Në bazë të nenit 9 alinea 2 të Ligjit për standarde të studentëve (”Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”nr. 15/13, 30/13, 120/13, 41/14, 146/15 ,30/16 dhe 178/16), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

THIRJE PUBLIKE

për udhëtim të studentëve më të mirë nga tre institucionet e larta arsimore të ranguara më lartë në Republikën e Maqedonisë në bazë të Ligjit për arsim të lartë


1. Kushtet për pjesëmarrje:

Në Thirrjen Publike për udhëtimin e studentëve më të mirë nga tre institucionet e larta arsimore të ranguara më lartë në Republikën e Maqedonisë në bazë të Ligjit për arsim të lartë, të drejtë pjesëmarrje kanë studentët e rregullt të ciklit të parë të studimeve nga tre institucionet e larta arsimore të ranguara më lartë në Republikën e Maqedonisë në bazë të Ligjit për arsim të lartë, dhe të cilët provimin e fundit e kanë dhënë më së voni në afatin e janarit (jo më vonë se 15 shkurt të vitit 2017) dhe kanë notë mesatare mbi 9,50.

Studentët nga pika 1 nuk duhet të kenë përsëritur vit studimor gjatë studimeve.

Me studentë nga pika 1 nënkuptohen studentët të cilët nuk e kanë tërhequr ende Certifikatën për përfundimin e studimeve në fakultetet në të cilat nuk është paraparë punimi i diplomës ose studentët të cilët i kanë pëfunduar të gjitha provimet, mirëpo ende nuk e kanë mbrojtur punimin e dioplomës në fakultetet ku është paraparë me program studimor.


2.Mënyra dhe afati i aplikimit:

Studentët duhet të dorëzojnë Deklaratë të nënshkruar për aplikim në projektin “ Udhëtim për studentët më të mirë” ku zgjedhet koha dhe destinacioni i udhëtimit ( sipas opsioneve të parashikuara), ku pjesë përbërëse është edhe Deklarata për përpunimin e të dhënave personale të studentit me ç'rast Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht është e obliguar t'i sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilat ka nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi.

Thirja është e hapur dhe Fletëaplikimet mund të dorëzohen çdo ditë pune në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në adresën : Rr. “Shën Kirili dhe Metodij” nr.54, 1000 Shkup me shënim “THIRJE PUBLIKE për udhëtim të studentëve më të mirë nga tre institucionet e larta arsimore të ranguara më lartë në Republikën e Maqedonisë në bazë të Ligjit për arsim të lartë”, më së voni deri më 13.04.2017.


3. Të drejtat dhe obligimet

Ministria dhe studenti i cili ka fituar të drejtën për udhëtim para realizimit të udhëtimit do të lidhin marrëveshje me çrast i rregullojnë të drejtat dhe obligimet e ndërsjellta.

Në Marrëveshje në veçanti precizohet se studenti vetëm në raste të veçanta mund të anulojë udhëtimin edhe atë: sëmundje ku dorëzon vërtetim mjekësor, rast vdekje nga familja e ngushtë ku dorëzon dëshmi përkatëse si dhe raste tjera urgjente për të cilat vlerëson Komisioni i formuar nga ministri.

Studenti i cili pa arsye refuzon udhëtimin për të cilën është zgjedhur mjetet e paguara të udhëtimit duhet t'i kthej në Ministri, në të kundërtën Ministria do të hap kontest gjyqësore kundër tij.

4.Ndarja e çmimeve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ( në vebfaqe) do të shpallë Listën me emrat e studentëve të cilët kanë fituar të drejtën e udhëtimit, më së voni deri më 30.04.2017.


5.Fletëaplikimet e pakompletuar dhe të dorëzuar me vonesë nuk do të shqyrtohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 

*Udhëtimi për studentët më të mirë përfshin biletë kthyese avioni të cilën e siguron Ministria dhe mjete financiare të cila lëshohen në llogarinë  rrjedhëse të studentit me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për akomodim dhe ushqim në vlerë prej 23.443 den. për Paris, 18.755 den. për Venedik dhe 21.469, për Barcelonë.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook