Në bazë të nenit 27 të Ligjit për standardin e nxënësve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë ”numër 52/05, 117/08 ,17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15 dhe 30/16) dhe Rregullores për mënyrën dhe procedurën e pranimit të nxënësve në konviktet publike të nxënësve („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “numër 55/10, 49/11, 50/15, 59/16 dhe 41/17) dhe Rregullores për mënyrën dhe realizimin e së drejtës për akomodim në konviktet për nxënësit e akademisë për sport nr. 20-6066/1 të datës 22.03.2016, MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS , shpall

KONKURS
Për pranimin e nxënësve në konviktet publike të nxënësve në Republikën e Maqedonisë
Për vitin shkollor 2017/2018


Në vitin shkollor 2017/2018 në konviktet publike të nxënësve do të pranohen për akomodim dhe ushqim nxënësit nga arsimi i mesëm dhe atë :

Numri rendor

KONVIKTI I NXËNËSVE

QYTET/KOMUNË

Numri i shtretërve për vitin shkollor  2017/2018

Gjithsej 

Për vitin e

 I 

 Për vitin II

Për vitin III 

Për vitin   IV

1

“Mirka Ginova ”

Manastir

276

79

62

75

60

2

“Lazar Lazarevski”

Veles

221

52

41

71

57

3

“Branko Stanoeviq  ”

Gostivar

200

77

41

42

40

4

“Krste P. Misirkov ”

Kavadar

100

40

30

15

15

5

“Profesor Mijalkoviq ”

Kumanovë

120

30

30

30

30

6

“Mitko Penxhukliski ”

Kratovë

45

15

10

10

10

7

“Boro Menkov ”

Kriva Pallankë

84

30

20

19

15

8

“Shën Naumi i Ohrit ”

Makedonski Brod

60

20

16

14

10

9

“Vanço Pitoshevski ”

Ohër

135

46

47

22

20

10

“Koço Racin ”

Sveti Nikole

106

46

20

20

20

11

“Dimitar Vllahov ”

Strumicë

86

20

18

24

24

12

“Vëllezërit Milladinovci ”

Strugë

140

50

30

30

30

13

“Zdravko Cvetkovski ”

Shkup

396

90

76

108

122

14

“Dr Pançe Karagjozov ”

Shkup

103

22

34

29

18

15

“Shën Naumi i Ohrit”

Shkup

75

30

25

20

0

16

“Dimitar Vllahov” LMP

Shkup

80

20

20

20

20

17

“Partenie Zografski ”

Shkup

220

74

41

60

45

18

“Iskra”

Shtip

90

34

32

24

0

 

• Prioritet gjatë pranimit të nxënësve në Konviktet publike të nxënësve do të kenë nxënësit të regjistruar në vitin e I, II, III dhe IV në Shkollën e mesme shtetërore Akademia për sport në Shkup dhe paralelet e disperzuara të kësaj shkolle në qytetet tjera të Republikës së Maqedonisë.


I. KUSHTET E PRANIMIT

Të drejtën për pranim në konviktet publike të nxënësve kanë nxënësit që i plotësojnë kushtet si vijon:
1. Të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2017/2018;
2. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë ;
3. Të jenë të regjistruar në plan dhe program mësimor e të mos jetë i përfaqësuar në komunën, gjegjësisht Qytetin e Shkupit ku nxënësi ka vend të përhershëm të jetesës ;
4. Shkolla ku është i regjistruar nxënësi të jetë e larguar së paku 25 kilometra nga vendi i përhershëm i jetesës dhe të ketë të organizuar transport publik ;
5. Shkolla ku është regjistruar nxënësi të jetë e larguar së paku 10 kilometra nga vendi i përhershëm i banimit dhe nuk ka të organizuar transport publik.

I. 1.
Të drejtë për pranim në konviktet publike për nxënës kanë nxënësit e regjistruar në Akademinë për sport në Shkup, të cilët i plotësojnë kushtet në vijim:
1. Të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në Akademinë për sport në Shkup në vitin shkollor 2017/2018;
2. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;
3. Të jenë me vendbanim ndryshe nga vendi në të cilin gjendet Akademia për sport edhe nëse në vendin në të cilin nxënësi jeton nuk realizohet plan mësimor për sport për të cilin nxënësi është i regjistruar.

I. 2.
Nxënësi mund të konkurrojë për akomodim në konvikt për nxënës jashtë vendit ku banon nxënësi dhe për nxënësin për të cilin në vendin e tij për banim realizohet plan mësimor për sport për të cilin nxënësi është i regjistruar, edhe atë nëse:
- ka nevojë për trajnime të nxënësit në sportin e zgjedhur, për çka dorëzon vërtetim nga akademia për sport ku është i regjistruar,
- nxënësi është anëtar i përfaqësueses nacionale të sportit nga sporti i zgjedhur, për çka dorëzon vërtetim nga përfaqësuesja nacionale e sportit ku është anëtar dhe/ose
- prindi, gjegjësisht kujdestari gjatë shkollimit të nxënësit, ka ndërruar vendin e banimit, gjegjësisht vendin e qëndrimit, për çka dorëzon dëshmi përkatëse nga organi kompetent i drejtorisë.

II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES
Nxënësit të cilët paraqiten në Konkurs duhet të plotësojn kërkesë elektronike në internet faqen www.konkursi.mon.gov.mk.
Nxënësit mund të konkurojnë për akonodim në konvikt duke përmendur emrin e konviktit dhe si alternativ në tjetër konvikt duke përmendur emrin e konviktit nëse në konviktin e parë të zgjedhur janë mbushur të gjitha vendet.
Nxënësit të cilët në mënyrë elektronike janë paraqitur më shumë herë, valide do të llogaritet kërkesa e fundit, para dorëzimit të dokumenteve të nevojshme nga Kapitulli III.
Afati për aplikim në formë elektronike nxënësit të cilët janë regjistruar në vitin II, III, IV fillon prej 26.06.2017 dhe zgjat II, III, IV. deri 09.07.2017.
Nxënësit, të cilët kanw dërguar kërkesë në formë elektronike, dokumentacionin e kompletuar ta dorëzojnë prej 03.07.2017 deri më 14.07.2017 në Ministrinë e arsimit dhe shkencës, në përputhje me terminin e fituar për dorëzimin e dokumenteve, të fituar nga Ministria.
Nxënësit me nevoja të vecanta arsimore të cilët janë të vendosur në konviktet "Iskra" Shtip, "Partenija Zografski" Shkup, Dimitar Vlahov Shkup dhe "Shën Naum i Ohrit" Shkup, nuk plotësojnë kërkesë elektronike dhe dokumentacionin e dorëzojnë te Ministria e arsimit dhe shkencës prej 03.07.2017 deri më 14.07.2017.

Pas shpalljes së listave me nxënësit e ranguar nëpër konvikte, nxënësit kanë të drejtë për ankesë në afat prej 3 ditë e cila dorëzohet te Ministria e arsimit dhe shkencës.

Nëse mbesin vende të lira në konvikte të caktuara, paraqitja elektronike do të jetë aktive prej 28.07.2017 derisa të ketë vend të lirë, për cka Ministria e arsimit dhe shkencës në ueb faqen e saj vazhdimisht do të publikojë lista për nxënësit e pranuar nëpër konvikte.

III. DOKUMENTET E NEVOJSHME
1. Numër identifikimi nga kërkesa elektronike e plotësuar me sukses;
2. Kërkesë për akomodim në konvikt;
3. Vërtetim nga shkolla e arsimit të mesëm se është nxënës i rregullt;
4. Kopje të dëftesave për arsimin e mbaruar nga vitet paraprake shkollore ( nxënësit që regjistrohen për herë të parë në arsimin e mesëm të obligueshëm dorëzojnë të dëftesave të klasave VI, VII, VIII dhe IX);
5. Deklaratë nga prindi-përkujdesësi i kandidatit për numrin e anëtarëve të familjes ;
6. Vërtetim për të ardhurat personale të anëtarëve të familjes (vërtetim për neto rrogën e fundit të paguar, çek nga pensioni apo ndihma sociale, dokument për prind të vdekur , nëse janë të papunë të dorëzojnë vërtetim nga Agjencia për punësim nga komuna kompetente ); Vërtetim nga vëllai /motra (nëse nxënësi/studenti dorëzohet vërtetim prej shkolle/fakulteti, nëse janë të punësuar dorëzohet vërtetim nga Agjencia për punësim i komunës përkatëse , për moshën parashkollore dorëzohet kopje nga certifikata e lindjes);
7. Vërtetim mjekësor nga mjeku amë për gjendjen shëndetësore të nxënësit;
8. Deklaratë nga prindi- përkujdesësi i kandidatit se në tërësi do të shlyejë harxhimet për dëmet eventuale që do të bëhen nga ana nxënësit dhe
9. Kopje të vërtetimit për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë.
Dokumentet-formularët e nevojshme (për pikat 1, 4 dhe 7) për pjesëmarrje në Konkurs, kandidatët mund ti marrin në konviktet publike të nxënësve dhe në internet faqen zyrtare www.mon.gov.mk, ku është shpallur Konkursi.
Ministria e arsimit dhe shkencës me detyrë zyrtare siguron të dhëna për shtetësi në Republikën e Maqedonisë nga Ministria e punëve të brendshme.

III.1
Për nxënësit e rregullt të regjistruar në akademinë për sport:

1. Numër identifikimi nga kërkesa elektronike e plotësuar me sukses;
2. Kërkesë për akomodim në konvikt;
3. Vërtetim nga Akademia për sport se është nxënës i rregullt (për nxënësit e vitit të dytë, të tretë dhe të katërt të arsimit të mesëm, ndërsa nxënësit që janë regjistruar për herë të parë në akademinë për sport këtë vërtetim do ta dorëzojnë pas regjistrimit në akademinë për sport);
4. Deklaratë nga prindi-kujdestari i nxënësit se në tërësi do të paguajë shpenzimet për dëmet e bëra eventuale nga ana e nxënësit dhe
5. Dëshmi të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë.
Dokumentet e nevojshme – formularët (për pikat 1 dhe 3) për pjesëmarrje në Konkurs, kandidatët mund ti marrin në konviktet publike për nxënës dhe në internet faqen oficiale www.mon.gov.mk, ku është publikuar Konkursi.
Nxënësit e regjistruar në Akademinë për sport në Shkup që konkurrojnë në pajtim me pikën I. 2 të këtij Konkursi enkas duhet të dorëzojnë:

1. vërtetim nga akademia për sport se nxënësi ka nevojë për trajnime për nxënës në sportin e zgjedhur;
2. vërtetim nga përfaqësuesja nacionale e sportit se nxënësi është anëtar dhe/ose
3. dëshmi nga organi kompetent se prindi, gjegjësisht kujdestari gjatë shkollimit të nxënësit, ka ndërruar vendin e banimit, gjegjësisht vendin e qëndrimit.
Ministria e arsimit dhe shkencës me detyrë zyrtare siguron të dhëna për shtetësi në Republikën e Maqedonisë nga Ministria e punëve të brendshme.

IV. MËNYRA DHE PROCEDURA E PRANIMIT

Mënyra dhe procedura e pranimit të nxënësve në konviktet publike të nxënësve , si dhe kushtet për akomodim dhe ushqim rregullohen konform Ligjit për standardin e nxënësve dhe Rregullores për mënyrën dhe procedurën e pranimit të nxënësve në konviktet publike të nxënësve.

Komisioni nga neni 10 paragrafi 2 nga Rregullorja e lartpërmendur është e obligueshme që të:
- të kontrolloj dokumentacionin e dorëzuar;
- të vërtetojë listën e nxënësve të pranuar në konvikte;
- të shqyrtojë ankesat;
- tw vërtetojë listën definitive të nxënësve tw pranuar në konvikte;
- të përcaktojë se planet mësimore dhe programet ku është regjistruar nxënësi –kandidat zhvillohen në komunën prej nga vjen nxënësi-kandidati (me përjashtim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore );

- për nxënësit e regjistruar në akademinë për sport të bëjë kontrollimin nëse në vendin ku jeton nxënësi nuk realizohet plan mësimor për sport për të cilin nxënësi është i regjistruar;

- të përgatisë rang –listë të kandidatëve të paraqitur (me përjashtim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore ),ku numri maksimal i pikëve është 100 , prej të cilave kandidati mund të realizojë më së shumti 40 pikë për sukses të realizuar nga vitet paraprake shkollore (për nxënësit e vitit të I merret rezultati i arritur në vitet VI, VII VIII dhe IX), deri më 25 pikë për largësinë nga vendi i jetesës deri tek vendi i shkollimit, deri 10 pikë për sjellje shembullore të kandidatit në vitet paraprake shkollore, deri 25 pikë për të ardhurat e përgjithshme të familjes më të ngushtë të kandidatit (rroga e fundit e paguar mujore ,pension ose ndihmë sociale e prindërve –përkujdesësve të kandidatit dhe të ngjashme, në krahasim me rrogën mesatare të paguar mujore neto për të punësuar në Republikën e Maqedonisë në tre muajt e fundit të përcaktuar nga Enti shtetëror i Statistikës)

-gjatë përgatitjes të rang-listës nuk marrin pikë nxënësit me nevoja të vecanta të cilët konkurojnë për akomodim në konvikte për fëmijë me nevoja të vecanta, si dhe nxënësit nga akademia e sportit sepse të njejtit kanë pëparsi në akomodim.
-përgatitë dhe dorëzojë deri në Ministri list përfundimtare për nxënësit e pranuar.

Lista e nxënësve të pranuar do të publikohet në ueb faqen e Ministrisë së arsimit dhe shkencës, si dhe në tabelëm e shpalljeve të konviktit më së voni deri më 24.07.2017.

Nxënësit , që do të pranohen për akomodim dhe ushqim në konvikt, vetë do të paguajnë harxhimet për transport nga dhe deri në vendin e përhershëm të banimit.

Nëse vendet e parashikuara të vitit II, III,ose të IV nuk plotësohen me nxënësit e viteve përkatëse , të njëjta munden të plotësohen me nxënësit e viteve I nëse i plotësojnë kushtet e këtij konkursi , dhe anasjelltas nëse vendet e parashikuara të viteve I nuk plotësohen me nxënës , të njëjta mund të plotësohen me nxënësit e vitit II, III ose të IV nëse i plotësojnë kushtet e këtij konkursi.

Nëse kapacitetet e lira në konviktet publike të nxënësve nuk plotësohen edhe për shkak të arsyeshmërisë ekonomike , konkursi mbetet i hapur për plotësimin e vendeve të lira me studentë konform Rregullores për mënyrën dhe procedurën për pranim të studentëve në konviktet shtetërore të studentëve („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ numër 89/13 dhe 98/13).
Pranimi i nxënësve të pranuar fillon nga 31 gushti 2017

 

Dokumentet e nevojshme

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook