Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bazë të nenit 34v të Ligjit për arsim fillor ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ nr. 103/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014, 10/2015, 98/2015, 145/2015, 30/2016 dhe 127/16) neni 24v të Ligjit për arsim të mesëm ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 44/1995, 24/1996, 34/1996, 35/1997, 82/1999, 29/2002, 40/2003, 42/2003, 67/2004, 55/2005, 113/2005, 35/2006, 30/2007, 49/2007, 81/2008, 92/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014, 10/2015, 98/2015, 145/2015, 30/2016 и 127/2016) shpall Thirrje të hapur për ndarjen e mjeteve në të holla ( në tekstin e mëtutjeshëm “ grant”) për organizimin e aktiviteteve në shkollat fillore dhe të mesme të cilët kontribuojnë për zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës.
Aktivitetet për të cilët është dedikuar granti: Aktivitete të përbashkëta arsimore dhe jashtëmësimore të cilët kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës të cilat realizohen në mënyrë të pavarur nëpër shkolla ose në partneritet me shkolla tjera të caktuar ( paraparë) në nenin 34 paragrafi 2 të Ligjit për arsim fillor dhe neni 24 paragrafi 2 të Ligjit për arsim të mesëm.
Kohëzgjatja e realizimit: Aktivitetet të mbështetura nga grantet duhet të planifikohen në programin vjetor të shkollës dhe të realizohen deri në fund të viti shkollor 2016/2017.
Shuma maksimale e grantit: deri 30.000 denarë
Në shkollat fillore do të miratohen grante për 60 shkolla të ranguara më lartë , ndërsa për shkollat e mesme do të miratohen grante për 20 shkolla të ranguara më lartë.
Pjesëmarrja e shkollës: Parakusht për miratimin e grantit është pjesëmarrja financiare e shkollës në minimum 10 % nga vlera e përgjithshme e grantit. Mjetet mund të sigurohen nga ana e shkollës, komunës, komuniteti i biznesit ose prindërit.
Vërejtje: Dërgimi i Fletëaplikimit nuk nënkupton miratim të grantit. Fletëaplikimet e pa kompletuara dhe Fletëaplikimet të cilat nuk i plotësojnë kriteret për vlerësimin e aplikimeve 8 dhe 9 nuk do të merren parasysh gjatë përgjedhjes.
Informacionet plotësuese për përgatitjen e aplikimeve mund t'i gjeni në dokumentin “ Udhëzime për aplikim për grant” .
Dorëzimi i Fletëaplikimeve:
Fletëaplikimi i skenuar për grant dhe letra për mbështetje , dërgohen në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., më së voni deri më 17 dhjetorë 2016
Miratimi i Fletëaplikimeve:
1. Vlerësimi i Fletëaplikimeve të dorëzuara nga ana e komisionit të formuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, sipas kritereve të më poshtme
2. Lista e shkollave të përzgjedhura për grant të miratuar do të shpallet në web faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, më së voni deri më 31 janar 2017/
Aktivitetet e planifikuara në Fletëaplikim mund të fillojnë të realizohen vetëm pas marrjes së vendimit për grant të miratuar nga ana e MASH dhe hapjes së llogarisë dedikuese .
Plani i aktiviteteve
1. Aktivitetet e planifikuara janë në bazë të kritereve për aktivitetet e përbashkëta të nxënësve të MIO;
2. Qëllimet janë të definuara qartë dhe të realizueshme;
3. Aktivitetet mundësojnë interakcion dhe bashkëpunim ndërmjet nxënësve;
4. Aktivitetet mundësojnë minimum tre takime me nxënësit gjatë realizimit të një aktiviteti;
5. Numri i nxënësve të inkuadruar në aktivitetet e planifikuara;
6. Numri i prindërve të inkuadruar në aktivitetet e planifikuara;
7. Qëndrueshmëria e aktiviteteve.
Plani i shpenzimeve për grant
8. Shpenzimet e planifikuara janë të parapara dhe sipas planit për aktivitete:
Plani i shpenzimeve për pjesëmarrje financiare të shkollës
9. Janë siguruar minimum 10 % pjesëmarje financiare të shkollës
udhëzime për aplikimin - grant