Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), nenit 49 të Ligji për standard studentor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/13, 30/13, 120/13 41/14 , 146/15, 30/16 dhe 178/16 ) dhe Rregullores për llojin e bursave për studentë dhe mënyrën e ndarjes së bursave për studentët të cilët studiojnë jashtë vendit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 220/16), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

KONKURS

për ndarjen e bursave për ciklin e parë të studimeve deridiplomike nga fusha e Artit filmik të Film Academy of Performing Arts (FAMU) në Pragë, Republika e Çekisë për vitin akademik 2017/2018

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2017/2018 do të ndajë dy (2) bursa për studime deridiplomike të ciklit të parë nga fusha e Artit filmik, e cila është e një rëndësie të veçantë shkencore dhe arsimore për Republikën e Maqedonisë, të Film Academy of Performing Arts (FAMU) në Pragë, Republika Çeke.

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE

Të drejtë burse ka kandidati i cili plotëson kushtet në vazhdim :
1. të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose të jetë i regjistruar në vitin e katërt arsim të mesëm;
2. të jetë i pranuar nga institucioni i lartë arsimor - FAMU;
3. të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse tjetër nga ofrues tjetër;
4. të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë;
5. të njohë gjuhën angleze, respektivisht gjuhën në të cilën realizohet mësimi

II. DOKUMENTET E NEVOJSHME

Kandidatët, të cilët kanë aplikuar në konkurs, duhet t’i dorëzojnë dokumentet në vazhdim :
● Fletëaplikim ;
● Dëftesat e viteve I, II, III dhe IV të arsimit të mesëm dhe/ose vërtetim për regjistrimin e vitit të IV (të vërtetuara në noter. Nëse kandidati ka kryer arsimin e mesëm jashtë vendit, të dorëzojë vërtetim për nostrifikimin e arsimit të mesëm (të përfunduar) nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
● Letër e pranimit (Letter of acceptance) nga FAMU;
● Deklaratë të nënshkruar nga vetë kandidati se nuk është shfrytëzues i njdonjë burse për studime deridiplomike të ciklit të parë nga ofrues tjetër (të vërtetuar në Noter );
● Letër motivimi;
● Vërtetim për njohjen e gjuhën angleze, respektivisht gjuhës në të cilën realizohet mësimi;
● Certifikatë e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë

Dokumentet e lëshuara nga institucionet e vendeve tjera duhet të jenë të përkthyera në gjuhën maqedonase nga përkthyes i autorizuar gjyqësor. 
Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studime deridiplomike të ciklit të parë mund të dorëzohen origjinal ose kopje të vërtetuara në noter.
Certifikaten e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë, Ministrai e Arsiomit dhe Shkencës zyrtarisht i siguron nga organi kompetent në bazë të nenit 49 paragrafi 7 të Ligjit për standard të studentëve 
Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar me vonesë nuk do të shqyrtohet.

III. SHUMA E BURSËS

Shfrytëzuesve të bursës u mbulohen shpenzimet për regjistrim në vlerë prej më së shumti 40.000 dollar amerikan në vit, të paguara në valutë përkatëse, me kursin e këmbimit mesatar të Bankës Pupullore të Republikës së Maqedonisënë ditën e publikimit të Konkursit ndërsa bursa mujore paguhet sipas Aktvendimit për përcaktimin e mënyrës së llogaritjes së shpenzimeve për burse mujore të studentëve të cilët studiojnë jashtë vendit ( në bazë të Listës së Indexit të çmimeve me pakicë për shpenzime jetësore, e cila është e publikuar nga organet kompetenete të organizatës së kombeve të Bashkuara) nr. 14-17211/1 prej 29.12.2016 .

IV. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Afati për dorëzimin e dokumenteve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës: 15.08.2017
Dokumentet të dorëzohen me postë ose në Arkivin në adresën: Ministria e Arsimit dhe Shkencës Rr. "Shën Cirili dhe Metodi" nr. 54 (Ndërtesa - Nova Makedonija), 1000 Shkup (me shënim "Bursa për studime jashtë vendit të ciklit të parë FAMU")

Kriteri kryesor për marrjen e bursës është që Fletëaplikimi i kandidatit të pranohet nga Film Academy of Performing Arts(FAMU) në Pragë, Republika Çeke.
Informacionet për kushtet dhe kriteret në bazë të cilave do të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ose në telefonin (00389-02) 3227-761, Biljana Zafirovska, e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

ministerka-slika-al

 Ministër i Arsimit dhe Shkencës 

zamenik-al

Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

horizontal alb

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook