Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), nenit 54 paragrafi 3 të Ligjit për standardet e nxënësit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15 dhe 30/16) dhe Vendimit për publikim të Konkursit për ndaje të bursave për nxënësit e arsimit të mesëm që realizojnë programe mësimore nga drejtimi hotelerik-turistik në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2016/2017, Ministri i arsimit dhe shkencës shpall

KONKURS
Për ndarje të bursave për nxënës të shkollave të mesme të cilat realizojnë programe mësimore të profesionit hotelerik-turistik në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor
2016/2017


Ministria e arsimit dhe shkencës do të ndajë deri më 15 (pesëmbëdhjetë) bursa për nxënës të shkollave të mesme të cilat realizojnë programe mësimore të profesionit hotelerik-turistik në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2016/2017.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:
1. të jenë nxënës të rregullt të shkollave të mesme të cilat realizojnë programe mësimore të profesionit hotelerik-turistik në Republikën e Maqedonisë;
2. të kenë të fituar çmime për vendin e I, II ose III në gara ndërkombëtare ose shtetërore nga sfera e hotelerisë dhe/ose turizmit;
3. të kenë të arritur sukses mesatar minimal të vazhdueshëm prej së paku notës 3,50 në arsimin e deritanishëm;
4. të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimimit;
5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose firma të tjera;
6. të jenë shtetas të Republikës ës Maqedonisë.
Kriteret për ndarjen e bursave janë:
- një çmim më të lartë të fituar në garë shtetërore ose ndërkombëtare, ku nxënësi mund të fitojë më së shumti 50 pikë,
- për çdo çmim-dëftesë të dorëzuar plotësuese nga sfera e hotelerisë dhe/ose turizmit fitohen pikë shtesë,
- suksesi i arritur nga arsimi i deritanishëm, ku nxënësi mund të fitojë më së shumti 50 pikë.
Gjatë përcaktimit të pikave të përgjithshme nga çmimet e fituara për nxënësit do të vlerësohet një prej çmimeve të fituara të ranguara më të larta. Për vendin e parë të fituar në gara ndërkombëtare nxënësi mund të fitojë më së shumti 50 pikë, ndërsa për vendin e parë të fituar në gara shtetërore nxënësi mund të fitojë më së shumti 25 pikë.
Për çdo çmim-diplomë të dorëzuar plotësuese nga sfera e hotelerisë dhe/ose turizmit fitohen pikë plotësuese.
Me garë ndërkombëtare nënkuptohet garë mes nxënësve prej së paku dhjetë shteteve të ndryshme.
Komisioni mund të përcaktojë kritere shtesë nëse ka më shumë kandidatë me numër të njëjtë të pikëve.
II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES
Nxënësit të cilët paraqiten në konkurs, duhet të plotësojnë fletëparaqitjen elektronike të vendosur në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk, duke filluar prej 19.10.2016 deri më 30.11.2016.
Para fillimit të paraqitjes elektronike, është e domosdoshme të kompletoni të gjitha dokumentet e nevojshme nga pika III e këtij Konkursi.
Rang lista me kandidatët e zgjedhur do të publikohet më 05.12.2016 në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk.
III. VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Nxënësit të cilët janë paraqitur në mënyrë elektronike gjatë konkursit, është e nevojshme në Ministrinë e arsimit dhe shkencës, në rr. Sv. Kiril i Metodi nr. 54 – Shkup, prej datës 19.10.2016 – 30.10.2016 prej ora 09-15:30, ti sjellin dokumentet në vijim:
1. Listë evidentuese;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2016/2017;
3. Numër identifikimi nga fletëparaqitja e plotësuar me sukses elektronike;
4. Të vërtetuara në noter fotokopje të dëftesave për vitet e mbaruara më herët të arsimit (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX);
5. Kopje të vërtetuar në noter të diplomave për çmimet e fituara në garat vendore dhe/ose ndërkombëtare;
6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës ose kredisë tjetër, të publikuar në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk;
Lista përfundimtare me kandidatët e zgjedhur do të publikohet më 01.12.2015 në internet portalin http:// stipendii.mon.gov.mk.
Ministria e arsimit dhe shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formular të kërkesës për vendosje në shtëpi për nxënës dhe formular të kërkesës për dhënie të bursave me dokumentacion të nevojshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 189/16), do të sigurojë dokumentet në vijim:
-certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë nga Ministria e punëve të brendshme.
Çmimet-diplomat ku nuk ka vend të zënë të specifikuar në garat shtetërore ose ndërkombëtare, gjegjësisht çmime dhe mirënjohje për pjesëmarrje në gara pa vend të zënë, nuk do të merren parasysh.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:
-i pakompletuar dhe/ose
-i dorëzuar pas afatit.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse Komisioni përcakton se të dhënat të cilat janë të futura në fletëparaqitjen elektronike nuk janë identike me të dhënat nga dokumentacioni i shtruar.
IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të arrijë 2.200,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook