Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizmin dhe punën e organeve të Administratës Shtetërore ("Gazeta zyrtare" nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 иdhe 51/11) në bazë të nenit 49 paragrafi 5 të Ligjit për standard të studentëve ("Gazeta Zyrtare" nr. 15/13, 120/13, 41/14,146/15, 30/16 dhe 178/16) dhe Aktvendim për publikimin e Konkursit për ndarjen e bursave për student të rregullt të regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në Universitetet shtetërore dhe private dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë për vitin studimor 2016/2017 nr. 23 - 16763 prej 15.12.2016, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall,

 

KONKURS I DYTË

për ndarjen e bursave për studentë të rregullt Rom të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë për vitin studimor 2016/2017

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin studimor 2016/2017 me konkursin e dytë do të ndajë gjithsej 26 (njëzet e gjashtë) bursa për studentët e rregullt Rom të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë


I. MËNYRA PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTËT ROM
Bursat për studentët Rom do të ndahen sipas mënyrës në vazhdim:

1. 13 ( trembëdhjetë ) bursa do të ndahen për studentët Rom të cilët janë regjistruar në vitin e parë studimor në universitetet publike dhe private dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë për vitin studimor 2016/2017;

2. 13 ( trembëdhjetë ) bursa do të ndahen për studentët Rom të cilët janë regjistruar në vitet tjera studimore në universitetet publike dhe private dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë për vitin studimor 2016/2017;


II. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTËT ROM

Të drejtë burse kanë studentët e regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë të cilët studiojnë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë dhe të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim:

1. Të jenë pjesëtarë të bashkësisë etnike Rome;
2. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;
3. Të mos jenë shfrytëzues të bursës nga institucionet ose kompanitë tjera ;


III. KRITERET PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTË ROM

Bursat për studentët Rom do të ndahen në bazë të kritereve në vazhdim:
1. Suksesi mesatar i kandidatit nga katër vitet e arsimit të mesëm për studentët të regjistruar në vitin e parë të studimeve
2. Suksesi mesatar nga viti paraprak i vitit studimor për studentët të cilët studiojnë në vitet tjera;
3. Të jenë studentë të rregullt në njërin nga fakultetet publike dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin studimor 2016/2017;
4. Studentët të cilët në vitin studimor 2015/2016 ishin shfrytëzues të bursës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës , ndërsa nuk kanë regjistruar semestrin e ardhshëm ose vitin tjetër, nuk kanë të drejtë burse në vitin akademik 2016/2017.


IV. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës është 5,000 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë një viti studimor.

V. VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE


Kandidatët të cilët do të konkurojnë në Konkursin e dytë, është e nevojshme që në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës/ Drejtorinë për zhvillim dhe avancim të arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive, Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr. 54- Shkup, më së voni deri më 07.03.2017 t'i dorëzojnë dokumente në vazhdim


1. Kandidatët të cilët kanë aplikuar në Konkursin e parë për ndarjen e bursave për studentë Rom për vitin akademik 2016/2017 për të aplikuar përsëri duhet të dorëzojnë vetëm Fletëaplikim për Konkursin e dytë për bursë për studentët rom nga universitetet publike dhe private dhe institucionet e larta arsimore;


2. Kandidatët të cilët për herë të parë aplikojnë në konkursin e dytë duhet t'i dorëzojnë dokumentet në vazhdim:

A) Për studentët e regjistruar në vitin e I-rë studimor nevojiten dokumentet në vazhdim:

1.Kërkesë për bursë për studentë Rom (publikuar së bashku me Konkursin në www.stipendii.mon.gov.mk);
2. Fletëparaqitje për bursë për studentë Rom (publikuar së bashku me Konkursin në www.stipendii.mon.gov.mk);
3. Vërtetim - studentë i rregullt në vitin studimor 2016/2017;
4. Kopje të dëftesave nga 4 vitet e arsimit të mesëm të vërtetuara në noter;
5. Deklaratë se kandidati është pjesëtarë i bashkësisë etnike Rome ( publikuar së bashku me Konkursin në www.stipendii.mon.gov.mk);
6. Deklaratë se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër ( publikuar së bashku me Konkursin në www.stipendii.mon.gov.mk);
7. Deklaratë për përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatit për nevojat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (publikuar së bashku me Konkursin në www.stipendii.mon.gov.mk);
8. Kopje të Certifikatës të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë;
9. Kopje të Llogarisë rrjedhëse në emër të studentit.


B). Për studentët e viteve tjera studimore, janë të nevojshme dokumentet në vazhdim:

1.Kërkesë për bursë për studentë Rom ( publikuar së bashku me Konkursin në www.stipendii.mon.gov.mk);
2. Fletëparaqitje për bursë për studentë Rom (publikuar së bashku me Konkursin në www.stipendii.mon.gov.mk);
3. Vërtetim - studentë i rregullt në vitin studimor 2016/2017;
4. Kopje e Indexit;
5. Certifikat për provimet e dhëna ( origjinal ose kopje të vërtetuar në noter);
6. Deklaratë se kandidati është pjesëtarë i bashkësisë etnike Rome ( publikuar së bashku me Konkursin në www.stipendii.mon.gov.mk);
7. Deklaratë se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër ( publikuar së bashku me Konkursin në www.stipendii.mon.gov.mk);
8. Deklaratë për përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatit për nevojat e Ministrsisë së Arsimit dhe Shkencës ( publikuar së bashku me Konkursin në www.stipendii.mon.gov.mk);
9. Kopje të Certifikatës të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë;
10. Kopje e Llogarisë rrjedhëse në emër të studentit.

Dokumentacioni i dorëzuar pas përfundimit të afatit dhe dokumentacioni i pa kompletuar nuk do të shqyrtohet dhe i njëjti nuk do të hyjë në konkurrencë me të tjerët të cilët kanë aplikuar në Konkurs.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook