Në bazë të nenit 34 – b nga Ligji për arsim fillor („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 103/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014 и 10/15) Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
T H I R J E P U B L I K E
Për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, dytë ose të tretë në konkurs ndërkombëtar nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore
1. Kushtet për pjesëmarrje:
Në thirrjen publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për arritjen e vendit të parë, dytë dhe të tretë në konkurs ndërkombëtar na fusha e matematikës dhe shkencave natyrore mund të aplikojnë nxënësit, bashkë me mësimdhënësit që kanë përgatitur ato për konkurrim, të cilët kanë fituar vendin e parë, të dytë ose të tretë në konkurs ndërkombëtar nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore në vitin shkollor 2016/17. Me konkurs ndërkombëtar nënkuptohet konkurrim/garë që përfshin nxënës nga të paktën dhjetë shtete të ndryshme.
2. Mënyra e aplikimit dhe afati:
Nxënësi, bashkë me mësimdhënësin që ka përgatitur atë për konkurrim, duhet të dorëzoj: vërtetim se është nxënës i rregullt, vërtetim për mësimdhënësin se është i punësuar në shkollë, fotokopje e diplomës së fituar për vendin e parë, të dytë ose të tretë në konkurs ndërkombëtar nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore, llogari rrjedhëse të nxënësit dhe mësimdhënësit. Gjithashtu, duhet dorëzuar edhe vërtetim që konfirmon se gara është ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore ku kanë marrë pjesë nxënës nga të paktën dhjetë shtete të ndryshme.
Thirrja është e hapur dhe aplikimet mund të dorëzohen çdo ditë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në adresën: Rr. "Sh. Kirili dhe Metodi" Nr.54, 1000 Shkup, me shënim "Për thirrjen publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, dytë ose të tretë në konkurs ndërkombëtar nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore," jo më vonë se 31.08.2017.
3. Ndarja e shpërblimeve:
Ministria e Arsimit dhe Shkencës individualisht do të ndaj shpërblim në të holla në lartësi prej 50% të pagës mesatare neto e paguar për një të punësuar në Republikën e Maqedonisë në muajin e fundit para ndarjes së shpërblimit për vendin e parë, 40% për vendin e dytë dhe 30% për vendin e tretë.
4. Aplikimet me vonesë dhe jo të plota nuk do të shqyrtohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.