Në pajtim me nenin 42 të Ligjit për arsim të mesëm ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/2011, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14 10/15, 98/15,145/15, 30/16 dhe 127/16), Ligjit për arsim dhe trajnim profesional ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ nr. 71/06, 117/08, 148/09, 17/11, 24/13, 137/13, 41/14 dhe 145/15) dhe Ligjit për Akademinë e Sportit ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 115/14, 129/15, 146/15, 30/16 dhe 142/16), bëhet ndryshim i Konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2017/2018 në Republikën e Maqedonisë.

Në pikën V. KRITERET PËR ZGJEDHJE

Paragrafi 7, “ Për vlerë mesatare të pikëve të sjelljes prej klasës së VI deri në IX nxënësi mund të fitojë më së shumti 5 pikë. ( Sjellja shembullore vlerësohet me 2 pikë, sjellja e mirë me 1 pikë dhe sjellja e pakënaqshme vlerësohet me 0 pikë. Vlera mesatare është shuma e pikëve të sjelljes prej klasës së gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë pjesëtohet me 4)” ndryshohet si vijon : “ Për vlerë mesatare nga pikët për sjelljen prej klasës së VI deri në IX nxënësi mund të fitojë më së shumti 5 pikë.( Sjellja shembullore vlerësohet me 5 pikë, sjellja e mirë vlerësohet me 3 pikë dhe sjellja e pakënaqshme vlerësohet me 0 pikë. Vlera mesatare është shuma e pikëve të sjelljes prej klasës së gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë pjesëtuar me 4).

Paragrafi 8 “ Nxënësi në bazë të kritereve të përcaktuara në këtë Konkurs mund të fitojë më së shumti 77 pikë “ ndryshohet si vijon : “ Nxënësi në bazë të kritereve të përcaktuara në këtë Konkurs mund të fitojë më së shumti 80 pikë.”

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook