Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e RM nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), nenit 54 paragrafi 3 të Ligjit për standardin e nxënësit (“Gazeta Zyrtare e RM nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15 dhe 30/16) dhe Vendimit për publikim të Konkursit për ndarje të 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënësit me nevojat e posaçme nga shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2016/2017, Ministria e arsimit dhe shkencës shpall

KONKURS
Për ndarje të 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënësit me nevoja të posaçme në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2016/2017

Ministria e arsimit dhe shkencës për vitin shkollor 2016/2017 do të ndajë 50 (pesëdhjetë) bursa për nxënësit me nevoja të posaçme nga shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë.

I. KUSHTET PËR NDARJE TË BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:
1. të jenë nxënës të rregullt nga viti i I, të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses me mesatare së paku 3,00;
2. të jenë nxënës të rregullt në vitin e II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur sukses me mesatare prej së paku 3,00;
3. të kenë diagnozë dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës së zhvillimit fizik ose psikik dhe nevojat specifike të dhënë nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësimin e nevojave specifike të personave me pengesa në zhvillimin fizik dhe psikik;
4. të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimit;
5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose firma të tjera;
6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi i realizuar, gjatë së cilës një nxënës mund të merr më së shumti 100 pikë.

II. MËNYRA, VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Nxënësit të cilët paraqiten në konkurs, është e nevojshme që në Ministrinë e arsimit dhe shkencës, rr. Sv. Kiril i Metodi nr. 54 – Shkup, prej datës 19.10.2016 - 18.11.2016, prej ora 09-15:30, të dorëzojnë dokumentet në vijim:

1. Listë evidentuese;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2016/2017;
3. Kopje të dëftesave për vitet e kaluara të mbaruara të arsimit (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX);
4. të kenë diagnozë dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës së zhvillimit fizik ose psikik dhe nevojat specifike të dhënë nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësimin e nevojave specifike të personave me pengesa në zhvillimin fizik dhe psikik;
5. Deklaratë të nënshkruar nga prindi ose kujdestari se kandidatit nuk është shfrytëzues i bursave ose kredive të tjera, të publikuar në internet në portalin http://stipendii.mon.gov.mk;

Lista me kandidatët e zgjedhur do të publikohet më 05.12.2016 në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk.

Ministria e arsimit dhe shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e kërkesës për vendosje në shtëpi të nxënësve dhe formularin e kërkesës për dhënie të bursave me dokumentacion të nevojshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 189/16), do të sigurojë dokumentet në vijim:
-certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë nga Ministria e punëve të brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:
-i pakompletuar dhe/ose
-i dorëzuar pas afatit.

IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të arrijë 2.750,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook