Në bazë të nenit 67 të Ligjit për arsim të mesëm ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/1995, 24/1996, 34/1996, 35/1997, 82/1999, 29/2002, 40/2003, 42/2003, 67/2004, 55/2005, 113/2005, 35/2006, 30/2007, 49/2007, 81/2008, 92/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014, 10/2015, 98/2015, 145/2015, 30/2016 dhe 127/2016) dhe neni 85 të Ligjit për arsim fillor ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ nr. 103/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014, 10/2015, 98/2015, 145/2015, 30/2016 dhe 127/16), Ministria e Arsimit dhe Shkencës-Shёrbimi pedagogjik, bul. “ Sh. Kirili dhe Metodi “ nr. 54 1000 Shkup, shpall

THIRRJE PUBLIKE
Për mbledhjen e kërkesave nga subjekte juridike tё interesuara pёr angazhim te profesionistёve te licencuar nga institucion i pavarur dhe i akredituar profesional pёr realizim tё vlerёsimit tё karakteristikave pёr pёrshtatshmёri tё punёs me fёmijё dhe adoleshentё në veprimtarinë edukativo-arsimore për mësimdhënës- praktikantё të shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë

 

Lënda e Thirrjes Publike:
1. Dorëzimi i kërkesës nga subjekte juridike tё interesuara pёr angazhim te profesionistёve te licencuar nga institucion i pavarur dhe i akredituar profesional pёr realizim tё vlerёsimit tё karakteristikave pёr pёrshtatshmёri tё punёs me fёmijё dhe adoleshentё në veprimtarinë edukativo-arsimore (në tekstin e mëtutjeshëm : vlerësimi i karakteristikave) për më shumë se 400 mësimdhënës - punë provuese të shkollave fillore dhe të mesme të paraqitur në afatin e vjeshtës në vitin 2016.
2. Kërkesë mundë të parashtrojnë personat juridik të cilët do të angazhojnë persona të licencuar profesional nga institucioni i pavarur profesional i akredituar.

Dhënësi i të drejtës :
Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, Bul. “ Shën Kirili dhe Metodi” nr.54, Shkup

Kërkuesi :

● Për zbatimin e vlerësimit të karakteristikave për mësimdhënës - punë provuese në shkollat fillore dhe të mesme në afatin e vjeshtës në vitin 2016, mund të marrin pjesë personat juridik të cilët do të angazhojnë persona profesional të licencuar nga institucioni i pavarur profesional i akredituar të cilët do t'i plotësojnë kushtet në vazhdim:
● Të posedojë aplikime online për zbatimin e vlerësimit të testit psikologjik.
● Të angazhojë së paku 1 ( një) person të zgjedhur me titull psikometrist , me përvojë të dëshmuar në realizimin e testimeve psikologjike dhe gjithashtu, të posedojë licencë të veçantë për arsim - të lëshuar nga institucioni i pavarur i akredituar profesional.
● Të angazhojë minimum 3 persona - ekspertë të licencuar nga institucioni i pavarur i akredituar profesional.
● Të sigurojë hapësira ku do të realizohet testimi në Shkup, Manastir dhe Shtip ( testimi nuk duhet të realizohet në institucion shtetërorë)
● Të disponojë me teste të përshtatura dhe të standardizuara psikologjike për vlerësimin e karakteristikave të personalitetit, të përkthyera në 4 gjuhë : gjuhë maqedonase, shqipe, turke dhe gjuhë serbe.
( Testi që do të shfrytëzohet duhet të jetë test psikologjik i njohur ndërkombëtarisht i bazuar në modelin e pestë faktorial të personalitetit, i përshtatur dhe standardizuar për zbatim në Republikën e Maqedonisë. Testi i cili do të shfrytëzohet do të mundësojë vlerësimin e karakteristikave për punë me fëmijë dhe adoleshentë në veprimtarinë edukativo arsimore ).
● Shpallja e rezultateve duhet të jetë në formë narrative , përmes paraqitjes tabelare dhe grafike ku shpjegohen specifikat e dhëna në “ specifikimi i testit” nga hulumtimi pilot ku vërtetohen karakteristikat metrike të testit të standardizuar që do të shfrytëzohet për vlerësimin e karakteristikave për përshtatshmërinë për punë me fëmijë dhe adoleshentë në veprimtarinë edukativo - arsimore. Pilot hulumtimi të jetë realizuar gjatë dy viteve të fundit.
● të sigurojë mbrojtjen dhe fshehtësinë e të dhënave për kandidatët e testuar në afatin e paraparë me ligj.


Kërkesës personi juridik duhet t'i bashkangjesë:

● Deklaratë të posedimit të online aplikimit për zbatimin e testit psikologjik e cila do të organizohet në sistem sallë të operatorit ekonomik dhe i cili gjatë gjithë kohëzgjatjes së Marrëveshjes do të respektojë standardet ndërkombëtare për siguri të informacionit ISO 27001) që nënkupton sigurinë e të gjithë sistemeve të informacionit dhe mjeteve të informacionit duke përfshirë objekte, të dhëna, softvere, dokumente të shtypura etj.
● Deklaratë dhe dokument valid nga institucionet relevante, përkatësisht:
a) Deklaratë se operatori ekonomik do të angazhojë së paku 1 (një) person psikometrist ( duke shënuar me emër dhe mbiemër personin si dhe veprimtarinë më të përafërt profesionale ) me përvojë të dëshmuar në realizimin e testimin psikologjik. Operatori ekonomik, deklaratës t'i bashkangjesë listë të testeve të shfrytëzuara psikologjike ( së paku pesë) nga ana e psikometristit ( duke shënuar qëllimet e zbatimit dhe vendin ku është shfrytëzuar - revista shkencore, punime shkencore etj). Përveç deklaratës duhet të dorëzohen CV për angazhim të personit ekspert ( psikometrist), si dhe të Marrëveshje për bashkëpunim me personin e angazhuar ( psikometrist) ku ndër të tjera do të ekzistojë një klauzolë se gjatë kohëzgjatjes së projektit personi i angazhuar ( psikometrist) vazhdimisht do të jetë në dispozicion për kohëzgjatjen e Thirrjes publike

b) Dokument valid (i vlefshëm) nga organi relevant i institucionit të arsimit të lartë me të cilën vërtetohet titulli “psikometrist” i personit i cili do të jetë i angazhuar.
c) Dokument valid nga institucioni relevant përgjegjës për dhënien e licencave me të cilën konfirmohet licenca e posaçme për kryerjen e veprimtarisë së personit i cili do të jetë i angazhuar si psikometrist
d) Operatori ekonomik kushtin për angazhimin minimum të tre personave të licencuar profesional (psikolog) nga institucioni i pavarur i akredituar profesional e dëshmon me dorëzimin e :
a)Deklaratë se operatori ekonomik do të angazhojë tre persona profesional (psikolog) me përvojë në dhënien e testeve psikologjike ( të theksohet emri dhe mbiemri i personit si dhe rajoni ose zona më i ngushtë e veprimit profesional )
b) operator ekonomik të dorëzojë dokument valid me të cilën konfirmohet ose dëshmohet posedimi i licencës së posaçme për secilin person të angazhuar profesional (psikolog) nga institucioni i pavarur i akredituar profesional ( e noterizuar). Përkundër deklaratës nevojitet që të dorëzohet CV për secilin person të angazhuar profesional-psikolog.
● Deklaratё se mundet të sigurojë vende ku do të kryhet testimi në Shkup, Manastir dhe Shtip
● Në raport me testin e standardizuar psikologjik, operatori ekonomik duhet të dorëzojë:
a) Kopje nga testi i standardizuar psikologjik, test për matjen e karakteristikave të personalitetit i cili do të jetë i përkthyer në katër gjuhë maqedonase, shqipe, turke dhe serbe.
( të dorëzohet nga një kopje nga testi i standardizuar psikologjik, test për matjen e karakteristikave të personalitetit në të gjitha katër gjuhët)

b)Të dorëzohet analizë profesionale nga pilot testimi ose studimi i realizuar te një pjese e synuar e popullsisë për të cilën realizohet testi psikologjik. Analiza profesionale duhet të përmbajë të dhëna relevante për karakteristikat metrike të testit psikologjik, përshkrimi i modelit në të cilën është realizuar pilot hulumtimi ose studimi, profil i mësimdhënësve me nivele të ndryshme të aftësisë për punë me fëmijë dhe adoleshentë.
● Deklaratë për mbrojtjen e të dhënave për testimin e kandidatëve në procesin e vlerësimit të karakteristikave .
● Oferta për kompensim të cilën për shërbimin e kryer do ta paguajë kandidati
● Vërtetim nga Gjykata Kompetente se nuk është hapur procedurë falimentimi. Vërtetimi të mos jetë më e vjetër se gjashtë muaj nga dita e dhënies dhe të dorëzohet në origjinal ose kopje e verifikuar nga noteri dhe
● Vërtetim nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë, se nuk është ngritur procedura për likuidim. Vërtetimi të mos jetë më i vjetër se gjashtë muaj nga dita e lëshimit, dhe të dorëzohet në origjinal ose kopje e verifikuar te noteri.
Specifikimi i testit
a) Zbatimi i testit psikologjik të personalitetit i cili bazohet në modelin ndërkombëtar Five Factor ( pesë faktorial) për karakteristikat dhe veçoritë e personalitetit.
Testet duhet të përpunohen në formë elektronike ose në letër.


b) Testi psikologjik i personalitetit paraprakisht duhet t'i plotësoj këto kushte:
● Testet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën e grupit qёllimorё duke shfrytëzuar qasjen e përkthimit te rёndomtё dhe atij kthyes.
● Duhet të kontrollohet përshtatshmëria kulturore
● Pilot testimi dy vitet e fundit duhet të jetë realizuar në një verzion preliminarë të testit të përshtatur (në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe). Procedurën për pilot hulumtimin dhe standardizimin e testeve psikologjike duhet ta zbatojë eksperti (personi me titull psikometrist me përvojë shumëvjeçare me testet psikologjike). Testi psikologjik do të zbatohet te grupi i caktuar te i cili është realizuar pilot hulumtimi. Mostër do të jenë mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional të shkollave fillore dhe të mesme nga gjuhët përkatëse.
● Duhet të kontrollohen karakteristikat psikometrike të testit të përshtatur (reliabiliteti , objektiviteti etj,.)

c) Testi psikologjik do të vlerësojë tiparet e personalitetit që janë të nevojshme në procesin edukativo-arsimor (siç janë sfera e kompetencёs sociale: optimizmi, pёrfshirja nё rrjedhat sociale, kooperativiteti; sfera emocionale : pjekuria dhe kontrolli emocional, përgjegjësia, empatia etj.
ç)Testi psikologjik duhet të sigurohet në katër gjuhë : shqipe, maqedonase, turke dhe serbe.

d)Mundësi për të pasqyruar testet plotësuese që do të shërbejnë për përmirësimin, plotësimin ose sqarimin e konstatimeve nga testi psikologjik (bazuar në modelin pesë factorial të personalitetit).

dh) Përgatitja e raportit për karakteristikat e pesonalitetit me theks të veçantë për anët e forta dhe të dobëta të kandidatit. Raporti duhet të perfshijë vlerësim final të karakteristikave që flasin për kalueshmёri/moskalueshmёri të kandidatit për punë me fëmijë dhe adoleshent në procesin edukativo - arsimor.

e) Raporti duhet të dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi pedagogjik në afat prej 10 ditë pune nga dita e zbatimit të testimit.

f) Të gjitha idetë (mendimet ) janë të besueshme. Testet e plotësuara mbesin në pronësi të operatorit ekonomik. Ministrisё sё Arsimit dhe Shkencës do ti dorёzohet vetëm vlerësimi për përshtatshmërinë e personit për punë me fëmijë dhe adoleshent.

g) Operatori duhet të dorëzojë ofertën financiare për shërbimet për realizimin e testimit psikologjik për karakteristikat e personalitetit (çmimi për secilin test në veçanti) në të cilën çmimi për njësi duhet të jetë i përfshirë dhe i përpiluar në raportet veç e veç (ndaras).
Operatori ekonomik do ta realizojë testimin lëndë e Thirrjes publike pas urdhëresës së marrë paraprakisht nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës si dhe përgatitjen e raportit të posaçëm për testimin e realizuar. Kompensimi financiar për shërbimet e operatorit ekonomik është në ngarkesë të shfrytëzuesit të fundit në vlerë të cilën e ka dhënë operatori në ofertën e tij ekonomike.

Afati dhe mënyra e dorëzimit të kërkesës:
Afati për parashtrimin e kërkesës për realizimin e vlerësimit të karakteristikave për mësimdhënësit-praktikantё në shkollat fillore dhe të mesme të paraqitur për provim në afatin e vjeshtës në vitin 2016 nga subjektet e interesuara juridike të cilët do t'i angazhojnë personat e licencuar profesional nga Institucioni i akredituar i pavarur profesional, është 5 ditë, duke llogaritur kohën nga dita e ardhёshme pas publikimit të Thirrjes publike.

Kërkesat që do të arrijnë pas afatit për dorëzim do të konsiderohen si të pavlefshme (të arritura pas kohës) dhe nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat të cilët nuk do të kenë të bashkangjitur dokumentacionin e nevojshëm të potencuar në Thirrjen publike do të llogariten si të pakompletuara dhe nuk do të shqyrtohen.

Kërkesat duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura dhe mundet të dorëzohen përmes postës në adresën : Ministria e Arsimit dhe Shkencës Bul. „Sh. Qirili dhe Metodi” nr. 54 Shkup, ose të dorëzohen në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ( më vonë deri në ora 16:30, çdo ditë pune) me etiketën “ Thirrja publike për grumbullimin e kërkesës nga subjektet (personat) e interesuara juridike të cilët do të angazhojnë personat të licencuar profesional nga Institucioni i pavarur i akredituar për realizimin e vlerësimit të karakteristikave për aftësimin (përshtatshmërinë) për punë me fëmijët dhe adoleshentët në veprimtarinë edukative-arsimore të mësimdhënësve-punë provuese në shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë”.

Kriteret për zgjedhjen dhe dhënien e së drejtës: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes komisionit të autorizuar nga ana e ministrit, nga kërkesat e arritura të cilat i plotësojnë kushtet dhe mënyrën e dorëzimit të kërkesës të paraparë në këtë Thirrje publike do të bëjë renditjen ose klasifikimin e kërkesave.

Në rast të dorëzimit të dy ose më tepër kërkesave të cilat i plotësojnë kushtet e parapara në këtë Thirrje publike për realizimin e vlerësimit të karakteristikave për mbi 400 mësimdhënës-punë provuese, përparësi gjatë dhënies së të drejtës për kryerjen e vlerësimit të karakteristikave do ta ketë personi juridik, personat e licencuar profesional nga Institucioni i pavarur i akredituar, Institucioni profesional i cili e ka dorëzuar kërkesën me çmimin më të ulët.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook