, gjegjësisht fakulteti ose institucion tjetër;

14. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në pajtim me marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim, zyrtarisht,  do të sigurojë dokumentet në vijim:
- Certifikatë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, për të ardhurat e ndryshme të  realizuara për vitin paraprak (të ardhura nga veprimtaria e pavarur, nga veprimtaria bujqësore, nga prona dhe të drejtat pronësore, nga kapitali, fitimet kapitale, fitimet nga lojërat e fatit dhe lojërave shpërblyese, të ardhura të tjera) për të dy prindërit – përkujdesësit e kandidatit në veçanti  dhe për vet kandidatin;

- vërtetim se nuk janë të punësuar  ose pranojnë /nuk pranojnë kompensim në të holla anëtarët e papunësuar  të familjes më të ngushtë nga Agjencioni  për Punësim e Republikës së Maqedonisë;
-certifikatë të lindjes për vëllaun/motrën nën 6 vjet, si dhe certifikatë të vdekjes për prindin e vdekur nga Drejtoria për evidentim të librave të amzës;
- certifikatë të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë nga Ministria e Punëve të Brendshme.


IV.2. DORËZIMI I DOKUMENTEVE
Kandidatët – studentë pa prindër dhe përkujdesje prindërore dhe studentët të cilët janë persona me nevoja të veçanta  i dorëzojnë dokumentet me numër rendor 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7,  8, 9, 10 ,11 dhe 12.
Kandidatët të cilët konkurrojnë për konvikt studentor në Shkup, dokumentet e lartpërmendura i dorëzojnë personalisht në hapësirat  e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (sportelet në vet hyrjen në arkivin e Njësisë për standarde të nxënësve dhe studentëve) prej ora 9 – 15.30 ose përmes postës deri tek Komisioni për pranim dhe kontrollim të dokumentacionit në adresën Ministria e Arsimit dhe Shkencës, rr. “Shën Kirili dhe  Metodi” nr. 54, 1000 Shkup edhe atë duke filluar prej 14.08.2017 deri më 25.08.2017, ndërsa studentët e vitit të I-rë dokumentet i dorëzojnë duke filluar prej 29.08.2017 deri më 05.09.2017.

Kandidatët të cilët konkurrojnë për konvikt studentor jashtë Shkupit, dokumentet e lartpërmendura i dorëzojnë deri tek Komisioni për pranim dhe kontrollim të dokumentacionit në konviktin për të cilin konkurrojnë.
Kandidatët nuk do të rangohen  nëse dokumentacioni i dorëzuar është:
-i pakompletuar dhe
-i dorëzuar pas përfundimit të afatit.
Kandidatët nuk do të rangohen  në listën përfundimtare të pranimit të studentëve në konviktet studentore nëse Komisioni vërteton se të dhënat të cilat janë shënuar në fletëaplikimin elektronik nuk janë identike me të dhënat e dokumentacionit të dorëzuar.


V. MËNYRA DHE PROCEDURA PËR PRANIMIN E STUDENTËVE
V.1. Mënyra dhe procedura për pranim të studentëve në konvikte  dhe kapacitete të tjera për akomodim, si dhe kushtet për akomodim dhe ushqim rregullohen në pajtim me Ligin për standardet e studentëve dhe Rregulloren për mënyrën dhe procedurën për pranim të studentëve në konviktet shtetërore studentore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 89/13, 98/13dhe 130/16).

Në pajtim me rregulloren për pranim të studentëve, suksesi nga arsimi i mesëm, suksesi gjatë studimeve, rregullshmëria gjatë studimeve dhe gjendja materiale-familjare e studentëve janë elementet bazë për rangim dhe pranim të studentëve në konviktet studentore.

V.2. Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të II-të  dhe viteve të tjera më lartë do të publikohet më datë 31.08.2017 në tabelat e shpalljes në konviktet studentore ku ka konkurruar studenti dhe në ueb faqen www.smestuvanje.mon.gov.mk.
Ankesat pas rezultateve dorëzohet në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr. Shën Kirili dhe  Metodi nr. 54, Shkup në afat prej 5 ditëve nga dita e publikimit të rezultateve.

V.3. Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të I-rë do të publikohet më datë 11.09.2017  në tabelat e shpalljes në konviktet studentore ku ka konkurruar studenti dhe në ueb faqen  www.smestuvanje.mon.gov.mk.
Ankesat pas  rezultateve dorëzohet në afat prej 5 ditëve nga dita e publikimt të rezultateve në arkivin e Ministrisë.

V.4. Nëse numri i studentëve, që i plotësojnë kushtet sipas grupeve të caktuara në pikën I.2. të këtij Konkursi, është më i vogël se numri i paraparë i shtretërve, vendet e lira do të plotësohen me studentë që i plotësojnë kushtet nga grupet të tjera.

V.5. Nëse janë siguruar kushte përkatëse, vende të lira në konviktet studentore do të mund të plotësohen me nxënës, në përputhje me kushtet e Konkursit për pranim të nxënësve në konviktet publike për nxënës në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2017/2018.


VI. AFATET PËR AKOMODIM
Studenti mund të akomodohet në konvikt  nga dita e marrëveshjes së nënshkruar me konviktin ku është  pranuar, por jo më vonë se 10 ditë nga lista e publikuar përfundimtare.
Nëse studenti, i cili është i pranuar në bazë të këtij Konkursi, nuk nënshkruan marrëveshje në afatin e paraparë, atëherë i njëjti nuk do të ketë të drejtë përsëri  të konkurrojë për tu akomoduar në konvikt.

Dokumentet e nevojshme

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook