Konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme në Republikën e  Maqedonisë për vitin shkollor 2017/2018 siguron 35.909 vende të lira edhe atë 25.127  në gjuhën maqedonase, 9.830 në gjuhën shqipe, 918 në gjuhën turke dhe 34 vende në gjuhën serbe (ku janë përfshirë edhe paralelet e reformuara dyvjeçare dhe tre vjeçare të arsimit profesional).

Nga viti shkollor 2017/2018 në arsimin e mesëm në Republikën e Maqedonisë do të realizohen programet mësimore të adaptuara të Cambridge International Examinations nga lënda e matematikës, biologjisë, fizikës dhe kimisë.

Në gjimnaz në drejtimin matematiko- natyrorë, theksi do të vihet në përforcimin dhe mësimin e matematikës në kombinimin A nga 5 orë në javë, çdo vit shkollorë dhe shkenca natyrore ( biologji,kimi dhe fizikë) në kombinimin B nga 3 orë në javë ( viti i parë dhe i dytë) dhe nga 4 orë në javë ( viti i tretë dhe i katërt).

Gjatë paraqitjes për regjistrim në gjimnaz është e nevojshme që nxënësit që në fillim të regjistrimit të përcaktohen sipas afiniteteve të tyre, për drejtimin dhe kombinimin përkatës (A ose B) që do ta mësojnë gjatë arsimimit të tyre.

Nga ky vit shkollor sipas planeve dhe programeve të reformuara mësimore në arsimin e mesëm dy vjeçar dhe tre vjeçar mësimi do të realizohet në të gjitha shkollat e mesme profesionale në të gjitha drejtimet dhe profesionet arsimore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bazë të të dhënave me të cilat disponon, përcaktoi se numri i paraleleve për drejtimin Gjimnaz, eknomi - juridik dhe drejtimi shëndetësi do të jetë në kuadër të numrit të paraleleve si në Konkursin e vitit të kaluar për regjistrimin e nxënësve.

Numri i pikëve për regjistrim në shkollën e mesme mbetet i njejtë dhe është si vijon: Gjimnaz 60 pikë, për drejtimin shëndetësi 70 pikë, për drejtimin ekonomi-juridik dhe tregëti 60 pikë, për drejtimin komunikacion ( për profesionin teknik i komunikacionit rrugor 55 pikë, për profesionin teknik për transport dhe shpedicion 60 pikë ), për profesionin teknik i optikës për sy të drejtimit shërbime personale 60 pikë, për drejtimin elektroteknikë : për elektroteknikë për teknikë kompjuterike dhe automatikë 55 pikë, për elektroteknik për elektronikë dhe telekomunikacion 50 pikë, ndërsa për profesionet tjera arsimore 45 pikë. 
Për profesionet arsimore dy vjeçare dhe tre vjeçare numri I pikëve për regjistrim është 30 pikë për të gjitha profesionet.

Shkollat për paraqitjen e dytë në afatin e qershorit dhe për paraqitjen në afatin e gushtit, do të mund të zvoglojnë numrin e përcaktuar të pikëve në pike minimale të dhëna në konkurs, më së shumti për 5 pikë në krahasim me paraqitjen e dytë në afatin e parë ( përkatësishtë më së shumti 10 pikë për të dy afatet e regjistrimit), përveç për drejtimin Gjimnaz, ekonomi-juridik dhe tregëti dhe drejtimin shëndetësi.


Gjatë paraqitjes, nxënësit duhet ti dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- fletëparaqitje për regjistrim (fletëparaqitjen për regjistrim nxënësi mund ta merr në shkollën ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe e njëjta është falas);
- dëftesat origjinale nga klasa e VI deri në të IX;
- shtesë e dëftesës për klasën e IX me rezultatet vlerësimi ekstern të arriturave të suksesit të nxënësit

- çertifikatë nga libri amë i të lindurve (pa marrë parasysh datën e lëshimit)

Nxënësit gjatë konkurrimit në Akademinë për Sport duhet të dorëzojnë edhe vërtetim për aftësi sportive për sportin për të cilin nxënësi është kontrolluar.

Paraqitja dhe regjistrimi i parë në afatin e regjistrimit të qershorit realizohet më 28 dhe 29 qershor 2017, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 30 qershor 2017.

Testimi kualifikues do të organizohet në shkollat për arsim të mesëm në 3 korrik 2017 , ndërsa rezultatet do të publikohen në 4 korrik 2017. Kontrollimi i njohurive të nxënësve të bashkësive do të realizohet në gjuhën në të cilën nxënësi e ka ndjekur arsimin fillor.

Paraqitja e dytë në afatin e qershorit do të realizohet në 5 korrik 2017 , ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen në 6 korrik 2017.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të realizohet në 24 gusht 2017, ndërsa rezultatet nga regjistrimi i nxënësve dhe vendet e lira do të publikohen në 25 gusht 2017.

Shkollat të cilat në të dy afatet për regjistrim nuk do të plotësojnë numrin e nxënësve për regjistrim nga ky Konkurs, do të vazhdojnë regjistrimin e nxënësve deri më 31 gusht 2017.

Paraqitja për programin Maturë ndërkombëtare në Gjimnazin “Josip Broz Tito” Shkup do të realizohet prej 8 deri në 18 maj 2017.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook