Në bazë të nenit 50 të Ligjit për veprimtari hulumtuese-shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/14, 154/15, 30/16 dhe 53/16), të Rregullores për mënyrën dhe procedurën dhe kriteret më të përafërta për finacimin dhe mbikqyrjen e programeve vjetore për veprimtarinë shkencore - hulumtuese, të subjekteve të veprimtarisë shkencore - hulumtuese ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” 88/09, 149/09, 25/11 dhe 123/13), Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë, publikon :


SHPALLJE PUBLIKE - e përsëritur

për zgjedhjen e recensentëve të cilët do të recensojnë projektet në bazë të Konkursit të shpallur për bashkëfinancimin e projekteve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë, nga kandidatët e paraqitur do të bëjë zgjedhjen e recensentëve, të cilët do të recensojnë projektet e parashtruara në bazë të Konkursit për bashkëfinancim të projekteve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë të cilët do të financohen në periudhën 2017-2018

Recensentët duhet të jenë nga radhat e hulumtuesve të njohur me titull shkencorë, përkatësisht mësimorë - shkencorë nga lëmia shkencore përkatëse dhe fusha shkencore e hulumtimit.
Recensentët duhet të jenë nga lëmia e më poshtme shkencore, respektivisht fusha shkencore e hulumtimit:

- Shkencat matematiko natyrore, ( biologji, botanikë, informatikë, kimi, fizikë, mjedis jetësor)

- Shkenca mjekësore dhe shëndetësore ( mikrobiologji, bioteknologji, gjenetikë, mjekësi ligjore, teknologji mjekësore , farmaci);
- Shkenca tekniko - teknologjike , ( teknik kompjuterike dhe informatikë, inxhinieri për tërmete, ndërtimtari, menaxhment industrial dhe inxhinieri, kontrollim i cilësisë, elektronikë, elektroenergji, miniera, gjeologji, materiale, teknologjia e tekstilit).

- Shkenca bujqësore, ( mjekësi veterinere, bioteknologji, teknologji ushqimore, prodhimtari bimore, gjenetikë dhe selektimi i prodhimtarisë bimore);
- Shkenca shoqërore ( kinezisht , turizëm dhe trashëgimi kulturore, shkenca organizative dhe menaxhim, biznes menaxhment, drejtësi, të drejtat njerëzore, e drejta penale, e drejta ndërkombëtare ekonomi dhe arsimi, kriminologji, logjistikë, ekonomi, kontabilitet);
- Shkenca humane ( historia e artit, antropologjia dhe etnogjeneza, dramë, operë, balet gjuhë dhe letërsi)


Recensentët e zgjedhur, projektet e paraqitura bilaterale do t'i vlerësojnë në bazë të kritereve në vijim:
- kontribut në thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore;
- origjinaliteti i qëllimeve dhe përmbajtjes së hulumtimit;
- kompetencë të hulumtuesit kryesorë;
- kompetencë dhe origjinalitet në ekipin hulumtues;
- kontributi në aftësimin e hulumtuesve të rinj;
- rëndësia e projektit për qëllime hulumtuese ;
- konkurrencë për bashkëpunim ndërkombëtarë;
- realizueshmëria e propozim projektit ( konstruksion financiarë ) mundësi për zbatimin e rezultateve

Në procedurën për vlerësimin e recensentëve duhet t'i përmbahen normave profesionale dhe etike ( objektiviteti, paanshmëria dhe shmangja e konfliktit të interesave).

Fletëparaqitjen për recensues si pjesë përbërëse e këtij Konkursi, mund ta gjeni në web faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (http://www.mon.gov.mk),

Fletëparaqitja për recensues dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në Rr. Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup.

Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve 14. 10. 2016.

Fletëparaqitjet e pakompletuara dhe të dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook