Ne bazë të nenit 110 të Ligjit për arsim sipëror të RM-së, Statutit të Universitetit “Nënë Tereza” - Shkup, Vendimit të Këshillit të Rektoratit nga mbledhja e mbajtur më 29.09.2016, Vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për ndryshimin dhe plotësimin e numrit te studentëve të cilët regjistrohen në Institucionet e arsimit të lartë në vitin e parë të studimeve në vitin akademik 2016/17 nr.42-7862/1 të datës 10.10.2016 (Gazeta zyrtare e RM-së nr.189, 14 Tetor 2016), dhe Ligjin për themelim e Universitetit “Nënë Tereza” (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 226/2015), dhe kërkesës për plotësimin e konkursit për regjistrim, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shpall:

KONKURS
Për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të studimeve në programet studimore të Universitetit “Nënë Tereza” - Shkup në vitin akademik 2016/17

I. Numri i studentëve
Në fakultetet e Universitetit “Nënë Tereza” - Shkup, në studimet e ciklit të parë në vitin e parë të vitit akademik 2016/17, do të mund të regjistrohet numri i studentëve si në vijim:

  12

 

13

II. Kushtet dhe kriteret për regjistrim
1. Të drejtë regjistrimi për studimet e ciklit të parë kanë kandidatët që kanë dhënë maturën shtetërore ose maturë ndërkombetare,
2. Të drejtë regjistrimi në ciklin e parë të studimeve kanë edhe kandidatët me shkollim të mesëm katërvjeçar të cilët kanë dhënë maturë shkollore ose provim përfundimtar. Nësë në afatin e parë nuk paraqitet numër i mjaftueshëm i kandidatëve që i plotësojnë kushtet sipas pikës paraprake, të drejtë për regjistrim kanë edhe kandidatët të cilët kanë të kaluar maturën shkollore ose provim përfundimtar në shkollimin e mesëm të caktuar në shkollat e mesme te verifikuara me akt te Ministrisë së arsimit dhe shkencës.
3. Të drejtë regjistrimi në ciklin e parë të studimeve kanë edhe kandidatët me shkollim te mesëm katërvjeçar të cilet nuk kanë dhënë maturë shtetërore, respektivisht kanë përfunduar shkollimin e mesëm katërvjeçar para vitit akademik 2007/08.
4. Kandidatët regjistrohen si studentë të rregullt të financuar nga shteti dhe studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve. Në studimet e ciklit të parë të fakulteteve mund të regjistrohen edhe studentë me korrespodencë, nësë këtë e mundëson karakteri i programit studimor.
5. Mënyra e seleksionimit të kandidatëve do të kryhet varësisht nga lloji i programeve studimore në të cilat konkurrojne ata, edhe atë:
a) programe studimore ku seleksionimi i kandidatëve do të kryhet në bazë të suksesit nga arsimi i mesëm;
b) programe studimore ku seleksionimi do të kryhet në bazë të suksesit nga arsimi i mesëm dhe me kontrollim të talentit të kandidatëve. Kjo ka të bëjë me programet studimore me specifika të veçanta.
c) programe studimore ku mësimi mbahet në gjuhën angleze, ku seleksionimi do të kryhet nga suksesi i shkollimit të mesëm dhe rezultati nga intervistimi nga komisioni përkatës.
6. Kriter bazë për seleksionimin e kandidatëve për regjistrim të studimeve deridiplomike është suksesi i arritur në arsim të mesëm, vlerësimi i suksesit të studentëve shprehet me pikë.
a. Në programet studimore ku seleksionimi kryhet vetëm përmes suksesit të arsimit të mesëm, kandidatët mund të fitojnë me së shumti 100 pikë, edhe atë: suksesi i përgjithshëm në të gjitha lëndët merr pjesë me 60%, ndërsa suksesi i arritur në maturën shtetërore merr pjesë me 40%.
a. 1. Në programet studimore ku seleksionimi do të kryhet vetëm në bazë të suksesit të arritur në arsimin e mesëm, llogaritja e pikëve bëhët në këtë menyrë: mblidhen të gjitha notat, të cilat janë të evidentuara në dëftesat e notave nga të gjitha vitet, shuma e përgjithshme e fituar pjesëtohet me numrin e notave, kështu që suksesi mesatar i fituar shumëzohet me numrin 12. Me këtë më së shumti mund të fitohen 60 pikë.
a. 2. Llogaritja e pikëve të suksesit të arritur nga matura shtetërore 2013/14 bëhët në këtë mënyrë: rangimi sipas përqindjes nga provimi i lëndës eksterne, e cila jepet në maturën shtetërore shumëzohet me koeficientin 10. Në të njëjten mënyrë llogaritet edhe përqindja e pikëve nga provimi i lëndës së dytë dhe tretë eksterne dhe mund të fitohen maksimum 30 pikë. Rangimi sipas notës së lëndës interne (Lista 2) e përshtatshme për programin studimor shumëzohet me koeficient 1,2, me të cilën fitohen maksimum 6 pikë, ndersa lënda interne jo e përshtatshme me 0,6 me të cilën fitohen më së shumti 3 pikë. Nota e fituar nga detyra e projektit shumëzohet me koeficientin 0,8. Në këtë bazë mund të fitohen më shumti 4 pika. Suksesi i përgjithshëm nga matura shtetërore më së shumti mund të sjellë 40 pikë.
a. 3. Llogaritja e pikëve të suksesit të arritur nga matura shtetërore deri në vitin 2012/13 bëhët në këtë mënyrë: rangimi sipas përqindjes nga provimi i lëndës eksterne, e cila jepet në maturën shtetërore shumëzohet me koeficientin 10. Në të njejtën mënyrë llogaritet edhe përqindja e pikëve nga provimi i lëndës së dytë eksterne dhe mund të fitohen maksimum 20 pikë. Rangimi sipas notës së lëndëve interne (Lista 2) të përshtatshme për programin studimor shumëzohet me koeficient 1,6, me të cilën fitohen maksimum 16 pike, ndërsa lenda interne jo e përshtatshme me koeficient 0,8 dhe mund të fitohen maksimum 8 pikë. Nota e fituar nga detyra e projektit shumëzohet me koeficientin 0,8. Në këtë bazë mund të fitohen 4 pikë. Suksesi i përgjithshëm nga matura shtetërore mund të sjellë maksimalisht 40 pikë.
a. 4 Për kandidatët të cilët shkollën e mesme e kanë mbaruar në vitet e mëparshme shkollore (para vitit shkollor 2007/2008) dhe nuk kane mbaruar maturë shtetërore, përveç llogaritjes së pikëve nga pika 7. a. 1, llogariten edhe më së shumti 40 pikë nga lëndët të cilet janë të rëndësishme për programin studimor, edhe atë: shuma e notave nga dy lëndë të rëndësishme për programin studimor dhe dy lëndët nga lëmia e gjuhëve (gjuhë amtare dhe një gjuhë botërore) pjesëtohet me 16, dhe kështu, suksesi mesatar i secilës lëndë veçmas shumëzohet me 8. Në këtë bazë mund të fitohen më së shumti 10 pikë për një lëndë, përkatësisht 40 pikë për katër lëndët.
a. 5 Vlerësimi i suksesit të kandidatëve të cilët kanë dhënë maturë shkollore ose provim përfundimtar të shkollimit të mesëm katërvjeçar bëhët: Notat e lëndëve të përshtatshme të cilat i kalojnë në maturë shkollore shumëzohen me koeficientin 1,6, ndërsa me lëndë jo të përshtatshme me 0,8, kurse detyra projektuese me 0,8. Me këtë mund të fitohen maksimum 20 pikë.
а. 6 Vlerësimi i suksesit në programet studimore me kontrollim të talentit: mblidhen të gjitha notat që janë përfshirë në deftesat, nga të gjitha vitet, shuma e fituar pjesëtohet me numrin e notave dhe kështu, suksesi mestar i fituar shumëzohet me 12. Në këtë bazë mund të fitohen më së shumti 60 pikë. Vlerësimi i suksesit nga kontrollimi i talentit bëhet me fitimin nga 0 deri në 40 pike. Kontrollimi ka karakter eliminues me minimum 10 pikë, Kandidatët të cilët arrijnë më pak se 40 pike nga numri i përgjithshëm i pikëve nuk do të pranohen.
III. Seleksionimi i kandidatëve
1. Për përcjelljen e realizimit të Konkursit, Rektorati formon Komision universitar të Konkursit.
2. Rangimin e kandidatëve e kryejnë Komisionet e veçanta të fakulteteve.
3. Komisioni për Konkurs, në tabelat e shpalljëve të fakultetit e shpall rangimin sipas poenave nga suksesi i arsimit të mesëm (suksesin mesatar), pikët e lëndëve eksterne, interne dhe nga rezultatet e kontrollimit të talentit nga programet studimore në të cilat ai zbatohet (në tabelën e rezultateve do të shpallen edhe të dhënat numri i dosjes, emri, prindi dhe mbiemri, vendbanimi, shtetësia dhe statusi i pranimit).
Pas shpalljes së rang listës preliminare të kandidatëve për regjistrim nga Komisioni për Konkurs, kandidati ka të drejtë për kundërshtim në afat prej 24 orësh. Në të kundërtën, e humb të drejtën për kundërshtim në procedurën e mëtejme të ankesave për rezultatet e shpallura.
Kundërshtimi ka të bëjë vetëm me lëshimet teknike-gabime të bëra gjatë llogaritjes së pikëve, dhe i njejti i drejtohet Komisionit universitar për pranimin e studentëve.
Aktvendimi i Komisionit është përfundimtar. Pas skadimit të afatit për parashtrimin e kundërshtimeve dhe shqyrtimit të tyre, Komisioni universitar i Konkursit në fakultetin përkatës shpall Aktvendim për pranimin e studentëve (Rang lista përfundimtare), në bazë të së cilës bëhët regjistrimi i studentëve. Kandidatët e pranuar si dhe ato të cilët nuk janë pranuar, pas shpalljes së Aktvendimit për pranim, nuk kanë të drejtë kundërshtimi ose ankimi.
Kandidatët të cilët në afatin kohor të paraparë për regjistrim nuk do të bëjnë regjistrim, respektivisht nuk do të dorezojnë dokumentacionin e duhur për rëgjistrim në shërbimet studentore të fakultetit në të cilin janë pranuar, konsiderohet se kanë hequr dorë nga studimet dhe vendi i tyre do të shpallet si i lirë në Konkursin e radhës.
4. Nësë në afatin e parë regjistrues, gjatë rangimit, në fund të listës së kandidatëve të pranuar ka më shumë kandidatë me numër të barabartë të pikëve (më së shumti pesë kandidate), fakulteti i regjistron të gjithë kandidatët e tillë. Por, nësë numri i kandidatëve të tillë është më i madh se 5 (pesë), atëherë fakulteti kandidatët e tillë i rangon sipas kritereve plotësuese: përshtatshmëria e projekt detyrës së punuar gjatë dhënies së provimit të maturës shtetërore, çmimet e fituara në garat republikane dhe ndërkombëtare, anëtare të reprezentacioneve sportive të Republikës së Maqedonisë, certifikatat e fituara për njohje të gjuhëve të huaja në nivel më të lartë etj.
5. Studentët në kuotën shtetërore regjistrohen duke paguar kompensim për bashkëfinancim të studime, të percaktuar si në kreun I të Konkursit në kundërvlerë në denarë, sipas kursit mesatar të Bankës Popullore të RM. Kompensimi për studime të studentëve nga paragrafi paraprak, për secilin program studimor në veçanti, është pjesë përbërëse e këtij konkursi. Pagesa e kompensimit kryhet në dy këste të barabarta.
Kompensimi nga paragrafit 1 i kësaj pike, studentët e dorëzojnë për çdo semestër sa zgjasin studimet e tyre.
6. Drejtoria e Rektoratit sjell Udhëzim të veçantë për realizimin e Konkursit.

IV. Regjistrimi i studentëve me korrespodencë
1. Në programet studimore të veçanta në fakultete, si student me korrespodencë mund të regjistrohen kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet për regjistrim dhe kanë kontratë për punësim në kohë të pacaktuar, si dhe kandidatët tëe cilët për shkaqe të arsyeshme nuk kanë mundësi të regjistrohen si studente të rregullt. Si shkaqe të arsyeshme nga paragrafi paraprak llogariten: invalid, i cili nuk është në gjendje ta ndjek mësimin e rregullt; sëmundje e rëndë afatgjate, e cila pamundëson vijimin e rregullt të mësimit me tepër se një semester; prind i fëmijes deri sa zgjate pushimi i lehonisë.
2. Studentet me korrespodencë regjistrohen sipas kushteve dhe kritereve të njëjta si studentët e rregullt, ndërsa rangohen ne lista të veçanta te rangimit.
Studentët me korrespodencë regjistrohen me vetëfinancim të studimeve, sipas shumës së paraqitur në tabelën nr. I.
3. Gjatë paraqitjes për regjistrim, si studente me korrespodencë, kandidatet dorëzojnë dëshmi për punësim në kohë të pacaktuar, ose vërtetim mjekesor për shkaqet e theksuara në pikën 1, paragrafi 2.

V. Regjistrimi i studentëve me koofinancim të studimeve
1. Në fakultetet, si studentë të rregullt regjistrohen edhe kandidatë që i plotesojnë kushtet për regjistrim, ndërsa për shkak te kufizimit të kuotave nuk mund të regjistrohen në kategorinë e studenteve të financuar nga shteti.
2. Studentët që regjistrohen në këtë kategori, shumën e përcaktuar në kreun I të Konkursit e paguajnë në kundervlerë të denarit, sipas kursit mesatar të Bankes Popullore të RM-së, në ditën e pagesës, në së paku 2 këste të barabarta.
3. Fakulteti shpall listën e rangimit të kandidatëve që i plotësojne kushtet për regjistrim në këtë kategori. Kandidatet që pajtohen të regjistrohen në këtë kategori studentësh, dorëzojnë deklaratë në afat prej 24 orësh pas shpalljes së listës përfundimtare të rangimit, së pajtohen gjatë gjithë kohës së studimeve të marrin pjesë në koofinancim të studimeve. Studenti i cili regjistron studimet sipas rezultateve të pranimit në koofinacim, konsiderohet se pranon të koofinancojë studimet.
Listën e kandidateve të pranuar në këtë kategori e vërteton Komisioni i Konkursit në bazë të listës së rangimit dhe deklaratave të dorëzuara për pajtueshmëri për regjistrim në këtë kategori. Studentët me bashkëfinancim gjatë regjistrimit lidhin kontratë me fakultetin, për të drejtat dhe obligimet e ndërsjella në realizimin e procesit edukativo-arsimor.

VI. Kandidatët me arsim të mesëm të kryer jashtë vendit
a) Shtetasit e huaj.
Shtetasit e huaj regjistrohen jashtë kuotave të përcaktuara në Konkurs dhe numri i tyre mund të jetë 20% nga numri i përgjithshëm i studentëve të përcaktuar me konkurs në nivel të fakultetit, përveç programeve studimore ku mësimin realizohet në gjuhën angleze.
2. Seleksionimi i shtetasve të huaj që paraqiten për studim në programet studimore Fakulteti i ndërtimtarisë dhe arkitekturës, Fakulteti i shkencave të informatikës, Fakulteti i shkencave teknologjike, Fakulteti i shkencave teknike dhe fakultetit I shkencave sociale kryhet me anë të kontrollit të diturive dhe aftësive.
3. Gjatë paraqitjes, kandidatët e theksojnë në cilin fakultet, respektivisht program studimor dëshirojnë të studiojnë, se a janë bursistë të qeverisë së tyre, apo vetë i bartin shpenzimet e studimeve. Me fletëparaqitje dorëzojnë diplomë për mbarimin e arsimit të mesëm, si dhe dëftesa për të gjitha klasat, përkthim të vërtetuar të certifikatës së lindjes, vërtetim për njohje të gjuhës maqedonase ose shqipe (të dhënë nga komisioni i Universitetit), dhe certifikatë për gjendjen shëndetësore (HIV test dhe hepatit C). Shtetasit e huaj, për diplomën për mbarimin e shkollës së mesme, si dhe dëftesat për të gjitha klasat, para fillimit të vitit akademik duhet të dorëzojnë vendimin për nostrifikim nga institucioni kompetent i RM-së, respektivisht dokumentet për fillimin e procedurës për nostrifikim. Pagesa e studimeve për shtetasit e huaj për vitin 2016/17 është 200 euro për një semestër respektivisht 400 për një vit akademik. Në këtë kategori të studentëve bëjnë pjesë edhe kandidatët, shtetas të huaj, prindërit e të cilëve apo vetë ata punojnë në përfaqësitë diplomatike në Republikën e Maqedonisë. Kandidatët shtetas të Republikës së Turqisë do të mund të regjistrohen vetëm sipas kritereve të miratuara nga ana e Këshillit për arsim të lartë të Republikës së Turqisë-YOK, të cilët duhet të dorëzojnë dëshmi për dhënien e provimit pranues të organizuar nga YGS. Shtetasit e huaj, të cilët kanë kryer arsimin e mesëm në Republikën e Maqedonisë, gjatë përllogaritjes së pikëve do të trajtohen sipas kritereve për shtetasit e RM-së, por statusi i kanditatit do trajtohet si kanditatët e këtij kreu. Shtetasit e huaj e mbajnë statusin e njëjtë deri në diplomim.

b) Mërgimtarët dhe shtetasit e RM-së me arsim të mesëm të kryer në tërësi, arsim të mesëm të kryer pjesërisht jashtë vendit, kanditatët shtetas të RM-së me maturë ndërkombëtare dhe kanditatë me shkollim të mesëm në shkollat private në RM

1. Kandidatët, prindërit e të cilëve janë mërgimtarë dhe kandidatët shtetas të RM, që arsimin e mesëm të plotë e kanë kryer jashtë vendit regjistrohen jashtë kuotave, me koofinancim të studimeve.

2. Seleksionimi i kandidatëve nga pika 1, në programet studimore Fakulteti i ndërtimtarisë dhe arkitekturës, Fakulteti i shkencave të informatikës, Fakulteti i shkencave teknologjike, Fakulteti i shkencave teknike dhe fakultetit I shkencave sociale kryhet me kontrollim të njohurive dhe aftësive.

3. Kompensimi për studime i kësaj kategorie të studentëve, në varësi të programeve studimore, është përcaktuar në kreun I të Konkursit (si për kandidatët nga kreu V), respektivisht 400 euro një vit akademik. Kandidatët shtetas të RM-së të cilët kanë kryer pjesërisht shkollimin e mesëm jashtë vendit, mund të regjistrohen edhe sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në Konkurs për kandidatët me arsim të mesëm të kryer në RM, në kuadër të kuotës shtetërore. Kandidatët nga pika 1, bashkë me fletëparaqitjen dorëzojnë diplomë të nostrifikuar si dhe dëftesa të nostrifikuara për katër vitet e kryera të arsimit të mesëm jashtë vendit.

4. Kandidatët shtetas të RM-së, maturë të mbaruar ndërkombëtare, regjistrohen me kushte dhe kritere të njëjta, si dhe kandidatët me shkollë të mesme të mbaruar në Republikën e Maqedonisë, me atë që përveç dokumenteve të tjera, dorëzojnë edhe dëftesa të nostrifikuara për pjesën e arsimit të mesëm të kryer jashtë vendit, përkatësisht me maturë të kryer ndërkombëtare. Këta kandidatë rangohen në rang - listë të veçantë, kurse do të pranohen ata kandidatë të cilët do të fitojnë aq pikë, të paktën sa edhe kandidati i fundit i pranuar në kuadër të kuotës shtetërore në programin studimor përkatës. Numri i këtyre kandidatëve mund të arrijë më së shumti 10%, kurse shpenzimet për studimet e tyre i bart Ministria për Arsim dhe Shkencë. Kandidatët të cilët kanë fituar pikë, të paktën sa edhe kandidati i fundit i pranuar në kategorinë me koofinancim të studimeve, regjistrohen me kompensim për studime në lartësi të përcaktuar sipas kreut I të Konkursit. Për kandidatët të cilët regjistrohen në këtë kategori, me koofinancim të studimeve, vlejnë dispozitat nga kreu V i Konkursit. Kandidatët nga kreu i VI pika (b), paraqiten në Rektoratin e UT-së, në afatet e përcaktuara me Konkurs.

5. Kanditatët të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm në shkolla private të akredituara në RM, me maturë shtetërore, do të trajtohen njëjtë si kanditatët të cilët kanë kryer shkollimin në Republikën e Maqedonisë. Ndërsa kanditatët me shkollim të mesëm privat pa maturë shtetërore në RM, do të rangohen në listë të veçantë me koofinancim të studimeve, jashtë kuotave tjera të përcaktuara, por jo më shumë se 10% nga numri i përgjithshëm i vendeve të lira në programin studimor.

VII. Kandidatët me të drejta të veçanta të përcaktuara sipas ligjeve të RM si dhe kandidatët të cilët pranohen në kuadër të kuotës së bashkësive të cilët nuk janë shumicë në R. Maqedonisë.
1. Numri i studentëve, që i takojnë kategorisë së personave me të drejta të veçanta të përcaktuara me Ligjin për të drejta të veçanta të RM, regjistrohen në kuotë të veçantë (pa bartje të shpenzimeve për studime), numri i tyre mund të arrijë më së shumti 10% nga numri i përgjithshëm i studentëve në nivel të programit studimor.
2. Për sigurimin e përfaqësimit të drejt të kandidatëve të cilët u takojnë bashkësive të cilët nuk janë shumicë në R.Maqedonisë, në institucionet e larta të Universitetit, në vitin akademik 2016/17, në mënyrë plotësuese do të regjistrohen kandidatët të cilët u takojnë këtyre bashkësive, numri i të cilëve të mos e kalon 10 % nga numri i përgjithshëm i studentëve të cilët regjistrohen në vitin e parë në nivel të fakultetit. Në kuadër të kësaj përqindjeje, në mënyrë të drejtë do të përfaqësohen kandidatët e të gjitha bashkësive, deri në përqindje me të cilin bashkësia përkatëse është përfaqësuar në numrin e përgjithshëm të banorëve në R.Maqedonisë.

 

Afatet për paraqitje, kontrollimin e njohurive dhe aftësive dhe regjistrimi:

REALIZIMI II KONKURSIT PËR REGJISTRIM TË STUDENTËVE  2016/17

 

Aplikimi (paraqitja e kandidatëve)

26 - 28 Tetor

Shpallja e rezultateve preliminare

31 Tetor

Shpallja e vendimit për pranim të kandidatëve

1 Nëntor

Regjistrimi i kandidatëve

1 Nëntor

 

VIII. Dokumentet për aplikim dhe regjistrim:

1. Fletëaplikim (merret në hapësirat e Universitetit)
2. Dëftesa origjinale nga shkollimi i mesëm
3. Diplomë për kryerjen e shkollës së mesme
4. Certifikatë nga libri amzë i të lindurve
5. Certifikatë për nënshtetësi
6. Vërtetim për pagesat e:
a) 1050 denarë në xhiro-llogarinë e Universitetit: në emër të taksave administrative.
b) 600 denarë mjete plotësuese për secilën lëndë të cilës kandidatët do ti nënshtrohen për provim pranues të theksuar në Listën
shtesë-1, të Programit studimor përkatës, ku është paraparë provimi pranues: në emër të Komisionit për verifikimin e njohurive
dhe aftësive dhe intervistimit (për programet në gjuhën angleze).
Kandidatët që aplikojnë në programet ku mundësohen studime me korrespodencë, krahas dokumentacionit të caktuar më lartë,

 

 

 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook