Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), nenit 54 paragrafi 3 të Ligjit për standardet e nxënësit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15 dhe 30/16) dhe Vendimit për publikim të Konkursit për ndarje të 150 (njëqindepesëdhjetë) bursave për nxënësit – sportistë të talentuar nga shkollat e mesme shtetërore dhe private të Republikës së Maqedonisë për vitin shkollor 2016/2017, Ministria e arsimit dhe shkencës shpall

KONKURS
Për ndarje të 150 (njëqindepesëdhjetë) bursave për nxënës – sportistë të talentuar nga shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor
2016/2017


Ministria e arsimit dhe shkencës për vitin shkollor 2016/2017 do të ndajë 150 (njëqindepesëdhjetë) bursa për nxënës-sportistë të talentuar nga shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë.

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:
1. të jenë nxënës të rregullt të vitit të I të cilët gjatë tre viteve të fundit kanë fituar së paku dy çmime për vendin e I ose të II në gara ndërkombëtare ose shtetërore nga fusha e sportit të organizuara nga federatat nacionale të sportit që kanë vendim për kryerje të veprimtarisë sport të dhënë nga Agjencia për rini dhe sport;
2. të jenë nxënës të rregullt të vitit të II, III dhe IV, të cilët gjatë vitit të kaluar kanë fituar çmime për vendin e I ose II në gara ndërkombëtare ose shtetërore nga fusha e sportit të organizuara nga federatat nacionale të sportit që kanë vendim për kryerje të veprimtarisë sport të dhënë nga Agjencia për rini dhe sport;
3. të kenë të arritur sukses mesatar pre së paku notës 4,00 në arsimin e deritanishëm;
4. të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimimit;
5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose firma të tjera;
6. të jenë shtetas të Republikës ës Maqedonisë.

Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi mesatar prej së paku notës 4,00 të realizuar gjatë shkollimit dhe çmimit të realizuar në gara shtetërore ose ndërkombëtare nga fusha e sportit (individual ose ekipor), gjatë së cilës nga kriteri sukses i realizuar gjatë shkollimit mund të fitohen së paku 40 pikë, ndërsa nga çmimet e fituara më së shumti 60 pikë.

Gjatë përcaktimit të pikave të përgjithshme nga çmimet e fituara për nxënësit e vitit të I, do të vlerësohen dy çmimet e fituara të ranguara më të larta, ndërsa për nxënësit prej vitit II, III dhe IV të vlerësohet vetëm një çmim më i lartë i ranguar i fituar.
10 pikat shtesë do ti marrin nxënësit të cilët do të dorëzojnë më shumë se çmimet/diplomat e parapara të fituara, ndërsa janë të një lloji të sportit.
Për çmimet e fituara në gara shtetërore nga sfera e sportit do të njihen vetëm çmimet e fituara në gara të organizuara nga federatat sportive nacionale që kanë vendim për kryerje të veprimtarisë sport të dhënë nga Agjencia për të rinj dhe sport, ndërsa jo nga klubet e sporteve, shoqatat etj.

II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Nxënësit të cilët paraqiten sipas konkursit, duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike të vendosur në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk, duke filluar nga 19.10.2016 deri më 30.10.2016.
Para fillimit të paraqitjes elektronike, duhet patjetër ti kompletojnë të gjitha dokumentet e nevojshme nga pika III të këtij Konkursi.
Lista e kandidatëve të zgjedhur do të publikohet më 05.12.2016 në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk.

III. VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Nxënësit të cilët janë paraqitur në mënyrë elektronike gjatë konkursit, është e nevojshme në Ministrinë e arsimit dhe shkencës, në rr. Sv. Kiril i Metodi nr. 54 – Shkup, prej datës 31.10.2016 – 18.11.2016 prej ora 09-15:30, ti sjellin dokumentet në vijim:
1. Listë evidentuese;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2016/2017;
3. Numër identifikimi nga fletëparaqitja e plotësuar me sukses elektronike;
4. Të vërtetuara në noter fotokopje të dëftesave për vitet e mbaruara më herët të arsimit (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX);
5. Të vërtetuara në noter fotokopje të diplomave të çmimeve të fituara në garat shtetërore dhe/ose ndërkombëtare;
6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës ose kredisë tjetër, të publikuar në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk;
7. Deklaratë të nënshkruar nga prindi-kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe se të dhënat në ato janë identike me ato të dhëna të futura në fletëparaqitjen elektronike, të publikuar në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk;

Ministria e arsimit dhe shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren p;r formular të kërkesës për vendosje në shtëpi për nxënës dhe formular të kërkesës për ndarje të bursave, me dokumentacion të nevojshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 189/16), do të sigurojë dokumentet në vijim:
-certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë nga Ministria e punëve të brendshme.

Çmimet-diplomat ku nuk ka vend të zënë të specifikuar në garat shtetërore ose ndërkombëtare, gjegjësisht çmime dhe mirënjohje për pjesëmarrje në gara pa vend të zënë, çmimet-diplomat që nuk janë fituar në dy vitet e kaluara për nxënësit e vitit të I ose në vitin e kaluar për nxënësit e vitit të II, III dhe IV, nuk do të merren parasysh.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:
-i pakompletuar dhe/ose
-i dorëzuar pas afatit.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse Komisioni përcakton se të dhënat të cilat janë të futura në fletëparaqitjen elektronike nuk janë identike me të dhënat nga dokumentacioni i shtruar.
Komisioni mund të përcaktojë kritere shtesë nëse ka më shumë kandidatë me numër të njëjtë të pikëve.
IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të arrijë 2.970,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook