Me rastin e shënimit të një mijë e njëqind vjetorit të vdekjes së Kryepeshkopit të parë sllavë, themeluesit të Universitetit të parë sllavë , shenjtorit dhe mësimdhënësit “Shën Kliment Ohridski”- , Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

KONKURS PËR ESE
për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme
në Republikën e Maqedonisë
me temë
“ Shën Kliment Ohridski dhe fuqia e shkronjës”

 


I. KUSHTET PËR PJESËMARRJE


Të drejtë pjesëmarrje në konkurs kanë nxënësit e klasës së VI-IX në shkollat fillore dhe nxënësit e vitit të I-IV në shkollat e mesme të Republikës së Maqedonisë.


Eseja duhet të jetë origjinale, me shprehje dhe mendim të fortë e cila e pasqyron temën e lartpërmendur .
Eseja duhet të jetë e shkruar në gjuhë letrare maqedonase.
Eseja duhet të përmbajë më së shumti 500 fjalë.
Një nxënës mund të dërgojë vetëm një punim
Eseja e cila nuk i plotëson kriteret ose është përmbajtje jo të përshtatshme do të diskualifikohet.
Në Ese është e nevojshme të krijoni fjalëkalim ( jo më të gjatë se 7 karaktere) dhe në zarf të veçantë të shënuar me fjalëkalimin e njëjtë të shënohen të dhënat e nxënësit ( emri dhe mbiemri, klasa ose viti i shkollimit, shkolla, komuna dhe kontakt telefoni)
Eseja së bashku me zarfin me fjalëkalim (ku janë të shënuara të dhënat e nxënësit) duhet të futen në zarf të mbyllur me shënim “ Për konkursin për ese me temë” - Shën Kliment Ohridski dhe fuqia e shkronjës : “ Shën Kliment Ohridski dhe fuqia e shkronjës ”.

Eseja më së voni deri më 31 tetor 2016 duhet të dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me adresë : Rr. “ Shën Kirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup.

III. MËNYRA E PËRZGJEDHJES
Për përzgjedhjen e eseve më të mira, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të formojë komision të përbërë nga pesë anëtarë.


IV NDARJA E SHPËRBLIMEVE

Ministria e Arsimit do të ndajë shpërblim simbolik për 3 esetë më të mira.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës emrat e nxënësve fitues do ti shpall në web faqen www.mon.gov.mk më së voni deri më 30 nëntor 2016.
Ndarja e shpërblimeve do të bëhet në javën e parë të muajit dhjetor 2016.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook