Në bazë të nenit 16 paragrafi 1 të Ligjit për tekste shkollore për arsim fillor dhe të mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15 dhe 30/16), drejtori i Shërbimit pedagogjik, publikon
SHPALLJE PUBLIKE
Për recensentë të teksteve shkollore
1. Porositës: Ministria e arsimit dhe shkencës – Shërbimi pedagogjik, rr. “Sv. Kiril i Metodi” nr. 54, Shkup.
2. Publikohet Shpallje publike për recensentë për lëndën:
- Punë me kompjuter dhe bazat e programimit për klasën e IV të arsimit fillor nëntëvjeçar.
3. Kandidatët për recensentë duhet të plotësojnë kushtet në vijim:
- të jenë mësimdhënës të fakulteteve mësimore për lëndën mësimore për të cilin dedikohet teksti shkollor dhe me së paku 10 vjet përvojë pune në arsim ose
-të jenë mësimdhënës të arsimit fillor për lëndën mësimore për të cilin dedikohet teksti dhe me së paku 10 vjet përvojë pune në arsim.
4. Fletëparaqitjet mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi pedagogjik, rr. “Sv. Kiril i Metodi” nr. 54 – Shkup ose të merret nga ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
5. Afati për parashtrimin e fletëparaqitjeve është deri më 18.11.2016.
6. Fletëparaqitjet të dorëzohen në adresën: Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi pedagogjik, rr. “Sv. Kiril i Metodi nr. 54 – Shkup.