I.1. Në vitin akademik 2016/2017 në konviktet shtetërore studentore dhe objekte tjera për vendosje në Republikën e Maqedonisë do të pranohen studentë të rregullt të regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë të universiteteve publike dhe private dhe insittucone për arsim sipëror në Republikën e Maqedonisë edhe atë në:

Numër rendor

KONVIKTI STUDENTOR

VENDI

Numri i shtretërve për udentët e vitit të I

Numri i shtretërve për studentët e vitit të II, III, IV, V dhe VI dhe apsolvetëve

NUMRI I PËRGJITHSHËM I SHTRETËRVE

1

KSHS “SHKUP”

Shkup

     
 

- GOCE DELLÇEV

 

121

487

608

 

-KUZMAN JISIFOVSKI PITU

 

98

392

490

 

-STIV NAUMOV – ndërtesa e parë dhe e dytë

 

138

555

693

 

- STIV NAUMOV – ndërtesa e tretë

 

128

514

642

 

- STIV NAUMOV – barakat e reja 

 

27

111

138

2

KSHK “PELLAGONIJA

Shkup

198

795

993

3

KSHK “TOME STEFANOVSKI SENIQ”

Shkup

115

462

577

4

KSHK “KOÇO RACIN”

Manastir

77

308

385

5

KSHK “NIKOLLA KAREV”

Ohër

46

185

231

6

KSHK “DONE BOZHINOV”

Probishtip

26

104

130

7

KSHK “ORDE ÇOPELLA”

Prilep

57

228

285

8

KSHK “BRAQA MILLADINOVCI”

Shtip

43

173

216

9

KPS “OAZA”

Shtip

22

90

112

10

KPS “HILLJADNIKOV”

Shtip

12

48

60

11

KPS “LOGOS”

Shtip

10

42

52

 

GJITHSEJ:

 

1118

4494

5612

     

* Akomodimi në Shtëpinë studentore Goce Dellçev në Shkup, do të realizohet vetëm në blloqet e renovuara B dhe A. 

Deri në përfundim të plotësishëm të procesit të pajisjes së bllokut të rinovuar A, studentët përkohësisht do të akomodohen në bllokun G.

I.2. Shpërndarja e numrit të përgjithshëm të vendeve të mundshme në shtëpitë bëhet në mënyrën në vijim:

а) grupi i parë - 40% nga numri i përgjithshëm i vendeve të mundshme në shtëpitë janë për studentët për të cilët të hyrat e përgjithshme në familje janë deri në neto pagën minimale të vërtetuar në Republikën e Maqedonisë, edhe atë:

- fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindërore,

- fëmijë me nevoja të posaçme,

- fëmijë të shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe ndihmës së vazhdueshme në të holla,

- fëmijë të prindërve kryefamiljar,

- fëmijë të prindërve të papunë dhe

- fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënies së punës për shkaqe afariste.

b) Në grupin e parë bien edhe studentët për të cilët të hyrat e përgjithshme në familje është mbi neto pagesën minimale të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë edhe atë për studentët:

- fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindërore

- fëmijë me nevoja të posaçme

- fëmijë të prindërve kryefamiljar

- fëmijë të prindërve të papunë dhe

- fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënie së punës për shkaqe afariste.

c) Grupi i dytë – 25% nga numri i përgjithshëm të vendeve të mundshme në shtëpitë janë për studentët të cilët kanë arritur sukses të lartë në mësim.

ç) Grupi i tretë – 35% nga numri i përgjithshëm të vendeve të mundshme në shtëpitë janë për studentët e rregullt të regjistruar në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet për arsim të lartë në Republikën e Maqedonisë që nuk bien në grupet nga pikat a), b) dhe c) të këtij artikulli.

I.3. Nga numri i përgjithshëm i vendeve në disponim në konviktet studentore, 20% sigurohen për studentë, që për herë të parë do të regjistrohen në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet për arsim sipëror të Republikës së Maqedonisë.

II. KUSHTET PËR PRANIM

II.1. Të drejtë për pranim kanë studentët e rregullt të cilët shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe shkollohen jashtë vendit ku jetojnë, të regjistruar në studime akademike me kohëzgjatje:

-       më pakë se tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur vit akademik

-       tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur më shumë se një vit akademik dhe

-       mbi tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur më shumë se dy vite akademike;

II.2. Të drejtë për pranim kanë studentë të rregullt të cilët janë regjistruar në universitete dhe institucione për arsim të lartë në Republikën e Maqedonisë të zgjedhur me konkurse, vendime, marrëveshje etj dhe atë: bursistë qeveritarë – studentë me prejardhje maqedonase, studentë nga jashtë vendit të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet për arsim të lartë në Republikën e Maqedonisë, studentë në pajtim me programin CEEPUS, studentë sipas marrëveshjeve bilaterale, dhe të ngjashme.

II.3. Nuk kanë të drejtë studentët të cilët

  1. kanë prishur rendin në shtëpi dhe për atë u është shqiptuar masë disiplinore për shfrytëzimin e shërbimeve të shtëpisë, gjatë kohës së caktuar në masën e shqiptuar edukative,
  2. Studentët e regjistruar për herë të dytë si absolventë,
  3. Studentët të cilët nuk kanë bërë pagesat për vendosje ndaj shtëpive më shumë se një muaj,
  4. Studentët e regjistruar në studime post-diplomike,

II.4. Studentët tek të cilët Komisioni për pranim do të konstatojë keqpërdorim të shtratit të marrë, i njëjti do ti merret atij dhe do ti jepet studentit që është në listën e pritjes për konviktin përkatës.

III. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Studentët të cilët do të paraqiten në Konkurs duhet patjetër të plotësojnë fletëparaqitje elektronike të vendosur në internet portalin www.smestuvanje.mon.gov.mk.

Studentët mund të konkurrojnë për pranim në vetëm një konvikt studentor.

Për studentët të cilët janë paraqitur më shumë herë, si valid do të merret fletëparaqitja e fundit, para dorëzimit të dokumenteve të nevojshme nga Kreu IV.

Afati për paraqitjen elektronike të studentëve të vitit të II dhe viteve më lartë fillon prej 18.07.2016 dhe zgjatë deri më 12.08.2016.

Afati për paraqitjen elektronike të studentëve të vitit të I fillon prej 20.08.2016 dhe zgjatë deri më 28.08.2016.

Pas publikimit të listave përfundimtare me studentët e pranuar në konvikte, nëse mbeten kapacitete të paplotësuara për vendosje në ndonjë konvikt, paraqitja elektronike do të vazhdojë deri në plotësimin e të njëjtave, por më së voni deri më 29.09.2016.

IV. DOKUMENTET E NEVOJSHME

IV.1. DOKUMENTET E NEVOJSHME

Studentët të cilët i përmbushin kushtet sipas konkursit dhe kanë plotësuar fletëparaqitje elektronike, duhet ti dorëzojnë dokumentet në vijim:

  1. Lutje me taksë të paguar administrative prej 50,00 denarë;
  2. Numër identifikimi të fletëparaqitjes së plotësuar elektronike në mënyrë të rregullt;
  3. Vërtetim për rregullshmërinë e studentit gjatë studimeve;
  4. Certifikatë me numrin provimeve të parapara dhe të dhëna nga vitet e kaluara;
  5. Formular të vërtetuar “UPPI”;
  6. Studentët e paraqitur për herë të parë në vitin e I, dorëzojnë kopje të diplomës për arsim të mesëm të mbaruar dhe vërtetim për regjistrim të studimeve të rregullta (ose dokument tjetër që do të vërtetonte se janë të pranuar në fakultet);
  7. Deklaratë për gjendjen familjare të studentit, gjegjësisht të familjes së tij;
  8. Kandidatët – studentë pa prindër dhe përkujdesje prindërore (të kenë vërtetim nga Qendra kompetente për kujdes social, vërtetim nga qendra ku është përkujdesur ose dokument tjetër përkatës me të cilin do të dëshmojnë se janë fëmijë pa prindër) dhe studentët të cilët janë të kategorizuar si persona me nevoja të posaçme (të kenë rezultat dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës në zhvillim fizik dhe psikik dhe nevojave specifike të dhënë nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësim të nevojave specifike të personave me pengesa në zhvillim fizik dhe psikik) me të cilin do të dëshmojnë statusin e tyre;
  9. Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij më të ngushtë (prindër-kujdestar, vëllezër, motra), me të cilën kandidati pajtohet që Ministria e arsimit dhe shkencës me detyrë zyrtare të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucione të caktuara me të cilat ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim;
  10. Deklaratë për ngjashmëri të të dhënave;
  11. Deklaratë nga prindi – kujdestari për pagesën e tërësishme të harxhimeve për vendosje dhe ushqim në konvikt;
  12. Vërtetim për neto rrogë të realizuar të anëtarëve të punësuar të familjes për muajin qershor të vitit 2016 ose nëse nuk është paguar neto rroga për këtë muaj, të dorëzohet vërtetim për neto rrogën e fundit të paguar (për prindërit-kujdestarët, të punësuarit në institucionet shtetërore dhe publike të dorëzohet vërtetim për pagë të vërtetuar nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit-kujdestarët të punësuar në firmat private të dorëzohet vërtetim për pagë si dhe deklaracion të vërtetuar për pranim të pagës); për anëtarët e pensionuar të familjes të dorëzohet çek – fletëpagesë e pensionit; për prindër të shkurorëzuar të dorëzohet dëshmi për shkurorëzimin dhe nëse pranon alimentacion e njëjta si të ardhura të tregohet si të ardhura të tjera, për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzohet vendim ose çeku i fundit, për invaliditet të dorëzohet shënim nga mjeku, ndërsa për motra,/vëllezër të kandidatit që janë nxënës/studentë vërtetime nga shkolla, gjegjësisht fakulteti ose institucion tjetër;
  13. Ministria e arsimit dhe shkencës në mënyrë zyrtare, në pajtim me marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim, do të sigurojë dokumentet në vijim:

- certifikatë nga Drejtoria e të hyrave publike, për të hyra të realizuara në baza të ndryshme për vitin paraprak (të hyra nga veprimtaria e pavarur, të hyra nga veprimtaria bujqësore, të hyra nga prona dhe të drejtat pronësore, të hyra nga kapitali, fitimet kapitale, fitimet nga lojërat e fatit dhe lojërave shpërblyese, të hyra të tjera) për të dy prindërit – përkujdesësit e kandidatit veç e veç dhe për vet kandidatin;

- vërtetim se janë të papunë ose pranojnë /nuk pranojnë kompensim në të holla anëtarët e papunë të familjes më të ngushtë nga Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë;

-certifikatë të lindjes për vëllamë/motrën nën 6 vjet, si dhe certifikatë të vdekjes për prindin e vdekur nga Drejtoria për evidentim të librave të amzës;

- certifikatë të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë nga Ministria e punëve të brendshme.

IV.2. DORËZIMI I DOKUMENTEVE

Kandidatët – studentë pa prindër dhe përkujdesje prindërore dhe studentët të cilët janë persona me nevoja të posaçme i dorëzojnë dokumentet me numër rendor 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7,  8, 9, 10 dhe 11.

Kandidatët të cilët konkurrojnë për konvikt studentor në Shkup, dokumentet e lartpërmendura i dorëzojnë personalisht në lokalet e Ministrisë së arsimit dhe shkencës (sportelet në vet hyrjen në arkivin e Departamentit për standarde të nxënësve dhe studentëve) prej ora 9 – 15.30 ose përmes postës deri tek Komisioni për pranim dhe kontrollim të dokumentacionit në adresën Ministria e arsimit dhe shkencës, rr. “Sv. Kiril i Metodi” nr. 54, 1000 Shkup edhe atë duke filluar prej 15.08.2016 deri më 23.08.2016, ndërsa studentët e vitit të I dokumentet i dorëzojnë duke filluar prej 29.08.2016 deri më 02.09.2016.

Kandidatët të cilët konkurrojnë për konvikt studentor jashtë Shkupit, dokumentet e lartpërmendura i dorëzojnë deri tek Komisioni për pranim dhe kontrollim të dokumentacionit në konviktin për të cilin konkurrojnë.

Kandidatët nuk do të listohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:

-i pakompletuar dhe

-i dorëzuar pas afatit.

Kandidatët nuk do të listohen në listën përfundimtare të pranimit të studentëve në konviktet studentore nëse Komisioni vërteton se të dhënat të cilat janë shënuar në fletëparaqitjen elektronike nuk janë identike me të dhënat e dokumentacionit të dorëzuar.

V. MËNYRA DHE PROCEDURA PËR PRANIMIN E STUDENTËVE

V.1. Mënyra dhe procedura për pranim të studentëve në shtëpitë studentore dhe kapacitete të tjera për vendosje, si dhe kushtet për vendosje dhe ushqimi rregullohen në pajtim me Ligin për standardin e studentit dhe Rregulloren për mënyrën dhe procedurën për pranim të studentëve në konviktet shtetërore studentore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 89/13, 98/13dhe 130/16).

Në pajtim me rregulloren për pranim të studentëve, suksesi nga arsimi i mesëm, suksesi gjatë studimeve, rregullshmëria gjatë studimeve dhe gjendja materiale-familjare e studentëve janë elementet bazë për rangim dhe pranim të studentëve në konviktet studentore.

V.2. Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të II dhe më lartë do të publikohet më datë 31.08.2016 në tabelat e shpalljes në konviktet studentore ku ka konkurruar studenti dhe në internet portalin www.smestuvanje.mon.gov.mk.

Ankesë në bazë të rezultateve dorëzohet në arkivin e Ministrisë së arsimit dhe shkencës, rr. Sv. Kiril i Metodi nr. 54, Shkup në afat prej 5 ditëve nga dita e publikimit të rezultateve.

V.3. Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të I do të publikohet më datë 09.09.2016 në tabelat e shpalljes në konviktet studentore ku ka konkurruar studenti dhe në internet portalin www.smestuvanje.mon.gov.mk.

Ankesë në bazë të rezultateve dorëzohet në afat prej 5 ditëve nga dita e publikimt të rezultateve në arkivin e Ministrisë.

V.4. Nëse numri i studentëve, që i plotësojnë kushtet në pajtim me grupet e caktuara në Kreun I.2. të këtij Konkursi , është më i vogël se numri i paraparë i shtretërve, vendet e lira do të plotësohen me radhë me studentë që i plotësojnë kushtet nga grupe të tjera.

V.5. Nëse sigurohen kushte përkatëse, vendet e lira në konviktet studentore do të mund të plotësohen me nxënës, në pajtim me kushtet e Konkursit për pranim të nxënësve në konviktet publike për nxënës në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2016/2017.

VI. AFATET PËR VENDOSJE

Studenti vendoset në konviktin studentor duke filluar nga dita e marrëveshjes së nënshkruar me shtëpinë për pranim, por jo më vonë se 10 ditë nga lista e publikuar përfundimtare.

Nëse studenti, i cili është i pranuar në pajtim me këtë Konkurs, nuk nënshkruan marrëveshje në afatin e paraparë, atëherë i njëjti nuk do të ketë të drejtë sërish të konkurrojë për tu vendosur në konvikt. 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook