Fondi Britanik për bursë – British Scholarship Trust për vitin 2017 për hulumtues të rinjë nga Republika e Maqedonisë ndan 6 bursa për qëndrime të shkurta studimore ( nga 1 deri në 3 muaj) në institucionet përkatëse të larta arsimore dhe institucionet shkencore hulumtuese në Britani të Madhe.
Bursa është 900 futa në muaj, me përjashtim të Londrës 1000 funta, për universitetet në Londër për mbulimin e shpenzimeve për akomodim dhe ushqim. Shpenzimet e udhëtimit janë barrë e kandidatit.

Kushtet për konkurim: 
- Studime universitare akademike të përfunduara të ciklit të parë me notë mesatare mbi 8,00
- Njohjen e gjuhës angleze;
- Të mos jenë më të vjetër se 30 vjeç;
- Të sigurojnë pëlqim nga institucioni përkatës nga Britania e Madhe për realizimin e qëndrimit studimor

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim
1. Lutje - adresa e vendbanimit, e-mail dhe kontakt telefoni;
2. Biografia (CV);
3. Propozim program për hulumtim, , një faqe, formati A4;
4. Pëlqim nga institucioni në Britani të Madhe për pranimin e qëndrimit studentor;
5. Kopje të diplomës për arsimin e kryer;
6. Dy rekomandime nga profesorë universitarë ose hulumtues, në zarfe të mbyllura;
7. Vërtetim për njohjen e gjuhës angleze ( TOEFEL, IELTS etj), dhe 
8. Formular të plotësuar ( nga www.britishscholarshiptrust.org) dhe dy fotografi
Fletëparaqitjen e plotësuar dhe dokumentet e nevojshme (në gjuhën angleze), duhet të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në adresën: Rr. “ Shën Cirili dhe Metodi” , nr. 54-1000 Shkup, Sektori për shkencë dhe inovacione .

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 15 mars 2017

Informacione më të hollësishme gjenden në www.britishscholarshiptrust.org ose në ministri, në zyrën nr 1410 ose në tel. 02 3140-185 ose në e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.